LIVE UPDATES
Bota

Mbi gjashtë mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar

Ndërtimtaria, industria përpunuese, akomodimi dhe shërbimi, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, janë vendet ku ka pasur interesim më të madh për punësimin e të huajve, sipas Agjencisë së Punësimit nga viti 2020.

18 Janar 2026, 09:01 Nga E.d
Mbi gjashtë mijë të huaj morën leje pune në
Foto ilustruse

Gjithsej 6.128 punëtorë të huaj morën leje për qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut në vitin 2025. Pra, trefish më shumë se para pesë vjetëve, kur për shkak të punës në vend kishin marrë leje 1.704 punëtorë, tregojnë të dhënat që Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Ndërtimtaria, industria përpunuese, akomodimi dhe shërbimi, si dhe tregtia me shumicë dhe pakicë, janë vendet ku ka pasur interesim më të madh për punësimin e të huajve, sipas Agjencisë së Punësimit nga viti 2020.

Punëtorët nga Turqia mbizotërojnë, por tani në Maqedoninë e Veriut po mbërrijnë gjithnjë e më shumë punëtorë nga Nepali, Bangladeshi dhe India. Bangladeshi, Nepali, India, Turqia, Kina dhe Filipinet janë ndër shtetet, qytetarëve të të cilave MPB-ja u ka lëshuar leje qëndrimi për shkak të punës.

Se nga cilët shtetas të huaj ka kërkesën më të madhe, tregojnë edhe të dhënat që REL-i i ka marrë nga Agjencia e Punësimit. Sipas tyre, në vitin 2025 janë lëshuar gjithsej 8.509 mendime pozitive për leje pune. Në këtë numër përfshihen edhe 798 leje personale pune të lëshuara për administratorë, menaxherë etj. Ky mendim është i nevojshëm ndër dokumentet që i mbledh MPB-ja kur vendos nëse do ta miratojë apo jo leje-qëndrimin.

Edhe këto të dhëna tregojnë trendin në rritje të të huajve që kërkojnë punë në vend. Në vitin 2020, për shembull, Agjencia kishte lëshuar 3.227 mendime pozitive, që është dy herë më pak se në vitin 2025.

Prej vitesh, të parët në këtë listë janë punëtorët nga Turqia, ndërsa në vitet 2024 dhe 2025, në pesë shtetet kryesore qytetarët e të cilave kanë marrë mendime pozitive, përfshihen edhe Nepali, Bangladeshi dhe India.

Vitin e kaluar, nga gjithsej 8.509 mendime, Agjencia e Punësimit i dha 2.815 mendime vetëm për shtetasit turq. Pas tyre vijnë shtetasit e Bangladeshit me 1.567, nepalezët me 1.089 dhe indianët me 1.079.

Në vendin e pestë janë shtetasit e Kosovës me 406. Më herët, kur edhe numri i kuotave dhe lejeve për të huaj ishte dukshëm më i vogël, këto vende i zinin shtetet e rajonit, si Serbia, Shqipëria dhe Kosova.

Trendi i rritjes së numrit të punëtorëve të huaj është i dukshëm edhe në jetën e përditshme, veçanërisht në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ku ata shpesh shihen në kantierë ndërtimi, por edhe në hotele, restorante, bare etj.

Ky proces, thekson Krste Bllazhevski nga shoqata vullnetare dhe jofitimprurëse e bizneseve hotelierike dhe gastronomike – HOTAM, është i natyrshëm duke pasur parasysh se punëtorët vendas po migrojnë drejt vendeve të tjera evropiane.

Pjesa më e madhe e lejeve kërkohen për Shkupin, ndërsa nga disa dhjetëra në vit lëshohen për Manastirin, Tetovën, Ohrin, Kumanovën etj.

“Këta janë punëtorë nga shtete më të varfra, të cilët këtu do të siguronin bukën e gojës, do të mbijetonin dhe do të dërgonin diçka për familjet e tyre, sepse edhe sot ekzistojnë vende ku ata marrin paga prej 100 dollarësh në muaj. Këtu marrin 600–800 dollarë”, thotë Bllazhevski për REL-in.

Ka ofertë dhe kërkesë për punëtorë të huaj
Por, si vijnë ata në Maqedoninë e Veriut? Praktika më e shpeshtë, kur bëhet fjalë për punëtorë nga vende të largëta si Nepali dhe Bangladeshi, është përmes agjencive ndërmjetësuese.

Ndryshe nga e kaluara, sot – thekson Bllazhevski – ka mjaft agjenci të tilla që çdo ditë u ofrojnë punëtorë. Sipas tij, ka dhjetëra të tilla. Ato dërgojnë video, CV të përvojës së punës së kandidatëve etj.

Një agjenci e tillë, që prej katër vjetësh sjell punëtorë të huaj në Maqedoninë e Veriut, është edhe “Balkan – Human Resources”. Ajo bashkëpunon me një agjenci nga Bangladeshi.

“Në fillim ishte e vështirë t’i gjeja punëtorët e parë, t’i bindja njerëzit se këtu tek ne ka punë edhe për ta. Mirëpo, me ardhjen e njerëzve të parë këtu, u krijua besimi dhe tani është më e lehtë të gjenden njerëz për të ardhur këtu”, thotë për REL-in një përfaqësues i agjencisë. Sipas tij, interesi i punëdhënësve vendas është i madh.

“Në fillim isha skeptik se Maqedonia vërtet do të kishte aq shumë nevojë për fuqi punëtore, por vlerësimi im ishte i gabuar. Shoh çdo ditë e më shumë kërkesa”, shton ai.

“E mësojnë shpejt gjuhën”

Ai përmend së pari gastronominë, e më pas prodhimin dhe ndërtimtarinë si sektorët që kërkojnë më së shumti punëtorë. Bllazhevski nga HOTAM thotë se kohët e fundit punëtorët që vijnë nuk janë “vetëm punëtorë të përgjithshëm”.

“Ka edhe shumë punëtorë me përvojë, të cilët mund ta kuptojnë shpejt se çfarë duhet të punojnë këtu”, thekson ai.

Në hotelieri dhe gastronomi, më së shpeshti të huajt angazhohen për “punë prapaskene” – pastrim, punë në kuzhinë etj. Por, sipas Bllazhevskit, ata e mësojnë shpejt gjuhën. Nga përvoja, për gjashtë muaj i zotërojnë gjërat bazë, ndërsa shpesh kuptohen edhe në anglisht.

“E dini, asnjë shtet në botë deri më sot nuk ka dështuar për shkak të fuqisë punëtore, nuk është prapambetur. Vetëm ecet përpara. Nëse nuk ka kush t’i kryejë pozitat e punës, atëherë do të jemi në problem të madh, do të duhet të mbyllen objekte dhe të mos ketë të ardhura”, thotë Bllazhevski.

Mbi 160 punëtorë të huaj ikën nga vendi

Megjithatë, përvoja disavjeçare me punëtorë nga vende të largëta, si India, Nepali dhe Bangladeshi, tregoi se edhe vendet e punës që ata i zënë, boshatisen, pasi ata ikin drejt vendeve të tjera evropiane. Këtë problem nuk e mohojnë as përfaqësuesit e sektorit të biznesit dhe as agjencitë ndërmjetësuese.

Përfaqësuesi i “Balkan – Human Resources” thotë se aktualisht bashkëpunon vetëm me një agjenci nga Bangladeshi, sepse një pjesë e tyre “i keqpërdorin kompanitë tona për të ikur në vende të tjera evropiane”. Sipas tij, vetëm katër për qind e atyre që agjencia e tij i ka sjellë në vend janë larguar. Trendi i ikjes së punëtorëve të huaj, sipas Bllazhevskit, është zvogëluar.

“Rregulloret nuk ishin të rregulluara siç duhet dhe një numër i caktuar punëtorësh-migrantë e shfrytëzuan këtë. Por vitin e kaluar, ata që erdhën, qëndruan. Nëse disa u larguan, ky është një numër shumë minimal”, pohon ai.

Në vitin 2025, kur leje morën 6.128 shtetas të huaj, MPB-ja ka evidentuar 166 të huaj që e kanë lëshuar Maqedoninë e Veriut, ndërsa kanë qenë në vend me status “qëndrim i përkohshëm për shkak të punësimit”.

Sipas të dhënave që REL-i i ka marrë nga MPB-ja, prej tyre 129 ishin shtetas të Bangladeshit, 34 të Nepalit dhe tre të Indisë.

Sipas dispozitave ligjore në Maqedoninë e Veriut, kuota për punësimin e të huajve nuk guxon të tejkalojë 5% të popullsisë së përgjithshme të aftë për punë në vend. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i të punësuarve në tremujorin e tretë të vitit 2025 ishte rreth 705.000, ndërsa të papunë rreth 92.000.

Sa i përket kuotës për leje pune për të huaj, për vitin 2025 Qeveria e ka caktuar atë në 10.000 punëtorë. Edhe kjo, paralelisht me rritjen e numrit të punëtorëve të huaj të angazhuar, është rritur gjatë viteve të fundit. Në fund të vitit 2023, qeveria e mëparshme e rriti nga pesë në shtatë mijë. Më herët, ajo ishte 3.250.

Vitin e kaluar, Qeveria propozoi, ndërsa Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për të Huajt, sipas të cilave parashihet që jashtë kësaj kuote, qëndrimi i përkohshëm për arsye pune t’i miratohet edhe një të huaji që punon në projekte strategjike të përcaktuara me ligj të veçantë.

Kjo do të thotë se punëtorët e angazhuar në projekte strategjike janë fuqi punëtore shtesë, jashtë kuotës prej 10.000. Një projekt i tillë strategjik është, për shembull, ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”./REL

maqedoni e veriut gjashtë mijë të huaj leje pune

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria