24 Dhjetor 2022, 14:58
Nga I.A
Pamje nga ngjarja
FRANCË- Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.
Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez. Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë "shumë e përdorur" e ushtrisë amerikane Colt 1911.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se "kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit" dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.
Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua. Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta. Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.
Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve. Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë.
Marrë nga REL
sulmi ne paris
Bota
24 Dhjetor 2022, 14:37
k.m.
Foto ilustruese
Për shumicën e njerëzve, gjëja më e mirë e Krishtlindjeve është koha e kaluar bashkë me familj...
Bota
24 Dhjetor 2022, 13:33
k.m.
Eva Kaili
BRUKSEL- Pave’ gjeldeti me perime dhe për ëmbëlsirë dame blanche. Kjo do të jetë darka e Krishtlindjeve e Eva...
Bota
24 Dhjetor 2022, 12:22
k.m.
Mykhailo Podolyak
Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas ka bërë thirrje për shkatërrimin e fabrikave i...
Bota
24 Dhjetor 2022, 11:56
k.m.
Wofgang Ischinger
Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wofgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë p&eu...
Bota
24 Dhjetor 2022, 11:24
k.m.
Volodymyr Zelenskyy
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave...
Bota
24 Dhjetor 2022, 10:54
k.m.
Foto ilustruese
EUROPË- Në të njëjtën kohë që Amerika e Veriut ndikohet nga vlera jashtëzakonisht të ulët...
Bota
24 Dhjetor 2022, 10:32
k.m.
Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Japonisë, n...
Bota
24 Dhjetor 2022, 09:35
k.m.
Donald Trump
Këto paralajmërime ishin bërë nga anëtarët e kabinetit, zyrtarët e fushatës dhe madje nga anëtar&...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:52
k.m.
Foto ilustruese
BELGJIKË- Dy ushtarë belgë të forcave ajrore u arrestuan në zemër të Brukselit. Dëshmitarët ok...
Bota
24 Dhjetor 2022, 08:39
k.m.
Foto ilustruese
Kongresi i dha miratimin përfundimtar të premten legjislacionit që ndryshon ligjin që rregullon certifikimin e një...