LIVE UPDATES
Bota

Mbi 200 milionë amerikanë të prekur nga i ftohti ekstrem

I ftohti ekstrem dhe kushtet e këqija atmosferike ndërprenë trafikun në pjesën më të madhe të vendit në prag të Krishtlindjeve, dhe anuluan mijëra fluturime.

24 Dhjetor 2022, 15:24 Nga I.A
Mbi 200 milionë amerikanë të prekur nga i ftohti ekstrem
SHBA

SHBA- Më shumë se 200 milionë amerikanë ishin të paralajmëruar ose u ishte bërë thirrje për kujdes më 23 dhjetor, tha Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS). I ftohti ekstrem dhe kushtet e këqija atmosferike ndërprenë trafikun në pjesën më të madhe të vendit në prag të Krishtlindjeve, dhe anuluan mijëra fluturime.

Kushtet janë shumë të rrezikshme për të vozitur në një numër shtetesh, paralajmëruan autoritetet, pasi miliona amerikanë udhëtojnë për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Më shumë se një milion amerikanë kanë mbetur pa energji elektrike mesditën e 23 dhjetorit në shtetet e Karolinës së Veriut dhe Jugut, dhe Teksasit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje të gjithëve që ta marrin shumë seriozisht stuhinë dhe të dëgjojnë paralajmërimet e autoriteteve lokale. Sipas faqes "Flightaware" janë anuluar më shumë se 4.000 fluturime në SHBA dhe më të prekurit ishin aeroportet në Seattle, Nju Jork, Çikago në veri dhe Detroit.

Një total prej rreth 112 milionë njerëz pritet të udhëtojnë të paktën 80 kilometra ndërmjet 23 dhjetorit dhe 2 janarit, tha Shoqata Amerikane e Motoristëve (AAA).

Disa shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke përfshirë Nju Jorkun, Oklahoma, Kentaki, Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin në rrugë. Ai tha se për shkak të borës dhe erës së fortë, shumë shpejt mund të krijohen kushtet e stuhive.

Ai konfirmoi se tre persona u vranë në rrugët e Kentakit. Në shtetin e Oklahomas, të paktën dy persona humbën jetën në rrugë. Reshje të dendura bore janë regjistruar në veri të vendit, veçanërisht në rajonin e Liqeneve të Mëdha.

Një mot i tillë shtrihet nga kufiri kanadez në veri deri në kufirin meksikan në jug dhe nga bregu i Paqësorit në veriperëndim deri në bregun e Atlantikut në lindje, thanë meteorologët amerikanë. Kanada po përgatitet gjithashtu për temperatura jashtëzakonisht të ftohta. Paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi janë lëshuar të premten në pjesën më të madhe të Kanadasë, sipas Agjencisë Meteorologjike Kanadeze.

Në shtetin perëndimor kanadez të Albertës dhe Saskatchevan në qendër të vendit, u regjistruan temperatura midis minus 40 dhe minus 50 gradë Celsius. Në Kanada, WestJet ka anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos.

Marrë nga REL

joe biden

Sondazh

Poll
Bota 24 Dhjetor 2022, 14:58 I.A

Sulmi në Paris, autori: Jam rracist

Pamje nga ngjarja FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i c...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet