Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Wadephul po ashtu kritikoi mbështetjen që i jep Kina makinerisë së luftës së Rusisë në Ukrainë.
PEKIN- Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke thënë se Pekini po bëhet “gjithnjë e më agresiv”.
“Kina kërcënon vazhdimisht, pak a shumë haptazi, për ndryshimin e njëanshëm të status quo-së dhe zhvendosjes së kufijve në favor të saj”, tha ministri Johann Wadephul gjatë qëndrimit në Japoni, duke përmendur sjelljen e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës.
“Çdo përshkallëzim në këtë qendër të ndjeshme të tregtisë ndërkombëtare do të kishte pasoja serioze për sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, shtoi Wadephul pas bisedimeve me homologun japonez, Takeshi Iwaya.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën para vizitës së Wadephulit në Japoni -dhe më pas në Indonezi- u tha se Kina “gjithnjë e më shumë po imponon supermacinë e saj rajonale dhe, duke e bërë këtë, po vë në dyshim parimet e të drejtës ndërkombëtare”.
“Sjellja gjithnjë e më agresive e Kinës në Ngushticën e Tajvanit dhe në Detin Lindor dhe Detin Jugor të Kinës ka po ashtu implikime për ne në Evropë: parimet fundamentale të bashkëjetesës sonë globale janë në rrezik”, citohet të ketë thënë Wadephul.
Ndërkaq, në një deklaratë të përbashkët në Tokio, Wadephul po ashtu kritikoi “mbështetjen që i jep Kina makinerisë së luftës së Rusisë” në Ukrainë.
“Pa të, lufta e agresionit ndaj Ukrainës nuk do të ishte e mundur. Kina është furnizuesja më e madhe e Rusisë për mallra me përdorim të dyfishtë dhe klientja më e mirë e saj për naftën dhe gazin”, u shpreh Wadephul.
Ai po ashtu deklaroi – para bisedimeve të planifikuara mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve evropianë – se garancitë e sigurisë për Kievin “janë thelbësore”.
Samiti i Trumpit të premten me homologun rus, Vladimir Putin, në Alaskë e bënë “të qartë se për një paqe të drejtë dhe afatgjatë, Moska duhet të veprojë. Derisa të ndodhë kjo, presioni ndaj Rusisë duhet të rritet, përfshirë edhe përmes rritjes së ndihmës për Ukrainën”, tha Wadephul.
Ai tha se bisedimet që mbahen të hënën në Uashington kanë të bëjnë me përcaktimin “e elementeve për një zgjidhje të negociuar për rrugën drejt paqes së drejtë për Ukrainën”.
“Garancitë e forta të sigurisë janë thelbësore për këtë. Sepse Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten edhe pas një armëpushimi dhe marrëveshjeje paqeje”./ REL
Foto SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në "X" ka bërë me dije se ka mbërritur n&eum...
Foto SHBA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë sot për në Shtëpinë e Bardhë për t&eum...
Foto RUSI- Tre persona u vranë në një bastisje ruse që u zhvillua të dielën në Kharkiv teksa negociatat për t'...
Pamje nga vendi i ngjarjes BENIN- Një person ka vdekur dhe 44 të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur në Beninin qendr...
Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha të dielën se një marrëveshje e përkohshme armëpushimi midis Uk...
pamje nga vendngjarja KINË- Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua u tërhoq zvarrë dhe u sulmua nga një tigë...
pamje nga zjarret TURQI- Qindra njerëz janë evakuuar nga shtatë fshatra në provincën turistike të Çanakalas...
pamje nga protesta IZRAEL- Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv sonte për të kërkuar nga qeve...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar ashpër, pas deklaratave t&eum...
pamje nga vendngjarja SERBI- Qytetarët e Serbisë janë mbledhur edhe mbrëmjen e sotme për të vijuar protestat antiqe...