10 Qershor 2023, 22:32
Nga k.m.
Foto ilustruese
Të shtunën në Prishtinë u mbajt parada e shtatë e krenarisë me moton “T’du qashtu qysh je”, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT. Përfaqësues të këtij komuniteti në Kosovë thonë se këtë vit java e krenarisë në tërësi i përkushtohet shëndetit mendor të kësaj kategorie të shoqërisë.
Motoja, thonë ata, synon të përçojë mesazhin e mbështetjes së të gjithë atyre që “po përballen me sfidat e stresit, ankthit dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë paradës se shteti dhe shoqëria duhet të mësoj për këtë komunitet dhe të krijoj kushte për mbrojtjen e tij.
“Me këtë rast unë shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve e diskriminimeve që përjeton ky komunitet. Ju e patë se si ky komunitet sot në mënyrë krenare bëri thirrje për barazi dhe liri, e aty ku bëhet thirrje për barazi e për liri jam edhe unë si kryeministër sepse Republika jonë demokratike ndryshe nuk ka kuptim”, tha kryeministri Kurti.
Qindra veta morrën pjesë sot në parakalimin në qendër të kryeqytetit i cili u përmbyll me një koncert.
Lendi Mustafa nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti, CEL, tha se nga viti në vit mbështetja për këtë paradë po rritet.
“Më shumë se kurrë diversiteti në Kosovë po përqafohet, më shumë se kurrë personat LGBTI janë duke dalë hapur e duke ju bashkëngjitur paradës dhe përfundimisht më shumë se kurrë jemi duke pasur aleatë në lidhje me të drejtat e komunitetit”, tha ai.
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT në vazhdimësi tërheqin vërejtjen se përkundër që kuadri ligjor ofron garanci për të drejtat e këtij komuniteti, pjestarët e tij ende janë të detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të mund të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria./VOA
prishtine parada e krenarise ne prishtine
Bota
10 Qershor 2023, 22:30
k.m.
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz dhe ministrat e qeverisë federale do të jenë në mesin e punonjësve të sektorit ...
Bota
10 Qershor 2023, 21:52
k.m.
Kevin McCarthy
Aktpadia me akuza për dokumentat e klasifikuara do t’i paraqitet ish-presidentit Donald Trump në një gjykatë feder...
Bota
10 Qershor 2023, 21:20
k.m.
Ted Kaczynski
SHBA- Ted Kaczynski, njeriu i njohur si "Unabomber", i cili po vuante burgun përjetë pa mundësinë e lirimit me kusht p&eu...
Bota
10 Qershor 2023, 20:51
k.m.
Foto ilustruese
KOLUMBI- Një histori e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Kolumbi. 4 fëmijë kanë mbijetuar pa...
Bota
10 Qershor 2023, 18:58
k.m.
Foto ilustruese
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka akuzuar shtetin e Serbisë që sipas ti...
Bota
10 Qershor 2023, 18:19
k.m.
Morteza Delf Zargani
IRAN- Forcat e regjimit iranian në Shushtar, Provinca Khuzestan, qëlluan mbi një furgon duke shkaktuar vdekjen e nj&eum...
Bota
10 Qershor 2023, 18:13
k.m.
Foto ilustruese
Prokurorët amerikanë bënë publike aktpadinë prej 37 pikash kundër ish presidentit Donald Trump të premte...
Bota
10 Qershor 2023, 17:04
f.i
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dha një intervistë për agjencinë amerikane "Bloomberg". Gjatë...
Bota
10 Qershor 2023, 16:45
f.i
SERBI- Gazeta amerikan “The New York Times” i ka kushtuar sësrish një artikull Serbisë, por këtë herë...
Bota
10 Qershor 2023, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kanë ngjallur një interesim...