LIVE UPDATES
Bota

Mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë vdekjet nga vala e të nxehtit

Prej kohësh cilësohen si « mushkëritë e planetit », por sipas një studimi të fundit, mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë 1/3 e numrit të vdekjeve, të shkaktuara nga vala e të nxehtit.

11 Shkurt 2023, 22:26 Nga I.A
Mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë vdekjet nga vala
Foto Ilustruese

SHBA- Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur një studim evropian, sipas të cilit 1/3 e vdekjeve të shkaktuara nga vala e të nxehtit në vitin 2015 mund të ishte shmangur, nëse sipërfaqet e mbjella me pemë në qytete do të ishin rritur me 30%.

Prej kohësh cilësohen si « mushkëritë e planetit », por sipas një studimi të fundit, mbjellja e më shumë pemëve mund të ulë 1/3 e numrit të vdekjeve, të shkaktuara nga vala e të nxehtit. Studimi i bazuar në statistikat e 93 qyteteve evropiane u publikua së fundmi në gazetën prestigjoze shkencore “The Lancet”.

Ai arrin në përfundimin se 1/3 e vdekjeve të parakohshme për shkak të valës së të nxehtit në qytetet europiane në vitin 2015 mund të ishte shmangur, nëse sipërfaqet e mbjella me pemë do të ishin rritur me 30%. Sipas këtij studimi, aktualisht mesatarja e sipërfaqeve të mbjella me pemë në qytetet evropiane është nën 15 për qind, ndërkohë që mesatarisht, nga qershori deri në gusht 2015, midis zonave urbane dhe rurale kishte një diferencë temperature prej 1,5 gradë Celcius.

Kjo ka ndodhur për shkak të përkeqësimit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, të dukurisë së njohur si "ishujt e nxehtësisë urbane", ku ndryshimi i temperaturës vjen si pasojë e ndryshimeve të relievit nga njeriu, për shkak se asfalti dhe betoni thithin rrezet e diellit.

Reagimet e deritanishme kanë qenë shumë pozitive. E shohim se shumë qytete po bëhen më të gjelbërta. Objektivi ynë prej 30% po realizohet nga shumë qytete. Mendoj se e veçanta në këtë studim është se ai përfshin qytete të ndryshme. Po ashtu, ai është një ndërthurje mes krizës klimatike, gjelbërimit urban, menaxhimit të hapësirave të gjelbërta, shëndetit dhe planifikimit urban. Pra bën bashkë një sërë elementësh”.

Sipas këtij studimi, 3/4 e popullsisë urbane evropiane jeton në zona ku temperatura në qytete është një gradë më e nxehtë se në zonat rurale. Ndërsa 1/5 e popullsisë banon në zona ku temperatura mesatare gjatë verës është dy gradë më e lartë.

Studimi tregon se jetesa në qytete me më shumë gjelbërim sjell mirëqenie shëndetësore, si ulje të sëmundjeve kardiovaskulare, demencias dhe forcim të aftësive mendore tek fëmijët dhe të moshuarit.

Në një qytet kompakt si Barcelona është e vështirë të gjendet hapësirë për mbjelljen e pemëve. Ndaj aty kërkohet të bëhet diçka më dramatike, bie fjala të hiqet asfalti. Deri tani 60% e hapësirës publike, si për shembull rrugët janë destinuar për automjetet. Në fakt, ne na duhen më pak makina, më pak asfalt dhe më shumë pemë!”.

Qyteti i Barcelonës historikisht ka patur mot të mirë, me dimër dhe verë të butë. Por për shkak të përkeqësimit të krizës klimatike, banorët e tij po preken nga efeket negative të temperaturave të larta në nivele rekord.

Në janar të vitit 2020 qyteti shpalli emergjencën klimatike me synimin që në vitin 2050 të realizojë neutralitetin karbonik, me fjalë të tjera të ekuilibrojë bilancin midis sasive të lëshimit dhe thithjes së gazit karbonik në atmosferë.

Sipas të dhënave statistikore, aktualisht dhe sipas regjistrimit të vitit 2020, sipërfaqja me pemë në Barcelonë është 25, 2%, me rreth 2500, 000 pemë të mbjella.

Coloma Rull, drejtuese e programit të biodiversitetit në Këshillin Bashkiak të Barcelonës ka besim se në një periudhë të shkurtër kohore qyteti do të realizojë objektivin e rekomanduar prej 30%.

Ne mendojmë se 30% e sipërfaqes nuk duhet të mbulohet vetëm nga pemët, por në përgjithësi nga hapësirat e gjelbërta. Duam lloje të ndryshme pemësh. Jemi në rrugën e duhur. E rëndësishme është që arritja e këtij objektivi të sjellë përfitimet më të mëdha për ekosistemin”, thotë ajo.

Vitet e fundit, autoritetet lokale u kanë dhënë përparësi lagjeve të klasës punëtore larg qendrës së qytetit, shumë prej të cilave ishin lënë pas dore dhe kishin pak zona të gjelbra për qytetarët.

Brenda viti 2024 në Barcelonë pritet të ndërtohet parku më i qytetit, “Glories Park”.

Fernando Fernandez, koordinatori rajonal i Greenpeace në Katalunja thotë se mbjellja e pemëve duhet të kombinohet me ndërhyrje të tjera për të maksimizuar uljen e temperaturës urbane, si zëvendësimi i asfaltit për të ulur temperaturat gjatë natës, përmirësimi i transportit publik dhe pak makina në rrugë.

"Të gjithë e pranojnë se jemi në një emergjencë klimatike", thotë ai.

Verën e kaluar, Barcelona pati 120 “netë tropikale”, me temperatura minimale që i kalonin 20 gradë Celsius.

Sipas shërbimit kombëtar të motit, viti 2022 ishte viti më i nxehtë në histori në Spanjë, për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të temperaturave në 1961,temperatura mesatare ditore shënoi mbi 15 gradë Celsius.

Studimi u krye nga Instituti për Shëndetin Global, Qendra e Përbashkët Kërkimore, Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Universiteti i Nju Jorkut.

Marrë nga VOA

coloma rull

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit