LIVE UPDATES
Bota

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit, anëtarët e koalicionit: Dëno vrasjet çnjerëzore!

Anëtarë të koalicionit të tij kërkojnë që Berlini t’i bashkohet një deklarate të dhjetëra vendeve perëndimore, që dënojnë “vrasjet çnjerëzore” të palestinezëve.

23 Korrik 2025, 08:43 Nga M.B
Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj
Friedrich Merz

GJERMANIA- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit. Anëtarë të koalicionit të tij kërkojnë që Berlini t’i bashkohet një deklarate të dhjetëra vendeve perëndimore, që dënojnë “vrasjet çnjerëzore” të palestinezëve. Merz, i cili kryeson CDU-në e qendrës së djathtë të Gjermanisë, është gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit.

Megjithatë, vendi i tij nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët - të lëshuar të hënën nga komisionari i Menaxhimit të Krizave i BE-së dhe 28 vende perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Francën - që i kërkon Izraelit ta ndalojë menjëherë luftën. Vendet kritikuan ndarjen shumë të ngadaltë të ndihmave për palestinezët në Gazë dhe theksuan se është “tmerruese” që mbi 800 civilë kanë vdekur duke pritur për ndihmë.

Reem Alabali Radovan, ministre për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Merzit dhe anëtare e partisë SPD, e cila është partnere më e vogël në koalicionin qeverisës, tha se nuk është e kënaqur me vendimin e Gjermanisë për të mos nënshkruar deklaratën.

“Kërkesat në letrën e 29 partnerëve drejtuar Qeverisë izraelite janë të kuptueshme për mua. Do të kisha dashur që Gjermania t’i bashkohej sinjalit të dërguar nga 29 partnerët”, tha ajo.

Merz tha se Këshilli Evropian ka nxjerrë tashmë një deklaratë të përbashkët, që është “praktikisht e njëjtë në përmbajtje me atë që shprehet në letër”.

“Unë isha ndër të parët që e thashë qartë - edhe në Gjermani - se situata atje nuk është më e pranueshme”, tha Merz, duke mohuar ndonjë përçarje brenda koalicionit të tij për këtë çështje.

Në fillim të kësaj jave, ai tha se ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i ka thënë se Gjermania “nuk mbështet politikën e Qeverisë izraelite për Gazën”.

Zyrtarët gjermanë thonë se kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Izraelit, për shkak të historisë së Holokaustit nazist. Për këtë arsye, ata besojnë se mund të arrijnë më shumë përmes kanaleve të fshehta diplomatike sesa me deklarata publike. Merz është një nga pak udhëheqësit evropianë që ka thënë publikisht se do të mirëpresë Netanyahun, pa e arrestuar, edhe pse ndaj tij ka një urdhër arrestimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte.

Izraeli i hedh poshtë akuzat kundër Netanyahut dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se të gjithë nënshkruesit e statutit themelues të gjykatës, që përfshijnë të 27 anëtarët e BE-së, janë të detyruar ta arrestojnë Netanyahun nëse ai hyn në territorin e tyre. Kritikët e qasjes së Merzit, përfshirë edhe partnerët e koalicionit, thonë se trashëgimia e Holokaustit nuk mund të përdoret si justifikim për të injoruar krimet izraelite, por, përkundrazi, motoja pas Holokaustit “kurrë më” duhet të zbatohet tani për Gazën.

“Situata në Gazë është katastrofale dhe paraqet një humnerë humanitare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy deputetëve të SPD-së - zëdhënësit për politikë të jashtme, Adis Ahmetoviç, dhe raportuesit për Lindjen e Mesme, Rolf Mutzenich./ REL

gjermania

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë