LIVE UPDATES
Bota

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, Procesi i Berlinit mbështet reformat e nevojshme në këto vende. Megjithatë disa nga vendet ndihen të lënë pas dore.

11 Tetor 2025, 10:44 Nga I.A

Mesazhi i Belfastit: BE nuk e ka harruar Ballkanin Perëndimor

TIRANË- Belfasti si simbol i pajtimit: Eshtë një ditë e vrenjtur vjeshte në Belfast, thënë më saktë në kështjellën Hillsborough. Kjo rezidencë princash në stilin gjeorgjian nga shekulli i 18-të është rezidenca zyrtare e mbretit britanik në Irlandën e Veriut dhe selia e sekretarit të shtetit për Irlandën e Veriut.

Ky vend bart histori: Këtu janë zhvilluar bisedimet që në vitin 1998 më në fund u kurorëzuan me Marrëveshjen e së Premtes së Pashkës, që i dha fund konfliktit të përgjakshëm prej dekadash në Irlandën e Veriut ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. Ky vend, sipas idesë së vendit organizator Britanisë së Madhe, duhej të jepte një theks të veçantë pajtimi në takimin dyditor me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Më shumë dinamikë për procesin e antarësimit në BE deri në vitin 2029

Stabiliteti i rajonit është në interesin e Europës, theksoi që në hapje të takimit të nivelit të lartë ministrja e Jashtme britanike. „Ne e dimë, që siguria e Ballkanit Perendimor ka një influencë të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë në të gjithë Europën e po ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar.”

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul theksoi, se Bashkimi Europian ka përgjegjësinë t’u japë perspektiva vendeve të rajonit.Për procesin e antarësimit është i nevojshëm në radhë të parë një impuls i ri. „Njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE.

“Ndërkohë shanset janë të mira, që deri në vitin 2029 të ketë sërish më shumë dinamikë në procesin e antarësimit, tha Wadephul. Njëkohësisht ai tërhoqi vëmendjen për rreziqet gjeopolitike në rast të zvarritjeve të mëtejshme: „Ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.”

Premtimi i paplotësuar i Selanikut

Njëzet vjet më parë, verën e vitit 2003, BE-ja vendeve të këtij rajoni u dha një prremtim në samitin e Selanikut për antarësim të plotë. Me këtë synohej që t’u hapej një perspektivë vendeve të Ballkanit Perendimor pas proceseve të përgjakshme të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Vetëm vendet si Sllovenia dhe Kroacia janë sot anëtare të BE-së. Vendet e tjera ndodhen në stade të ndryshme të negociatave për antarësimin në BE. Më të avancuar janë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Procesi i Berlinit: Koalicioni i të vullnetshmëve

Procesi i Berlinit,një nismë e ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel, synon të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim, për t’i përgatitur shtetet për antarësimin në BE dhe njëkohësisht për të nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet këtyre vendeve.

Ky është një kuadër jozyrtar, ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perendimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) disa vende të BE-së si dhe Britania e Madhe – si të thuash një „koalicion i të vullnetshmëve”, thotë për DW Frauke Seebass, studiuese e asociuar pranë Shoqatës gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP). „Në këtë format ka një fleksibilitet më të madh, sepse në të nuk ka varësi ndaj unanimitetit të 27 vendeve anëtare të BE-së, gjë që shpesh i ngadalëson proceset.”

Bllokada, konflikte dhe probleme të brendshme

Edhe vende të veçanta të BE-së vazhdimisht në të shkuarën i kanë bllokuar për interesat e tyre proceset e negociatave të antarësimit për vende të veçanta të Ballkanit Perendimor. Grindja për emrin që zgjati me dekada ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë mori fund më 2019 me Marrëveshjen e Prespës, që përcaktoi ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Në vet këto shtete ka edhe probleme të brendshme, që vazhdojnë të krijojnë sfida të mëdha politike, ekonomike dhe institucionale për perspektivën e antarësimit në BE. Ndër këto probleme janë korrupsioni, shteti ligjor dhe konfliktet e pazgjidhura bilaterale – si ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu emigracioni masiv sidomos i rinisë u shkakton brain drain vendeve të Ballkanit Perendimor. Mungesa e perspektivës i detyron shumë që të kërkojnë fatin në vendet e BE-së.

Rritje e influencës së Rusisë dhe Kinës

Procesi i zvarritur i antarësimit të Ballkanit Perendimor gjithashtu ka bërë që rajoni të jetë më tërheqës për fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina. „Këta aktorë shfrytëzojnë boshllëqet që krijohen nga tërheqja e BE-së dhe SHBA-së nga rajoni”, vëren Seebass në intervistë për DW.

Ajo përmend një shembull konkret: „Serbia më 2023 vendosi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën, gjë që nuk përputhet me qëllimin e proklamuar vazhdimisht nga qeveria në Beograd për antarësimin në BE.

Veçanërisht shqetësues është edhe bashkëpunimi i autoriteteve serbe të sigurisë me KGB-në ruse dhe lëshimi i pasaportave serbe për shtetasit rusë të afërt me qeverinë ruse. Me pasaportë serbe këta mund të udhëtojnë edhe në hapësirën Shengen”, vë në dukje Seebass.

Moska shfrytëzon ende varësinë e madhe të Serbisë nga furnizimet me gaz dhe naftë ruse. Miqësia e vjetër ndërmjet Serbisë dhe Rusisë pasqyrohet edhe në politikën e një diplomacie lavjerës që ndjek Beogradi. Serbia nuk i mbështet sanksionet e Brukselit ndaj Rusisë pasi kjo sulmoi Ukrainën, ndërkohë që në kuadrin e negociatave të antarësimit me BE-në do të ishte e detyruar të harmonizonte marrëdhëniet me jashtë me qendrimet e BE-së.

Çështjet e sigurisë dhe migracionit në krye të rendit të ditës

Në Belfast në rend të ditës kryesonin temat e sigurisë. Konkretisht do të investohen rreth 5 milionë euro për projekte që synojnë forcimin e rezistencës kundrejt sulmeve kibernetike dhe intensfikimin e shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër dezinformimit. Me rreth 11,5 milionë euro do të mbështeten programe në Ballkanin Perendimor për të luftuar migracionin illegal përmes itinerarit ballkanik.

Të gjitha këto janë hapa të vegjël, me të cilat synohet të tregohet, se Europa nuk e ka harruar Ballkanin perendimor, ky është mesazhi nga Belfasti. Më 22 tetor në kuadrin e Procesit të Berlinit do të takohen në Londër kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve pjesëmarrëse në këtë format./DW

be ballkani perëndimor belfast

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër