LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e internetit pamundëson digjitalizimin në arsim në Maqedoninë e Veriut

Shumë zona rurale në rajonin e Likovës dhe Kumanovës në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qasje në internet, që është kushti kryesor për digjitalizimin e procesit mësimor.

21 Janar 2024, 14:51 Nga Isuf Kadriu
Mungesa e internetit pamundëson digjitalizimin në arsim në
Objekti i shkollës fillore "Ismail Qemali", në Simnicë të Gostivarit.

MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut nga gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, që nis më 22 janar, synon të vazhdojë me ritëm edhe më të shpejtë digjitalizimin e procesit mësimor. Kjo nënkupton, internet në të gjitha shkollat, libra digjital, tabela elektronike, furnizim të nxënësve me pajisje elektronike e risi të tjera. Por, një paralajmërim i këtillë është bërë në kohën kur në shumë shkolla të Maqedonisë së Veriut, ende nuk ka banka e tabela, shkolla ku ende ngrohen me dru, andaj digjitalizimi është gjëja e fundit në mendjen e drejtuesve të këtyre shkollave. Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, thonë se nuk janë kundër digjitalizimit, por së pari kërkojnë sigurimin e kushteve elementare për ndjekjen e procesit mësimor. Shumë zona rurale në rajonin e Likovës dhe Kumanovës në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qasje në internet, që është kushti kryesor për digjitalizimin e procesit mësimor.

“Ne nuk jemi kundër modernizimit, por jo në këtë mënyrë. Në vendet malore ku unë jam i angazhuar, ne nuk kemi as internet e as gjëra tjera”, thotë Samet Jahiu mësimdhënës dhe drejtues i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.

Në një gjendje të tillë janë edhe disa shkolla fillore të komunës së Studeniçanit, rreth 20 kilometra nga Shkupi. Shumica e tyre ngrohen me dru, nuk kanë dysheme adekuate ndërsa ndodh shpesh që të mos kenë edhe energji elektrike.

“Këto shkolla nuk kanë as lidhje interneti, kështu që tani për tani nuk mund të flasim për digjitalizim të procesit mësimor”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mustafa Regaip, drejtor i shkollës fillore “Alija Avdoviq”.

“Në disa shkolla më të vogla ku kemi nga 20 nxënës, mungojnë kushtet më elementare. Infrastruktura është problemi kryesor pasi nuk kemi tavolina, tabela, pra mungojnë elementet bazë për mësim”, thotë ai.

Vetëm në një shkollë të Studeniçanit që është një komunë rurale e Shkupit ka kushte më të mira, por drejtori i saj Mustafa Regaip thotë se është e nevojshme të përmirësohet gjendja edhe në shkollat e tjera, sepse aktualisht është i pamundur të imagjinohet digjitalizimi. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikës, vetëm 45 shkolla fillore në vend, nga 966 sa janë gjithsej, janë gati për procesin e digjitalizimit që nga gjysma e dytë e vitit. Për kushtet jo të mira në shkolla flet edhe Sutki Ismaili, mësimdhënësi i Matematikës në Tetovë, i cili merr pjesë edhe në trajnime të ndryshme të mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave. Ai thotë se për të pasur një proces mësimor të digjitalizuar nevojiten kushte, dhe jo vetëm që shkollat të kenë qasje në internet.

“Kemi shkolla, të cilat ende nuk kanë rrjet të internetit, kryesisht shkollat që janë në zonat rurale, jo ato në zonat urbane. Atje shkollat nuk kanë qasje në internet dhe kjo dëshmohet edhe me faktin së mësimdhënësit nuk mund t’i plotësojnë as ditarët elektronikë për shkak të mospasjes së internetit. Edhe kabinetet e informatikës në shkolla janë shumë të vjetërsuara d.m.th i ka shkelur koha. Në shkolla ka laptopë të vjetër mbi 7-8 vjet, pra janë të vjetër, të papërdorshëm. Kabinetet e informatikës janë në gjendje të mjerueshme”, thotë mësimdhënësi Satki Ismaili.

Që të arrihen rezultatet e duhura në ngritjen e digjitalizimit, Ismaili thotë se duhet të ketë angazhim më të madh nga shteti, nga komunat si dhe nga vetë shkollat.

“Këto kushte duhet t’i sigurojë shteti, por a mund të bëhen të gjitha përnjëherë? Jo, nuk mund të bëhen menjëherë. Që ato të bëhen, duhet të ketë një organizim të mirëfilltë. Pra, Ministria e Arsimit dhe komunat duhet ta menaxhojnë këtë situatë. Digjitalizimit duhet t’i jepet më shumë rëndësi, por që kjo të ndodhë apo që të zhvillohet digjitalizimi te nxënësit duhet të ketë një infrastrukturë më të mirë, të ketë internet e kështu me radhë. Duhet të ketë nisma si nga Ministria e Arsimit ashtu edhe nga komunat dhe shkollat”, shton Ismaili.

Dhe, derisa shumë shkolla fillore, veçanërisht në zonat rurale, janë ende në pritje të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës, në fund të vitit të kaluar, më 29 dhjetor, Ministria e Arsimit doli me njoftimin ambicioz se nga gjysmëvjetori i dytë procesi i digjitalizimit në arsimin fillor, sipas konceptit të ri, hyn në fazën e dytë. Nga ana tjetër, në gjysmëvjetorin e dytë, përmes platformës “mësimi.mk”, nxënësit do të kenë qasje në tekstet shkollore digjitale, të cilat, sipas ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, “nuk do të jenë vetëm një version PDF i atyre ekzistues, por me përmbajtje të reja multimediale që do të nevojiten për të pasuruar njohuritë e nxënësve”. Procesi i digjitalizimit në arsimin fillore ka nisur fillimisht me klasat e dyta dhe të katërta dhe më pas me të tretat dhe të pestat që më pas të vazhdojnë edhe me paralelet tjera, por për shkak të mungesës së kushteve, kryesisht me internetin dhe pajisjet e nevojshme, në shumë shkolla nxënësit kanë qenë të detyruar t’u kthehen librave të shtypur./ REL

internet arsim maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë