31 Janar 2025, 17:19
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
MAQEDONIA E VERIUT- Mijëra qytetarë kanë demonstruar në mesditë në qendër të Shkupit për incidentin me një vajzë të re e cila humbi jetën kur u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar teksa kalonte në një vendkalim për këmbësorë. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, në qendër të Shkup. 22-vjeçarja Frosina Kulakova e cila humbi jetën ishte duke studiuar në një shkollë mode në Shkup. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shkupit, shoferi që e shkaktoi aksidentin nuk kishte leje drejtimi, ishte nën efektin e alkoolit dhe po kalonte me semafor të kuq.
Ai ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte arrestuar vitin e kaluar për posedim dhe trafik droge, por pas tre muajsh qëndrimi në paraburgim u la i lirë përkohësisht. 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin u arrestua dhe u dënua me 30 ditë burg. Protestuesit fillimisht u mblodhën në vendin e aksidentit, ku ndezën qirinj dhe lanë lule, e më pas u zhvendosën në drejtim të Kuvendit dhe Gjykatës së Shkupit.
Protestuesit, shumë prej të cilëve studentë, u shprehën të indinjuar për faktin se persona të rrezikshëm ndaj të cilëve është nisur procedimi penal, si në rastin e shoferit 20-vjeçar, mbeten të pandëshkuar dhe lëvizin të lirë. Ata vetë argumentuan se kjo është rezultat i sistemit të korruptuar të vendit dhe drejtësisë së korruptuar. Protestuesit kanë brohoritur “duam drejtësi, nuk është aksident, është vrasje, ju janë lyer duart me gjak”.
“Nëse nuk e ngremë zërin tani dhe nuk reagojmë, incidente të tilla tragjike do të vazhdojnë të ndodhin”. Frosina mund të jetë secili prej nesh. Frosina është viktimë e sistemit korruptiv dhe mungesës së llogaridhënies në vend”, tha një përfaqësues i Unionit Studentor i cili mori pjesë në demonstratë.
Një demonstratë e ngjashme është mbajtur edhe në qytetin e Negotinës, prej nga vjen 22-vjeçarja Frosina e cila humbi jetën. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrvatski Mickoski, shprehu keqardhjen që një i ri e humbi jetën kaq pa nevojë dhe tha se i kupton plotësisht protestat e qytetarëve, të cilat i përkrah. Mickoski, i cili mori detyrën si kryeministër qershorin e kaluar, pretendon se sistemi gjyqësor i vendit është thellësisht i korruptuar dhe citon sondazhet e opinionit që tregojnë se besimi i qytetarëve në të është minimal.
protesta ne maqedonine e veriut
Bota
31 Janar 2025, 17:06
M.B
Protesta
SHKUP- Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar dre...
Bota
31 Janar 2025, 17:00
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të premten se helikopteri i ushtrisë Black Hawk po fluturonte më lart se sa duhej në ...
Bota
31 Janar 2025, 16:55
b.z\
Foto ilustruese
SHBA - Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjs...
Bota
31 Janar 2025, 16:30
E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen ka deklarua se vendi i saj duhet t&e...
Bota
31 Janar 2025, 16:25
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshir...
Bota
31 Janar 2025, 16:04
M.B
Jim Risch
SHBA- Ligjvënësit amerikanë diskutuan të enjten lidhur me pasojat që do të ketë vendimi i Presidentit Donald T...
Bota
31 Janar 2025, 15:42
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka bërë një postim të ri në lidhje me tragjedinë e avionit në ...
Bota
31 Janar 2025, 15:43
M.B
Kay Nietfeld
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU imponuan në Bundestag (29.01.), me votat e AfD-së, ...
Bota
31 Janar 2025, 15:26
M.L
Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum i dërgoi një letër Google duke kun...
Bota
31 Janar 2025, 15:15
M.L
Toka
Ashtu si shumica prej nesh, Toka ka shumë gjëra që ndodhin nën sipërfaqe, madje edhe në atë që dikur mund t&eu...