LIVE UPDATES
Bota

Mban titullin 'mjeshtër', ç'dimë për të riun që plasi 'bombën' e sekreteve të Pentagonit, Jack adhuronte qentë dhe vinte nga familje veteranësh, miqtë: Ishte legjendë!

Ai njihej si "OG", ndërsa tani përballet me akuzën e spiunazhit. Teixeira u diplomua vetëm në vitin 2020 nga shkolla e mesme në qytetin e tij të lindjes, North Dighton, Massachusetts.

14 Prill 2023, 08:39 Nga F.M
Mban titullin 'mjeshtër', ç'dimë për
Jack Douglas Teixeira

SHBA- Ishte një grup privat në aplikacionin Discord që fillimisht u hap për video-lojëra, meme e pastime për armët, pasioni që bashkonte të rinjtë që ishin pjesë e tij, që zbuloi dokumentet sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai që qëndron pas kësaj ‘bombe’ që ka mërzitur SHBA-në dhe aleatët e saj është punonjësi i Gardës Kombëtare Ajrore, Jack Douglas Teixeira, 21 vjeç.

Ai njihej si "OG", ndërsa tani përballet me akuzën e spiunazhit. Teixeira u diplomua vetëm në vitin 2020 nga shkolla e mesme në qytetin e tij të lindjes, North Dighton, Massachusetts.

Një vit më parë ai u regjistrua në Gardën Kombëtare Ajrore të Massachusetts, e cila është një rezervë e Forcave Ajrore të SHBA, duke u bashkuar me Krahun e 102-të të Inteligjencës.

Teixeira u gradua korrikun e kaluar në Airman 1st Class, një pozicion relativisht i ri, dhe ishte i vendosur në bazën perëndimore të Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Cape Cod.

Sipas të dhënave të tij të shërbimit, titulli i tij zyrtar është mjeshtër i Sistemeve të Transportit Kibernetik. Faqja zyrtare e Forcave Ajrore vë në dukje se personeli i caktuar në punët e Sistemeve të Transportit Kibernetik është përgjegjës për funksionimin e rrjetit global të komunikimit të Forcave Ajrore.

Të dhënat e të riut nuk tregojnë se ka udhëtuar jashtë vendit.

Familja e tij ka një histori shërbimi ushtarak. Njerku i tij ka dalë në pension pas 34 vitesh shërbimi, ndërsa nëna e tij ka punuar më parë në organizata jofitimprurëse të përqendruara te veteranët, si dhe në Departamentin e Shërbimeve të Veteranëve në Massachusetts, sipas LinkedIn dhe të dhënave publike të cituara nga mediat amerikane.

Ajo çdo vit postonte foto të familjes për Ditën e Veteranëve. Foto të tjera në mediat sociale tregojnë Teixeiran me dy qentë e familjes së tij dhe duke hipur në automjete.

Në vitin 2020 ai hapi grupin dhe nisi të ndante informacionet sekrete.  Duke qenë se nuk i lejohej të mabnte celular apo pajisje teknologjike në vendin ku punonte, pikërisht për shkak të sekreteve që ndodheshin aty, Teixeira shkroi gjithçka me dorë. Ai nisi të ndante tekste me miqtë e tij, por fillimisht askush nuk i kushtoi rëndësi. Më pas, ai siguroi mënyrën për të marrë më vete një sërë dokumentesh dhe i fotografoi ato duke i ndarë me anëtarët e grupit. Këtu nisi interesi i anëtarëve të grupit që mendohet se ishin rreth 40 persona. Ata nisën t’i lexonin dhe Teixeira u tregonte mbi mënyrën se si po menaxhohej lufta në Ukrainë, qëndrimet e shumë vendeve dhe jo vetëm.

Të gjithë anëtarët e grupit e respektonin.

"Ai ishte mit, legjendë. Të gjithë e respektonin këtë djalë,”- tha një prej miqve të tij.

Një tjetër mik kishte një teori për arsyen që e shtyu 21-vjeçarin të shpërndante sekretet.

“Ky djalë ishte i krishterë, kundër luftës, thjesht donte të informonte disa nga miqtë e tij për atë që po ndodhte”, tha ai për Nee York Times.

Ai tregonte se qeveria amerikane shumë herë ka qenë në dijeni të krimeve e sulmeve që do të ndodhnin, kryesisht ndaj njerëzve me ngjyrë, por nuk i parandalonte ato. E gjitha, sipas 21-vjeçarit, bëhej për të argumentuar rritjen e fondeve dhe mënyrën se si i kishin përdorur ata. Këtu, i riu përmendte sulmin me armë zjarri në një supermarket Buffalo në maj 2022. Sulmi la 10 të vdekur, të gjithë me njgyrë dhe plagosi tre të tjerë.

Ç’tregonin dokumentet?

Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Reuters publikoi një artikull ku shkruante se përmes dokumenteve në fjalë ishte zbuluar se Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

jack teixeira dokumentet e pentagonit

Sondazh

Poll
Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet