LIVE UPDATES
Bota

"Mungesa e ndihmës shtesë"/ Rezerva për përkushtimin e SHBA-së ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u largua nga Gjermania të mërkurën për t’u rikthyer në Shtetet e Bashkuara, pas një takimi me aleatët për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

20 Mars 2024, 14:26 Nga M.B
"Mungesa e ndihmës shtesë"/ Rezerva për
Sekretari Austin duke u nisur nga Gjermania (20 mars 2024)

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të përkushtuara t’i ofrojnë Ukrainës mjetet për të luftuar agresionin rus, megjithëse Kongresi amerikan ende nuk ka arritur të miratojë ndihmën shtesë për Kievin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, shoqëroi sekretarin e mbrojtjes në vizitën në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u largua nga Gjermania të mërkurën për t’u rikthyer në Shtetet e Bashkuara, pas një takimi me aleatët për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Në takim, ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta lënë Ukrainën të dështojë”, deklaroi sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Në takimin e parë të këtij viti për Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, sekretari amerikan i Mbrojtjes e bëri të qartë se Ukraina është tepër e rëndësishme për ta braktisur.

“Sot, mbijetesa e Ukrainës është në rrezik. Nuk duhet të humbasim asnjë ditë më shumë”, tha sekretari Austin.

Por analistët thonë se audienca ishte ndoshta spektike, për shkak se Kongresi amerikan nuk ka miratuar ende ndihma të reja për Ukrainën.

“Fondet kanë shterruar. Ukraina vazhdon përpjekjet për të larguar forcat ruse nga territori i saj lindor dhe duket se në terren kemi një stituatë ngërçi taktik”, thotë ish-koloneli Myles Caggins, tashmë me Institutin “New Lines”.

Ndërsa Pentagoni ka mbetur pa fonde për Ukrainën dhe nuk ka ndonjë shenjë se Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane do ta hedhë në votim projektbuxhetin për ndihmat, zyrtarët e lartë të mbrojtjes thonë se është e pamundur që aleatët të kompensojnë hendekun e krijuar nga mungesa e ndihmës amerikane. Ndërkaq Rusia ka shtuar sulmet.

“Nuk ishin taktikat e luftës konvencionale që zmbrapsën sulmin e rrufeshëm të Rusisë. Ishin taktikat guerrilase të Ukrainës”, thotë Sean McFate nga Universiteti i Sirakuzës.

Kritikët si McFate, autor i librit “Rregullat e Reja të Luftës”, thonë se komuniteti ndërkombëtar po investon shumë para për armatime të shtrenjta ushtarake që nuk përmbushin nevojat e luftës së tanishme.

“T’u japësh më shumë armë konvencionale është përkufizimi strategjik i çmendurisë, dmth të presësh një rezultat të ndryshëm, ndërkohë që vazhdon të bësh të njëjtën gjë. Pra, mendoj se është koha që Ukraina të mos mendojë më për një strategji lufte konvencionale, të cilën nuk do ta fitonte kurrë përballë Rusisë dhe të mendojë për mënyrat jokonvencionale duke përdorur pikat e forta të saj”, thotë zoti McFate.

Udhëheqësit perëndimorë, ndër ta edhe sekretari Austin, kanë shprehur shqetësimin se mugesa e furnizimeve për Ukrainën do të ndihmojë planet e Rusisë, që synon lodhjen e Perëndimit me Ukrainën. McFate thotë se ukrainasit duhet të lënë disa forca konvencionale për të mbajtur vijën e frontit, ndërsa forcat guerrile të luftojnë me mënyra të tjera ndaj ushtrisë ruse./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion