14 Korrik 2025, 21:03
Nga E. D
Mark Rutte dhe Donald Trump
SHBA- Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka cilësuar si një marrëveshje vërtet të rëndësishme akordin që ai njoftoi së bashku me presidentin amerikan Donald Trump ditën e hënë, për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Rutte bëri të ditur se Trump e kishte kontaktuar të enjten, duke i shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të domosdoshme për mbrojtjen ndaj Rusisë por me kusht që koston ta mbulojnë vendet europiane, gjë që Rutte e quajti krejtësisht të arsyeshme.
“Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen e Ukrainës. Kjo është vetëm vala e parë do të ketë edhe të tjera,” theksoi Rutte, duke shtuar se NATO do të punojë ngushtë me Ukrainën për të identifikuar nevojat konkrete në terren.
Ai konfirmoi se disa shtete kanë shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me marrëveshjen, përfshirë Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën dhe Kanadanë. Sipas tij, marrëveshja do t’i mundësojë Ukrainës të marrë “një sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake që nga mbrojtja ajrore e deri te raketat dhe municionet”.
Shefi i NATO-s kritikoi edhe veprimet e fundit të Rusisë, duke i quajtur sulmet ndaj qyteteve ukrainase si të papërshkrueshme dhe pa lidhje me objektiva ushtarakë me qëllim kryesor përhapjen e panikut mes civilëve.
Rutte i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të marrë seriozisht paralajmërimin e fundit të Donald Trump, i cili i ka vendosur afat prej 50 ditësh për të arritur një marrëveshje paqeje me Kievin në të kundërt, SHBA do të vendosë sanksione dytësore ndaj Rusisë, me efekte që arrijnë deri në 100%.
“Nëse do isha në vendin e Vladimir Putinit pas kësaj deklarate, do ta rishikoja me serioz qasjen ndaj negociatave për Ukrainën,” përfundoi Rutte.
mark rutte donald trump
Bota
14 Korrik 2025, 20:30
E. D
Ajatollah Ali Khameneit,
IRAN- Këshilltari i Ajatollah Ali Khameneit, Ali Akbar Velayati, ka deklaruar se Iran...
Bota
14 Korrik 2025, 20:21
M.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Një ndryshim i madh në mënyrën se si BE-ja menaxhon subvencionet bujqësore duket se ësht&...
Bota
14 Korrik 2025, 20:15
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se është i hapur për bisedime me Bashkimin Evropian dhe partnerë...
Bota
14 Korrik 2025, 20:02
E. D
Giorgia Meloni dhe Donald Trump
ITALI- Italia do të pësojë një humbje ekonomike prej 12 miliardë eurosh në vit, nës...
Bota
14 Korrik 2025, 19:51
E. D
Kaia Kallas
BRUKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka deklaruar se afati 50-ditor i dhënë Rusisë nga Pre...
Bota
14 Korrik 2025, 19:22
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjesh...
Bota
14 Korrik 2025, 18:42
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të par...
Bota
14 Korrik 2025, 18:36
E. D
pamje nga vendngjarja
UELLS- Një 21-vjeçar nga Australia i cili u përpoq të thyente rekordin botëror, duke u hedhur n...
Bota
14 Korrik 2025, 18:12
E. D
Mark Rutte dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se do ta ndëshkoj&...
Bota
14 Korrik 2025, 17:16
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Evropian paraqiti të hënën një listë të dytë kundërmasash me vlerë af...