LIVE UPDATES
Bota

NATO: Luftimet në Ukrainë mund të zgjasin me vite

Paralajmërimet erdhën pasi Rusia rriti ofensivën e saj kundër Severodonjeckut dhe qyteteve të tjera lindore të Ukrainës.

19 Qershor 2022, 13:17 Nga DOSJA
NATO: Luftimet në Ukrainë mund të zgjasin me vite

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizimin për Kievit me armë të fundit, edhe nëse "kostot janë të larta”. Paralajmërimet erdhën pasi Rusia rriti ofensivën e saj kundër Severodonjeckut dhe qyteteve të tjera lindore të Ukrainës.

"Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund marr vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 19 qershor, për gazetën gjermane Bild am Sonntag.

"Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve".

Pas vizitës së tij në Kiev më 18 qershor për të treguar mbështetje për Ukrainën, kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Sunday Times të Londrës se "koha është faktori jetik" dhe "gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt se Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar”.

Më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.Rekomandimet e 17 qershorit të KE-së do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ku do të merret vendimi përfundimtar për rekomandimet e Komisionit Evropian.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi më 18 qershor, ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin e Mykolaiv rreth 500 kilometra nga Kievi. Një ditë pas, ai tha përmes Telegramit se "ushtria, policia [dhe] Garda Kombëtare.. mos dyshoni në fitoren tonë".

Zelensky tha se nuk do t'ia japin jugun askujt dhe se gjithçka që është e tyre do ta marrim mbrapsht. Shtabi i Përgjithshëm ukrainas i Forcave të Armatosura tha më 19 qershor se trupat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në drejtim të Syeverodonjckut dhe Bakhmut.

Trupat ruse po bombardojnë pozicionet e trupave ukrainase dhe infrastrukturës civile në zonën e qytetit binjak të Lysychansk ngjitur me Syeverodonjckun dhe vendbanimeve të tjera me artileri topash dhe sisteme raketash me shumë lëshime.

Ata thanë se Rusia po përpiqet gjithashtu të kapte Slavyanskun. Javën e kaluar, tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri italian, Mario Draghi kanë vizituar Kievin.

Marrë nga REL. 

jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri