LIVE UPDATES
Bota

Moska i bën thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje në Siri: I kuptojmë shqetësimet tuaja

Pas sulmeve ajrore turke kundër pozicioneve kurde në Siri, Moska i bëri thirrje Ankarasë të heqë dorë nga "përdorimi i tepruar i forcës". Ministria e Brendshme gjermane Faeser paralajmëroi për përshkallëzim të situatës

23 Nëntor 2022, 08:56 Nga I.A
Moska i bën thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje
Foto Ilustruese

RUSI- Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe Irak, Rusia i ka kërkuar Ankarasë të tregojë përmbajtje. "Ne shpresojmë të jemi në gjendje të bindim partnerët tanë turq që të përmbahen nga përdorimi i tepruar i forcës në territorin sirian pavarësisht gjithçkaje," tha përfaqësuesi presidencial rus për Sirinë Alexander Lavrentiev në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, sipas agjencisë së lajmeve Interfax. Aty ishin planifikuar bisedime të reja në të ashtuquajturin format Astana me Rusinë, Turqinë dhe Iranin.

Lavrentyevi konfirmoi gjithashtu se Moska nuk ishte informuar paraprakisht për sulmet ajrore turke. "Ne sigurisht do t'u kërkojmë kolegëve tanë turq të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur një përshkallëzim të tensioneve jo vetëm në Sirinë veriore dhe verilindore, por edhe në të gjithë Sirinë," shtoi ai.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha pak më vonë se Moska me siguri mund t'i kuptojë "shqetësimet e Turqisë për sigurinë e saj". "Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë nga të gjitha palët që të përmbahen nga marrja e masave që mund të çojnë në destabilizimin serioz të situatës”, citohet të ketë thënë Peskovi nga Interfax. Për sa i përket situatës në Siri, ka gjithmonë "nuanca, ndonjëherë edhe dallime mendimesh” midis Rusisë dhe Turqisë, pranoi ai.

Që nga e diela, Turqia ka ndërmarrë sulme në Siri dhe Irak kundër pozicioneve të milicëve kurdë, të cilat i konsideron përgjegjëse për një sulm të kryer më 13 nëntor në qendër të Stambollit. Rajonet e sulmuara janë nën kontrollin e milicisë kurde siriane YPG. Kurdët mohojnë përgjegjësinë për shpërthimin e Stambollit, ashtu si edhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Kjo është tashmë ofensiva e pestë ushtarake e Turqisë në Sirinë veriore, një vend në luftë civile, ku trupat turke pushtojnë zona pranë kufirit dhe bashkëpunojnë me grupet kryengritëse. Rusia, nga ana tjetër, mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad.

Faeser paralajmëron për përshkallëzimin e dhunës

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser gjithashtu i bëri thirrje Turqisë, pas ofensivës në Siri dhe Irak, që të shmangë një përshkallëzim të dhunës. Gjermania qëndron përkrah Turqisë në luftën kundër terrorizmit, "por reagimi duhet të jetë përpjesëtimor", tha Faeser në Ankara gjatë një takimi me homologun e saj turk Süleyman Soylu. Ajo kërkoi respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e civilëve.

Turqia e konsideron YPG-në një degë të PKK-së. Kjo parti konsiderohet organizatë terroriste në Gjermani, gjë që nuk vlen për YPG-në.

Ndërkohë, Turqia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të ndalojnë mbështetjen e milicisë kurde siriane YPG. "Ne tërheqim vëmendjen e të gjithë partnerëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, për faktin se YPG është ekuivalenti sirian i PKK-së dhe u kërkojmë shprehimisht atyre që të ndalojnë çdo mbështetje për terroristët”, tha ministri turk Hulusi Akar.

Milicia YPG mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe luajti një rol vendimtar në dëbimin e milicisë xhihadiste të Shtetit Islamik (IS) nga Siria dhe gjithashtu nga qyteti Kobane.

Sipas aktivistëve, dy luftëtarë kurdë vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një sulm të ri me dron në një bazë ushtarake. Baza përdoret bashkërisht nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA dhe luftëtarët kurdë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Ofensivat kundër ISIS-it kryhen nga baza afër qytetit Al-Hasaka.

Erdogan lë të kuptohet për një ofensivë të mundshme këmbësorie

Sipas ushtrisë turke, 184 "terroristë janë neutralizuar” që nga fillimi i ofensivës së re ushtarake në Siri dhe Irak. Qeveria turke dhe forcat e armatosura zakonisht përdorin këtë term për t'iu referuar edhe grupeve kurde. Ministria turke e Mbrojtjes përmendi sulmet ajrore dhe tokësore gjatë natës. Numri i viktimave të përmendura nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut kishte raportuar për të paktën 35 vdekje - përfshirë civilë - pas ofensivës së re ushtarake. Në provincën e Gaziantep, në juglindje të Turqisë, tre persona u vranë nga të shtënat me armë nga Siria.

Turqia thërret ambasadorin suedez

Marrëdhëniet me YPG-në dhe PKK-në janë gjithashtu një burim tensioni në një nivel tjetër. Ministria e Jashtme turke raportohet se thirri ambasadorin suedez në Ankara. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi, duke cituar burime diplomatike, se një incident ka ndodhur në ambasadën turke në Stokholm.

Pamje që përmbajnë "propagandë terroriste" dhe përmbajtje fyese ndaj Presidentit Erdogan u projektuan në ndërtesën e përfaqësisë së Ankarasë në Suedi. Grupet e afërta me PKK-në, Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë, besohet se qëndrojnë prapa këtyre pamjeve. Ambasadori Staffan Herrström tha se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, shkruan Anadolu.

Ministria e Jashtme suedeze ka konfirmuar për agjencinë suedeze të lajmeve TT një takim mes ambasadorit të Stokholmit dhe Ministrisë së Jashtme turke. Ministria nuk pranoi të japë detaje. Ankaraja aktualisht po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke marrë si shkas ndër të tjera në mbështetjen e pretenduar të këtyre dy vendeve ndaj milicisë kurde siriane YPG. Ankaraja kërkon ndër të tjera ekstradimin e disa personave nga kandidatët e NATO-s. Sipas Turqisë, disa prej tyre janë të afërt me PKK.

Marrë nga DW

dmitri peskov alexander lavrentiev

Sondazh

Poll
Bota 23 Nëntor 2022, 08:52 I.A

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Fracking GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet