LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimi bie nga 48 në 27 centë për litër, fermerët e Kosovës e hedhin qumështin në kanal

Për situatën kanë reaguar edhe institucionet dhe figura politike, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë është paralajmëruar se sektori i qumështit po përballet me zhvillime shqetësuese në treg.

11 Maj 2026, 17:58 Nga D.S

Çmimi bie nga 48 në 27 centë për litër, fermerët

KOSOVA- Mbi 100 fermerë kanë protestuar duke hedhur qumështin në lumë, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit. Për situatën kanë reaguar edhe institucionet dhe figura politike, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë është paralajmëruar se sektori i qumështit po përballet me zhvillime shqetësuese në treg.

Gjatë ditëve të fundjavës, fermerët e Kosovës kanë derdhur qumështin në kanal, në shenjë pakënaqësie ndaj uljes së çmimit të blerjes nga pikat e grumbullimit. Sipas tyre, çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27–30 centë për litër.

Fermerët kërkojnë masa të menjëhershme për stabilizimin e çmimit dhe mbështetje më të madhe për sektorin e blegtorisë, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë, Naser Bajraktari në një deklarim për media e kishte cilësuar situatën alarmante.

Sipas tij, rreth 30 për qind e qumështit të prodhuar në vend nuk blihet nga kompanitë përpunuese, ndërsa prodhimi ditor kalon 200 mijë litra. Shoqata e Industrisë së Qumështit, në anën tjetër, thotë se kompanitë përpunuese po përballen me stoqe të pashitura dhe presion të madh nga importi. Gani Durmishi nga kjo shoqatë thekson se sfidë kryesore është konkurrenca e huaj. “Shtetet e tjera i subvencionojnë prodhuesit e tyre dhe ata dalin në treg me çmime më të ulëta. Konsumatori nuk e shikon origjinën, por çmimin”.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme dhe me zhvillime shqetësuese në tregun e produkteve të qumështit. Në një konferencë për media, Muja ka thënë se institucionet kanë identifikuar tendenca për zëvendësimin e yndyrave shtazore me yndyra bimore dhe përdorimin e qumështit pluhur në prodhim.

“Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme. Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”.

Sipas tij, ajo që më parë nxirrej nga qumështi për prodhimin e yndyrës shtazore, po zëvendësohet gjithnjë e më shumë me vaj palme dhe qumësht pluhur. Muja theksoi se të dhënat institucionale tregojnë një rritje të importit të qumështit pluhur, duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.

Fermerët protestues kanë deklaruar se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në rreth 27 deri në 30 centë për litër, situatë që sipas tyre po e vështirëson mbijetesën e prodhimit vendor.  Megjithatë, Muja hodhi poshtë pretendimet se ulja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me importin, duke thënë se çmimi i qumështit të importuar ka shënuar rritje gjatë muajve të fundit.

Ai shtoi se analizat e institucioneve tregojnë se në nëntor të vitit 2024 ka pasur një ulje të koordinuar të çmimit që u paguhet fermerëve për litër qumështi. “Ajo çfarë kemi gjetur është që çmimi për litër në fermë ka qenë një moment vendimtar në nëntor të vitit 2024, kur unë gjykoj që ka pasë një ulje të koordinuar të çmimit që i paguhet fermerëve”.m Sipas Mujës, ndonëse fermerët po paguhen më pak, konsumatorët nuk kanë përfituar ulje të çmimeve në treg. Ai tha se barra e kostos ka rënë mbi fermerët, ndërsa marzha e fitimit ka kaluar te përpunuesit e qumështit dhe supermarketet.

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, pas deklaratave të tij lidhur me krizën në sektorin e qumështit. Bajrami ka thënë se sektori i bujqësisë nuk ndihmohet me deklarata, por me masa konkrete mbështetëse nga Qeveria. “Nuk ka ligjëratë që e ndihmon sektorin e bujqësisë. Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin, krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg në krahasim me atë të importuar”.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Daut Haradinaj, i cili e ka quajtur të papranueshme derdhjen e qumështit dhe ka kritikuar mungesën e përkrahjes institucionale për prodhuesit vendorë. Ai ka theksuar se në një kohë kur fermerët po përballen me vështirësi, prioritetet e shtetit nuk po reflektojnë nevojat e tyre. Produktet e qumështit si djathi, jogurti, kosi, ajka dhe kaçkavalli mbeten ndër më të konsumuarat në Kosovë.

Sipas Raportit të Gjelbër të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2024, konsumi për kokë banori i këtyre produkteve arriti në rreth 228 kilogramë në vit, apo mesatarisht rreth 600 gramë në ditë. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë importuar mbi 20 milionë euro qumësht dhe mbi 26 milionë euro djathëra të ndryshëm./Monitor.al

ministri e bujqesise kosove fermeret e kosoves

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë