LIVE UPDATES
Bota

Monedha e Iranit shënon rënie rekorde, teksa lufta e bllokada amerikane po tronditin ekonominë e tij

Sulmet ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës së Teheranit, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin.

30 Prill 2026, 20:02 Nga E.d
Monedha e Iranit shënon rënie rekorde, teksa lufta e bllokada
Një farmacist në një farmaci në Teheran

Monedha e Iranit ka rënë në shkallën më të ulët kundrejt dollarit amerikan, pasi konflikti dymujor është duke e tronditur ekonominë e vendit, e cila veçse ka qenë e gjunjëzuar nga sanksionet.

Sulmet ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, që nisën më 28 shkurt, së bashku me bllokadën detare amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane, kanë ndërprerë eksportet jetike të naftës së Teheranit, kanë penguar prodhimin vendas dhe kanë rritur inflacionin.

Monedha kombëtare e Iranit, riali, ra në një nivel të ri të ulët prej 1.81 milion rialësh për një dollar amerikan më 29 prill, para se të rikuperohej ditën pasuese.  Sipas mediave iraniane, riali ka humbur gati 15 për qind të vlerës së tij në ditët e fundit.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje për një armëpushim më 8 prill, megjithatë Uashingtoni e rriti trysninë ekonomik duke vendosur bllokadë detare më 13 prill. Kjo bllokadë ia ka bërë edhe më të vështirë Teheranit forcimin e valutës së vet përmes eksporteve.

Sipas Bankës Qendrore të Iranit, inflacioni vjetor, i cili ishte mbi 40 për qind para luftës, u rrit në 50 për qind deri më 4 prill. Iranianët thonë se çmimet e produkteve bazë si orizi, vezët dhe pula, janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit.

Rritja e inflacionit ishte një nga faktorët që shkaktoi protesta mbarëkombëtare në janar, të cilat përbënin një nga kërcënimet më të mëdha për Qeverinë klerikale të Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.  Autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë të paparë më herët, duke vrarë mijëra njerëz, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Edhe Irani gjithashtu ka tentuar t’iu shkaktojë dëme të mëdha ekonomike Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Teherani iu përgjigj sulmeve ajrore SHBA-Izrael duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, e cila është rrugë jetike detare për furnizimet globale të naftës dhe gazit.

Ky veprim ka tronditur tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ka destabilizuar ekonominë globale. Më 29 prill, çmimi i naftës Brent u rrit me gati 7 për qind, duke kaluar mbi 126 dollarë për fuçi. Kjo është rritja më e lartë qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022./REL

irani monedha ekonomi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale