9 Shtator 2022, 11:42
Nga k.m.
Charles III
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III ka shpallur një periudhë zie prej 17 ditësh për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti sot ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham, e cila shtoi se data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.
“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur,”- shkruan Pallati.
Periudha e Zisë Mbretërore do të respektohet nga “Anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremoniale”, sipas deklaratës së Pallatit Buckingham.
Mbretëresha Ekizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charles.
charles iii vdes mbreteresha elisabeth ii
Bota
9 Shtator 2022, 11:34
d.a.
Bashkimi Europian
BRUKSEL- Këshilli Evropian njoftoi pezullimin e plotë të marrëveshjes BE-Rusi për lehtësimin e vizave, e ci...
Bota
9 Shtator 2022, 11:27
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Këshilli i prindërve në Kosovë pritet që nga java e ardhshme të marrë masa konkrete pë...
Bota
9 Shtator 2022, 11:14
k.m.
Pamje nga Spanja
SPANJË- Garda Civile e Valencias (Spanjë) ka arrestuar dy shqiptarë të moshës 18 dhe 21 vjeç, pasi ç...
Bota
9 Shtator 2022, 11:16
d.a.
afganet
KANADA- Qeveria kanadeze është pajtuar që të marrë rreth 1.000 afganë, të cilët për më shumë...
Bota
9 Shtator 2022, 11:06
d.a.
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërk...
Bota
9 Shtator 2022, 10:51
d.a.
foto ilustruese
GJERMANI- Më 1 shtator 2022 në Gjermani hyri në fuqi një ligj i ri, sipas të cilit personeli në kujdesin p&eu...
Bota
9 Shtator 2022, 10:41
d.a.
Mbreteresha Elizabeth
BRITANI- I gjithë shtypi i Britanisë së Madhe, siç është e natyrshme, prezanton pothuajse eksklu...
Bota
9 Shtator 2022, 10:38
k.m.
Santiago Cuneo
ARGJENTINË Prezantuesi i TV argjentinas ofendoi Mbretëreshën Elizabeth II disa momente para vdekjes së saj Ai u shfaq du...
Bota
9 Shtator 2022, 10:36
d.a.
Angela Merkel
GJERMANI- Angela Merkel, e cila shërbeu si kancelare e Gjermanisë për 16 vjet, do të publikojë kujtimet e saj politi...
Bota
9 Shtator 2022, 10:34
k.m.
Foto ilustruese
Këto zhvillime erdhën falë kumbarit ultranacionalist të mafies Sedat Peker. Ish-udhëheqësi i një grupim...