LIVE UPDATES
Bota

Mes liderëve aziatik, Putin takohet me Xi Jinping në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

Presidenti rus do të zhvillojë bisedime me homologun kinez në Pekin të martën.

31 Gusht 2025, 07:56 Nga I.A
Mes liderëve aziatik, Putin takohet me Xi Jinping në samitin
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

KINË- Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti të dielën në qytetin verior kinez të Tianjinit për të marrë pjesë në një samit dy-ditor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i cili synon të shfaqë një model alternativ qeverisjeje që bashkon shumë nga fuqitë kryesore të botës. Lideri i Kremlinit, presidenti kinez Xi Jinping, presidenti iranian Masoud Peskov, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri indian Narendra Modi janë midis rreth 20 krerëve të shteteve dhe qeverive euroaziatike që do të marrin pjesë së bashku me zyrtarë nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale në samitin e SCO-së, i cili është planifikuar të mbahet të dielën dhe të hënën në qytetin portual të Tianjinit.

Disa udhëheqës, përfshirë Putinin dhe Peskov, janë ftuar të zgjasin qëndrimin e tyre deri të mërkurën për të marrë pjesë në paradën e madhe ushtarake të Pekinit për të festuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me dorëzimin formal të Japonisë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, do të udhëtojë për në Kinën fqinje dhe aleate për këtë qëllim, në mënyrë që të jetë në krah të Xi Jinping. Koreja e Veriut është bërë një aleat kyç i Rusisë në luftën kundër Ukrainës, duke dërguar mijëra ushtarë për të luftuar përkrah forcave ruse. Mbetet e paqartë nëse udhëheqësit e Rusisë dhe Koresë së Veriut do të zhvillojnë bisedime private në prag të paradës ushtarake në Pekin.

Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping të martën në Pekin. Të hënën, ai pritet të diskutojë zhvillimet në Ukrainë me presidentin turk dhe me homologun e tij iranian në lidhje me programin bërthamor të Teheranit. Një takim me kryeministrin indian është planifikuar gjithashtu për të njëjtën ditë. Shumë nga aleatët e Kievit besojnë se Pekini po mbështet Moskën në operacionet e saj ushtarake kundër Ukrainës. Kina pretendon neutralitet dhe akuzon fuqitë perëndimore për zgjatjen e luftës duke armatosur Ukrainën.

Të martën, Presidenti kinez Xi Jinping i përshkroi marrëdhëniet me Rusinë si më të rëndësishmet strategjikisht midis fuqive të mëdha në një botë të trazuar dhe në ndryshim.

"Samiti do të forcojë aftësinë e SCO-së për t'u përballur me sfidat dhe kërcënimet e botës moderne, duke konsoliduar solidaritetin në të gjithë hapësirën e përbashkët euroaziatike", tha Putin në një intervistë me agjencinë e lajmeve Xinhua të Kinës, duke nënvizuar nevojën për një rend botëror më të drejtë dhe shumëpolar.

Në përgatitje të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Pekini ka lavdëruar multilateralizmin, duke u larguar nga "mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe nocionet e vjetruara të konfrontimit gjeopolitik", në një goditje të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait përbëhet nga 10 shtete anëtare, me 16 vende që kanë role vëzhguesish ose partnerësh dialogu. Ajo përfaqëson pothuajse gjysmën e popullsisë së botës dhe 23.5% të PBB-së globale. Shpesh paraqitet si kundërpeshë ndaj NATO-s.

Samiti i këtij viti po përshkruhet si më i madhi që nga themelimi i SCO-së në vitin 2001, mes krizave të shumta që prekin drejtpërdrejt anëtarët e saj: konflikti tregtar i SHBA-së me Kinën dhe Indinë, pushtimi rus i Ukrainës, mosmarrëveshja mbi programin bërthamor të Iranit. Nuk ka mungesë mosmarrëveshjesh brenda SCO-së. Kina dhe India po bëjnë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet e tyre pas armiqësive në kufijtë e tyre në vitin 2020, veçanërisht pas tarifave të shpallura nga SHBA-të. Kryeministri indian Narendra Modi mbërriti në Tianjin të shtunën, vizita e tij e parë në Kinë që nga viti 2018. Por ai nuk është midis udhëheqësve që janë njoftuar se do të marrin pjesë në paradën ushtarake të së mërkurës në Pekin./Dosja.al

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje