LIVE UPDATES
Bota

Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit

Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të rajonit. Po si shpjegohet ky çmim më i shtrenjtë?! Nëse shohim strukturën se si ndërtohet çmimi, në Shqipëri është fakt i njohur që barra e taksave është më e larta në rajon. Por, sa janë taksat që paguhen:

25 Mars 2026, 07:20 Nga E. D

Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa

Sot një litër naftë në tregun e pakicës tregtohet me 214 lekë për litër, ose rreth 2.2 euro sipas kursit mesatar të këmbimit. Nafta në Shqipëri tregtohet me çmimin më të lartë në rajon. Çmimet më të lira janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, por deri dy ditë më parë ishte rreth 1.6 euro/litër.

Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri e paguan çmimin final mesatarisht 25-40% më shtrenjtë sesa në vendet e tjera të rajonit. Po si shpjegohet ky çmim më i shtrenjtë?! Nëse shohim strukturën se si ndërtohet çmimi, në Shqipëri është fakt i njohur që barra e taksave është më e larta në rajon. Por, sa janë taksat që paguhen:

Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.

Mali i Zi ngarkon mbi çmimin e naftës vetëm akcizën, që së fundmi është përgjysmuar në 0.22 euro për litër, si një mjet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. TVSH në Mal të Zi është 21%.

Maqedonia e Veriut ngarkon mbi naftën vetëm akcizë prej 0.42 lekë për litër. Së fundmi, qeveria e Maqedonisë së Veriut uli TVSh-në për naftën dhe benzinës nga 18% në 10% si një masë e përkohshme për të amortizuar rritjen e çmimit në bursa.

Kosova ka akcizë prej 0.37 euro për litër dhe TVSH prej 18%.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Në vlerë, sa herë që ble një litër karburant, çdo përdorues makine në Shqipëri, paguan dy herë më shumë taksa sesa banorët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.

Nëse hiqen taksat kryesore, çmimi i blerjes me shumicë, duke shtuar marzhet e pakicës dhe kostot e tjera të aktivitetit (kostot e punës, transport nga depot në rrjet, energji, firo ligjore, amortizimi, kredi bankare etj), në të gjitha vendet e rajonit është pak a shumë në të njëjtat nivele në rreth 1-1.1 euro për litër.

Rajoni nxiton të ulët taksat, Shqipëria ende pret

Fillimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe rritja e shpejtë e çmimeve të naftës, bënë që shumë vende të nxitonin të merrnin masa për të mbrojtur konsumatorët.

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë akcizën për Eurodiesel me 50% duke filluar nga 24 mars 2026. Në të njëjtën kohë, akciza për benzinën është ulur me 25%. Masa është marrë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve globale të naftës për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.

Edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ulur TVSH-në për benzinën dhe naftën nga 18% në 10%. Masa është marrë për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve, të nxitura nga kriza në Lindjen e Mesme. Vendimi hyn në fuqi nga 23 mars 2026 dhe është i përkohshëm.

Qeveria e Kosovës ka ne fuqi Vendimin për Marzhin neto te fitimit prej 0.02 Euro/litër për shumicën dhe 0.12 Euro/litri për pakicën. Së fundmi në Kosovë po debatohet për ndërhyrje në akcizë dhe TVSH.

Shqipëria, që ka barrën më të lartë të taksave në rajon, po lëviz më ngadalë. Këshilli i Ministrave ka njoftuar se në kuadër të masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, krahas ringritjes së Bordit të Transparencës, ka ulur me 20% akcizën e karburanteve.

Kjo masë, sipas importueseve nuk ka hyrë ende në fuqi. Një ulje e akcizës me 20%, nënkupton që ajo do të zbresë në 32 lekë për litër pa TVSH, nga rreth 40 që është sot, pra një kursim për kompanitë prej 8 lekësh, që automatikisht duhet të përkthehet në një ulje të çmimit të karburantit me të paktën 8-10 lekë për litër, duke llogaritur dhe efektin e TVSH-së.

Ndërkohë, që nga fillimi i konfliktit, nafta nga 170-175 lekë për litër ka arritur aktualisht në 214 lekë për litër, ose 40-45 lekë më shumë, çka do të thotë se edhe nëse akciza ulet me 20%, çmimi sërish do të mbetet mbi 200 lekë për litër, në mos të shtrenjtohet më tej, nëse rritet në bursa.

Si formohet çmimi i naftës, pse reflektohet menjëherë rritja dhe jo ulja?!

A e keni vënë re se çmimi i naftës rritet pothuajse menjëherë kur shtrenjtohet në bursa, por nëse tendenca në tregjet ndërkombëtare është në rënie, në vend ato “vonojnë” të ulen dhe normat e fitimit të kompanive treguese rriten.

Nafta, cikli në rënie i çmimeve rrit lehtë normat e fitimit

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, shpjegon se si funksionon importi dhe tregtimi i naftës në vend:

“Procedura nis me kontraktimin me shoqëri tregtuese ndërkombëtare, zakonisht me marrëveshje që lidhen një vit më parë. Synohet të zgjidhen kompani serioze që garantojnë furnizimin, cilësinë dhe ofrojnë një premium më konkurrues mbi çmimin e bursës.

Kontratat në shumicë, kudo në botë, lidhen mbi treguesin ndërkombëtar Platts (FOB), në ditën e tërheqjes nga zona e lirë doganore, plus një premium. Pra, elementi i vetëm konkurrues mes kompanive është premiumi, ndërsa çmimi bazë përcaktohet nga tregu ndërkombëtar”.

Platts është një tregues ndërkombëtar i çmimeve të produkteve të naftës, i publikuar nga agjencia S&P Global, i cili përdoret si referencë globale për çmimet e tregtimit. Çmimi që zbatohet është ai i ditës kur bëhet tërheqja e produktit.

Aliaj shpjegon se në bazë të kësaj kontrate, tregtuesi ndërkombëtar i zgjedhur nga kompania shqiptare paraqitet në doganën shqiptare dhe kompania pajiset me kod ML (magazinë e lirë). Sipas sasisë mujore të kontraktuar, anijet shkarkojnë naftën në këto magazina dhe produkti fizikisht kalon në pronësi dhe ruajtje të kompanisë shqiptare, ndërsa vlera financiare mbetet ende në ngarkim të furnitorit, që në këtë rast është kompania e njohur ndërkombëtare BP.

Çdo ditë, në varësi të kërkesës së tregut vendas apo kërkesës nga vendet fqinje për rieksport, kompania shqiptare i dërgon kërkesë furnitorit për lirimin e produktit për arsye të hedhjes së tij në treg. Furnitori, bazuar në çmimin Platts të ditës, mbyll çmimin për sasinë përkatëse, lëshon faturën dhe mbi këtë bazë kryhet pagesa. Më pas, subjekti importues shqiptar paraqitet në doganë, paguan detyrimet, po bazuar mbi Platts e asaj dite dhe produkti hidhet në treg.

“Në depozita, çmimi nuk mund të jetë i mbyllur (fiksuar), as për rezervat që kompanitë janë të detyruara të mbajnë. Ky do të ishte si një bast i rrezikshëm, pasi luhatjet e çmimeve janë të paparashikueshme. Mjafton një rënie prej disa dollarësh që produkti të bëhet menjëherë jokonkurrues në treg. Çdo mëngjes, tregtarët e pakicës informohen për çmimin Platts të ditës së mëparshme dhe kërkojnë nga shumica çmimin e ditës. Nëse çmimi është mbyllur një ditë më parë dhe ndërkohë ai ka rënë, kompania humbet konkurrueshmërinë”, thotë Aliaj.

Nga zonat e lira doganore, kompanitë e shumicës shesin çdo ditë duke reflektuar çmimin Platts të ditës dhe e korrigjojnë atë në mënyrë të vazhdueshme.

Si reflektohen këto lëvizje në tregun e pakicës. Aliaj pohon se në tregun e pakicës operojnë rreth 1,400 pika karburanti, me volume që variojnë nga 500 litra për pikat e vogla deri në 30 mijë litra në ditë për njësitë e mëdha. Furnizimi bëhet periodikisht, zakonisht me autobote prej rreth 30 mijë litrash, në varësi të konsumit.

“Si rezultat, çmimi në pakicë reflekton ndryshimet me një vonesë që mund të shkojë deri në 10 ditë. Pikat me qarkullim të lartë, që shesin rreth 30 mijë litra në ditë, e reflektojnë më shpejt ndryshimin, brenda 1-2 ditësh, ndërsa pikat më të vogla, me shitje 5-6 mijë litra në ditë, e ndjejnë efektin më vonë.

Edhe në situatën aktuale vihet re se çmimi në pakicë është ende më i ulët se kostoja aktuale e furnizimit, pasi rritja e Platts në ditët e fundit nuk është reflektuar plotësisht ende në të gjitha pikat e shitjes.”

Sipas të dhënave nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, në datën 18 mars, kur çmimi i naftës në vend me pakicë kërceu në 214 lekë, Platts në bursa ishte rreth 1300 dollarë për ton, që i korrespondonte një çmimi në doganë prej rreth 96 lekë për litër, të cilës i shtohen dhe rreth 100 lekë taksa e marzhe operacionale të tjera prej 3 lekë të shumicës dhe 14 lekë të pakicës.

Në datën 23 mars, Platts u rrit në rreth 1600 dollarë për ton, që në çmim pakice arrin në 230 lekë për litër. Ky çmim nuk është reflektuar ende në treg, por nëse vazhdon e shtrenjtohet në bursa, nuk pritet të vonojë rritja në tabelat e pakicës./MONITOR

shqipëri

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje