30 Dhjetor 2025, 09:33
Nga D.S

TIRANË- Policia e Shtetit i ka bërë një thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në aplikacionin e tyre “WhatsApp” në raste kur vijnë linqe të çuditshme në llogari. Ky paralajmërim nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, vjen në kuadër të fushatës mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.
Sipas tyre, këto lloj mesazhesh synojnë marrjen në kontroll të llogarisë personale të përdoruesve të Whatsapp. Policia iu bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, mos japin kode verifikimi apo të dhëna personale dhe gjithashtu të raportojnë në çdo rast të dyshimtë pranë Policisë së Shtetit.
Njoftim i plotë
Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.
Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.
Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:
• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;
• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;
• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;
• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme./Dosja.al
inqet në “whatsapp” drejtoria për hetimin e krimit kibernetik fushatë phishing
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 09:00
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Drejtori i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati ka deklaruar pas riparimit të defektit të tubacioni...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 08:54
D.S
foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës ka njoftuar se është finalizuar operacioni i koduar policor 'The Wanted' me kapjen dhe ekstra...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 08:33
D.S
TIRANË- Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një seri masash për mbarëvajtjen e situatave në terren me rastin e fes...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 08:10
E. D
pamje nga vendngjarja
LIBRAZHD- Një kioskë dhe dy mjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Xhyr...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 07:43
D.S
Foto nga vendngjarja
VLORË- Pas 5 ditësh mungesë të ujit, ka nisur furnizimi me ujë për një pjesë të qyt...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 07:29
E. D
foto iluistruese
MEKSIKË- Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksione kundër familjes Hysa me shetetës...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 07:22
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankë...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 07:18
D.S
Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-...
Aktualitet
30 Dhjetor 2025, 07:16
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtara...
Aktualitet
29 Dhjetor 2025, 22:20
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kan&eum...