LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë. Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

30 Maj 2025, 09:51 Nga M.B
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, SHBA: Rusia
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së

SHBA- Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, John Kelley, tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten vonë se marrëveshja e tanishme që është ofruar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, është rezultati më i mirë i mundshëm për Rusinë dhe se presidenti Vladimir Putin duhet ta pranojë atë.

"Zgjatja e luftës nuk është në interesin e askujt", tha John Kelley, përfaqësuesi i përkohshëm i SHBA-së në OKB, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund ta shqyrtojnë “tërheqjen” nga përpjekjet për bisedime, nëse Rusia “merr vendimin e gabuar për ta vazhduar këtë luftë katastrofike”.

Kelley shtoi se sanksione shtesë kundër Rusisë janë ende në tavolinë. Kremlini tha të enjten se po pret përgjigjen e Kievit për propozimin e tij për bisedime të reja në Stamboll më 2 qershor.

“Me aq sa di unë, ende nuk ka përgjigje... Duhet të presim një përgjigje nga pala ukrainase”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të marrë pjesë, por dëshiron t’i shohë paraprakisht propozimet e Rusisë për përfundimin e luftës.

“Ukraina është e gatshme të marrë pjesë në takimin e radhës, por duam të kemi një diskutim konstruktiv”, tha Andriy Yermak.

“Kjo do të thotë se është e rëndësishme të marrim draftin e Rusisë”, shtoi ai.

Peskov e quajti kërkesën e tij “jokonstruktive”. Ukraina tha se i ka dorëzuar tashmë Rusisë vizionin e saj për një marrëveshje paqeje. Zelensky e akuzoi Rusinë për “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për paqe para takimit të propozuar në Stamboll.

“Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që premtuan dhe që gjoja është përgatitur prej më shumë se një jave, nuk është parë ende nga askush”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video.

“Ukraina nuk e ka marrë atë. As partnerët tanë nuk e kanë marrë. As Turqia, që e priti takimin e parë, nuk ka marrë agjendën e re”, tha ai. “Pavarësisht premtimeve të kundërta, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj presidentit Trump: një tjetër mashtrim rus”.

Rusia tha se do të përdorë takimin e 2 qershorit për të paraqitur një “memorandum” që përshkruan kushtet e saj për një marrëveshje për paqe.

“Delegacioni ynë, i udhëhequr nga Vladimir Medinsky, është gati t’i paraqesë një memorandum delegacionit ukrainas dhe të ofrojë shpjegimet e nevojshme gjatë rundit të dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll të hënën, më 2 qershor”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një deklaratë më 28 maj.

Lavrov tha se memorandumi do të shpjegojë pikëpamjet e Rusisë “për të gjitha aspektet e kapërcimit në mënyrë të besueshme të shkaqeve rrënjësore të krizës”.

Medinsky, shkencëtar politik rus dhe ish-ministër i Kulturës, udhëhoqi ekipin negociator të Rusisë më 16 maj gjatë rundit të parë të bisedimeve të drejtpërdrejta që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bisedoi me Lavrovin dhe përshëndeti këmbimin e të burgosurve gjatë fundjavës, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.

“Sekretari përsëriti thirrjet e presidentit Trump për dialog konstruktiv dhe në mirëbesim me Ukrainën si rruga e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Bruce.

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më 28 maj se do të përcaktojë brenda “rreth dy javëve” nëse Putin është serioz për t’i dhënë fund luftës.

“Do të zbulojmë nëse po na zvarrit apo jo, dhe nëse po, atëherë do të reagojmë ndryshe. Por, kjo do të kërkojë rreth një javë e gjysmë, dy javë”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë./ REL

okb shba

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend