“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Tërmet 6 Rihter në Turqi, 46 persona të plagosur, sizmologët paralajmërojnë lëkundje më të forta
Një nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje kritike, tha ministri turk i Shëndetësisë
23 Nëntor 2022, 07:09Nga A.B
All - Paragraf - 1
TURQI- Lëndimi i 46 personave, njëri prej të cilëve ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike, është shkaktuar nga tërmeti 6 Rihter që ndodhi orët e para të ditës së sotme në veriperëndim të Turqisë.
Tërmeti, i cili ishte afër sipërfaqes, kishte një thellësi fokale rreth dhjetë kilometra, ndodhi në orën 04:08 dhe epiqendra e tij ishte rreth 170 km, në lindje të Stambollit.
“Kemi 22 të plagosur, mes të cilëve një në gjendje kritike”, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Sipas Agjencisë Turke të Mbrojtjes Civile (AFAD), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.9 ballë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë, ndërsa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6 ballë.
Epiqendra e tërmetit ishte në provincën Duje të Detit të Zi dhe pasuan disa pasgoditje, sipas AFAD. Ajo është ndjerë në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara.
Sizmologët kanë paralajmëruar së fundmi se ekziston mundësia që një tërmet i fortë të godasë Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, në të ardhmen e afërt.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Dujes, Faruk Ezlu, tha për televizionin CNN Türk se shumë banorë janë pushtuar nga paniku.