19 Shkurt 2024, 12:23
Nga M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar për të angazhuar një mission detar për t’i mbrojtur anijet prej militantëve të Huthëve në Detin e Kuq, kanë thënë të hënën disa diplomatë për agjencinë e lajmeve dpa. I quajtur Aspided [Mburoja] sipas një fjale të vjetër greke, misioni nënkupton se evropianët do të dërgojnë anije luftarake dhe sisteme të paralajmërimit të hershëm në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe ujërat përreth. Pjesëtarët e misionit kanë urdhër që të gjuajnë me armë kundër militantëve, vetëm nëse ata sulmojnë të parët. Komanda operacionale do të jetë në qytetin grek Larisa. Militantët e Huthëve prej Jemenit, janë duke sulmuar anijet në rajon, si shenjë hakmarrjeje për veprimet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Një zyrtar i BE-së ka thënë të premten se shteti më i dëmtuar prej këtyre veprimeve nuk është Izraeli por Egjipti, pasi zvogëlimi i trafikut ka shkaktuar 40 për qind humbje të të hyrave për Autoritetin e Kanalit të Suezit.
Edhe ekonomia e BE-së është thënë të jetë dëmtuar këtë periudhë. Komisionari i BE-së për Ekonomi, Paolo Gentilioni, u ka thënë gazetarëve ditë më parë se “meqë anijet janë detyruar të ndryshojnë rrugën në dërgesat mes Azisë dhe BE-së, edhe çmimet e këtyre dërgesave janë rritur për gati 400 për qind”. Rebelët Huthi kanë thënë se sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë si shenjë solidarizimi me Gazën, ku militantët e Hamasit, të përkrahur nga Irani, janë në luftë me Izraelin për më shumë se tre muaj. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Rreth 12 për qind e tregtisë globale kalon përmes Ngushticës Bab al-Mandeb, hyrjes në Detin e Kuq përmes jugperëndimit të Jemenit dhe Xhibutit, mirëpo sulmet e rebelëve kanë shkaktuar çrregullim të madh të trafikut, duke detyruar shumë anije të marrin rrugë alternative rreth Afrikës./ REL
be deti i kuq
Bota
19 Shkurt 2024, 12:14
Rikard Jozwiak
Gruaja e kritikut të vdekur të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, Yulia, ka folur në Konferencën e Munihut më 16 shkurt, pak pasi ësht...
Bota
19 Shkurt 2024, 12:08
r.ll
Josep Borrell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të riemërtojë paketën e tij të sanksioneve për të drejtat e njeriut për...
Bota
19 Shkurt 2024, 11:59
M.B
Sarajeva
BOSNJE-HERCEGOVINA- Sarajeva dhe rrethina e saj janë goditur në mëngjesin e së hënës prej një tërmeti rret...
Bota
19 Shkurt 2024, 11:52
M.B
Dmitry Peskov
RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov , ka deklaruar se hetimi për vdekjen e opozitarit Alexei Navalny &e...
Bota
19 Shkurt 2024, 11:50
r.ll
linda thomas-greenfield
SHBA- Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield paralajmëroi se nëse rezoluta e prop...
Bota
19 Shkurt 2024, 11:24
M.B
Foto ilustruese
AFGANISTAN- 25 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur pas një rënie shkëmbi t&...
Bota
19 Shkurt 2024, 10:59
r.ll
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Ursula von der Leyen do të kërkojë mandatin e dytë si kryetare e Komisionit Evropian. Planet e saj pritet...
Bota
19 Shkurt 2024, 10:24
M.B
Foto ilustruese
GJERMANI- Secilën herë e më shumë, banorët e Gjermanisë janë duke punuar deri në moshën 67-vje...
Bota
19 Shkurt 2024, 09:56
M.B
Dasha Navalnaya
RUSIA- Kritiku i madh i Kremlinit, Alexei Navalny, u raportua se kishte ndërruar jetë para disa ditësh duke lën&eu...
Bota
19 Shkurt 2024, 09:59
r.ll
foto ilustruese
GUINEA E RE- Dhjetëra persona janë vrarë në një shpërthim të ri të dhunës mes ...