LIVE UPDATES
Bota

A do të lejohet Fracking në Gjermani?

Gjermani: Partitë e koalicionit qeverisës kanë pozicione të ndryshme mbi metodën e kontestueshme të nxjerrjes së gazit të lëngshëm, Fracking. Shtysa vjen nga FDP, por SPD dhe Të Gjelbërit nuk janë entuziastë

23 Nëntor 2022, 08:52 Nga I.A
A do të lejohet Fracking në Gjermani?
Fracking

GJERMANI- Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të gazit të lëngshëm nëpërmjet metodës së kontestueshme, Fracking. Shtysa e Lindnerit ka krijuar të çara në koalicionin qeveritar, sepse partnerët që marrin pjesë në të, socialdemokratët dhe Të Gjelbërit nuk janë entuziastë për këtë kërkesë.

E ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës, Jennifer Morgan, ka refuzuar qartë kërkesën e partisë liberale gjermane, FDP për të përdorur Fracking në Gjermani. "Kjo gjë është e pamundur”, tha për revistën "Spiegel” sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme. Në këtë mënyrë e besuara e politikanes së Partisë ekologjiste, ministres Annalena Baerbock, mori qendrim të qartë kundër propozimeve të bëra nga FDP. 

Kryetari i FDP-së, ministri i Financave Christian Lindner, pati folur në fund të muajit tetor për planet për të shfuqizuar ndalimin e fracking si metodë për të nxjerrë gazin në Gjermani. "Ne kemi në Gjermani rezerva të konsiderueshme gazi, që mund të nxirren pa rrezikuar ujin e pijshëm,” i pati thënë kryetari i liberalëve", gazetave të grupit Funke të mediave. Kërkesa "është e përgjegjshme edhe me kushtet ekologjike”, pati thënë Lindner më tej. "Nuk do të ishte e përgjegjshme që të hiqej dorë nga fracking për shkak të parimeve ideologjike.” 

Metoda fracking për nxjerrjen e gazit, pra thyerja e shkëmbinjve duke futur me pompë ujë dhe kimikate për të nxjerrë gazin, është e ndaluar pjesërisht në Gjermani në vitin 2016. Që nga ajo kohë shumë politikanë, sidomos nga radhët e populistëve të djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe partive të unionit konservator CDU dhe CSU, kanë kërkuar herë pas here që fracking të lejohet në Gjermani. Duke pasu rparasysh krizën energjetike shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës, këto zëra janë bërë më të fortë. 

Fracking: temë që nuk është temë? 

Për Mathias Koch-un, këshilltar politik që merret me kthesën energjetike tek E3G, një institut i pavarur në Berlin, diskutimet nuk sjellin gjë. "Deri sa të vijë dita që Fracking të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për furnizimin me energji të Gjermanisë, ne mund të kursejmë shumë më tepër nëpërmjet izolimit të ndërtesave dhe instalimit të pompave të ngrohjes", tha ai për Deutsche Wellen. "Është e papërgjegjshme që të pengosh  gjetjen e zgjidhjes së duhur, duke folur më shumë për një temë që nuk është temë.” 

Teorikisht Gjermania zotëron sasi të mjaftueshme gazi për të mbuluar një të pestën e nevojave të veta. Por sipas Entit Federal përEekonominë e Naftës dhe të Gazit, (BVEG), vetëm gjysma e kësaj sasie nxirret në mënyrë ekonomike.  Përveç kësaj, sipas BVEG do duheshin tre vjet të kërkoheshin vendet e reja për nxjerrjen e gazit. Deri sa nga pompat të dalë gazi, do duhej edhe më shumë kohë. Fracking kritikohet si metodë, sepse mendohet se dë mton mjedisin duke i ndotur ujërat nëntokësorë me kimikate dhe duke shkaktuar nxjerrjen e metanit, një gazi shumë të dëmshëm. Po ashtu dyshohet se fracking shkakton tërmete. Fitimi i gazit duke përdorur fracking është ndaluar në Gjermani "jo më kot”, thuhet nga Ministria e Mjedisit që drejtohet prej politikanes së partisë së Gjelbër, Steffi Lemke. Në një bisedë me rrjetin Redaktionsnetzwerk Deutschland, një zëdhënës i ministrisë hodhi kategorikisht poshtë idenë e Lindnerit, duke thënë "Gazi i nxjerrë me fracking është i dëmshëm për ambientin dhe kërkesa e tij dëmton ambientin." 

Sipas një sondazhi, të bërë në muajin gusht të këtij viti nga instituti infratest, Institut për Studimin e Opinionit Publik, vetëm një e katërta e gjermanëve është pro përdorimit të fracking në tokë gjermane, ndërkohë që gjysma është për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të centraleve atomikë. 

A është duke u distancuar Lindner? 

Megjithatë shumë vëzhgues supozojnë, se propozimi i Lindnerit për fracking mund të jetë më shumë një lëvizje guri në shahun politik se sa ndonjë kontribut në sigurinë e furnizimit të Gjermanisë me gaz. Partisë së tij i është dashur së fundmi të luftojë me humbjen në zgjedhje. Për shembull në landin me popullsi më të dendur të Gjermanisë, në Renani Veriore - Vestfali, ku partia humbi më shumë se gjysmat e votuesve. Ose në landin e Saksonisë së Poshtme, ku FD nuk arriti të përfaqësohet në parliament në zgjedhejt e zhvilluara në fillim të tetorit. 

Si reagim ndaj këtyre humbjeve, duket se Lindner është duke përfaqësuar gjithnjë e më shumë qëndrime që refuzohen nga partnerët e koalicionit qeveritar, socialdemokratët dhe ekologjistët. Një hap i rrezikshëm, që mund të destabilitonte koalicionin. 

Karl-Heinz Paqué, kryetar i kryesisë së Fondacionit Friedrich Naumann dhe anëtar i presidiumit federal të partisë FDP, thekson se nisma e Lindnerit nuk është nxitur nga ndonjë llogari politike. "Ne në parim jemi të hapur për teknologjitë e reja, dhe kjo vlen natyrisht edhe për fracking", tha Paqué në bisedë me Deutsche Welle-n. "Unë nuk jam specialist, por me ato që lexoj kam kuptuar se ka teknologji të reja më të mira në këtë fushë. Unë nuk e shoh këtë gjë të lidhur me diskutimet e koalicionit qeveritar.”  

"Ndryshimet e pikëpamjeve janë një gjë normale në çdo koalicion, thotë Paqué më tej. "Të Gjelbërit kanë ide me të cilat ne nuk jemi dakord, ne kemi ide që nuk janë të njëjta me ato të Të Gjelbërve, dhe se çfarë do të dalë nga kompromisi pritet ta shohim.” Natyrisht që për FDP situata është e vështirë. "Ky koalicion nuk është shumë i preferuar tek ata që na japin votën neve.”  

FDP-së i është dashur së fundmi të bëjë kompromise në politikën financiare. Ministri i Financave Lindner, shpenzon më shumë para se sa do të donte të shpenzonte. Sidomos në fushën e mbrojtjes, por edhe për të mbrojtur sipërmarrjet dhe qytetarët nga rritja e kosotve të energjisë. Planeve ambicioze të modernizimit, të përfshira në paktin e koalicionit aprovuar nga qeveria e re dhjetorin e kaluar, dhe të kërkuara sidomos nga FDP, u është vënë kryqi që nga lufta ruse kundër Ukrainës. Megjithatë partia vazhdon ta mbështesë kryetarin e saj, thotë Paqué. "Lindner është një personalitet i fortë udhëheqës dhe na ka nxjerrë nga shumë kriza.” 

Kurse eksperti për çështjet e energjisë Mathias Koch, kritikon, se me kërkesën e tij për lejimin e fracking në Gjermani, Lindner shkakton më shumë zhurmë se sa kontribuon për zgjidhjen. "Kjo është një përpjekje tjetër e FDP, që të fitojë terren duke futur në diskutim një temë dytësore, njësoj siç bëri gjatë diskutimeve disa javore për të zgjatur afatin e mbajtjes në përdorim të centraleve atomike,” tha ai. "Ata ndihen tani më të fuqishëm për të bindur votuesit që kërkojnë ngadalësimin e kthesës energjetike.” 

Marrë nga DW

karl-heinz paqué christian lindner jennifer morgan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen