Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Estonia thirri konsultimet emergjente sipas Nenit 4 të traktatit themeltar të NATO-s pasi avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten e kaluar.
RUSI- NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni.
“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi.
“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”.
Në njoftim u shtua se NATO “do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën, kohën që zgjedh” dhe se angazhimi i aleancës për paktin e saj të mbrojtjes kolektive mbetet “i pathyeshëm”.
Estonia thirri konsultimet emergjente sipas Nenit 4 të traktatit themeltar të NATO-s pasi avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten e kaluar.
Ky incident – gjatë së cilit NATO-ja ngriti në ajër avionë – ndodhi një javë pasi aleanca rrëzoi dronë rusë mbi Poloni, duke detyruar Varshavën që të thërrasë konsultime të ngjashme.
Në përgjigje të inkursionit rus me dronë në Poloni, NATO-ja njoftoi se po forconte mbrojtjen e saj në lindje për të ndihmuar në zmbrapsjen e kërcënimit nga Rusia.
Përveç Polonisë, në krahun lindor të NATO-s janë edhe Rumania, Lituania, Letonia dhe Finlanda, që po ashtu kanë raportuar së voni shkelje të hapësirave të tyre ajrore.
Rritja e tensioneve ka nxitur frikë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet në mbarë kufirin e NATO-s.
Shtetet e NATO-s u zotua se “këto veprime dhe veprime të tjera të papërgjegjshme të Rusisë nuk do të zmbrapsin përkushtimin e aleatëve për mbështetjen për Ukrainën”.
Sipas Nenit 4 të NATO-s, çdo anëtar mund të thërrasë diskutime urgjente kur ndiejnë se “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria” janë në rrezik.
Bisedimet e së martës shënojnë herën e katërt që kur është aktivizuar Neni 4 që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe po ashtu shënojnë herën e nëntë që kur u themelua aleanca 79-vjet më parë.
Ndërkaq, siguria kolektive e NATO-s bazohet në parimin e Nenit 5: nëse një anëtar sulmohet, e gjitha aleanca i del në mbrojtje. Ky nen është aktivizuar vetëm një herë në historinë e NATO-s pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara./REL
Foto ilustruse SHBA - Aleatët e NATO-s akuzuan Rusinë gjatë takimit të Këshillit te Sigurimeve në SHBA, për shkeljen e h...
BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha të martën se nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandim...
Makina e permbytur ITALI- Moti i keq në Itali vazhdon edhe sot. Nga veriu në jug, cikloni i fillimit të vjeshtës po godet të gjith...
Emmanuel Macron në New York SHBA – Një incident i pazakontë i ka ndodhur Presidentit Macron gjatë vizitës së tij n&eum...
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever BELGJIKË - Kryeministri belg Bart De Wever konfirmoi se Belgjika ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestin...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të njoftojë mjek&e...
Foto ilustruse ITALI – Një trup i gjymtuar është gjetur pranë një hekurudhe në Spoleto të Italisë. Kufom...
BRUKSEL- Shtetasit e BE përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të përfituesve të kompensimit për qytetarin...
Gaza SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet të martën me udhëheqës dhe m...
DANIMARK- Danimarka dhe Norvegjia u detyruan të mbyllin aeroportet e tyre kryesore të hënën në mbrëmje për shkak të pa...