9 Shtator 2022, 11:06
Nga d.a.
Antonio Guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta ndihmojë Pakistanin, i cili po përballet me vërshime masive që kanë lënë të vdekur më shumë se 1.000 persona.
Si pasojë e vërshimeve, rreth një e treta e Pakistanit është nën ujë.
“Kam arritur në Pakistan për të shprehur solidaritetin tim të thellë me popullin pakistanez pas vërshimeve shkatërruese”, shkroi Guterres në një postim në Twitter më 9 shtator.
Guterres do të zhvillojë një vizitë dyditore në Pakistan.
“Bëj thirrje për mbështetje masive nga komuniteti ndërkombëtar, teksa Pakistani po përballet me këtë katastrofë klimatike”, tha Guterres.
Vërshimet, të shkaktuara nga reshjet masive të shiut përgjatë dy muajve, kanë lënë të vdekur të paktën 1.391 persona dhe kanë prekur 33 milionë banorë.
Guterres pritet të takohet me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, para se të vizitojë provincën Sind, zonën më të prekur nga vërshimet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve për shkak se sistemi shëndetësor i Pakistanit është goditur nga vërshimet.
Javën e kaluar, OKB-ja lëshoi një apel urgjent për të mbledhur 161 milionë dollarë për të ndihmuar Pakistanin që të përballet me këtë katastrofë.
Ministria e Financave të Pakistanit ka vlerësuar dëmi i shkaktuar nga vërshimet në ekonomi, deri më tani ka arritur në të pakën 12 miliardë dollarë./REL/
antonio guterres permbytjet ne pakistan
Bota
9 Shtator 2022, 10:51
d.a.
foto ilustruese
GJERMANI- Më 1 shtator 2022 në Gjermani hyri në fuqi një ligj i ri, sipas të cilit personeli në kujdesin p&eu...
Bota
9 Shtator 2022, 10:41
d.a.
Mbreteresha Elizabeth
BRITANI- I gjithë shtypi i Britanisë së Madhe, siç është e natyrshme, prezanton pothuajse eksklu...
Bota
9 Shtator 2022, 10:38
k.m.
Santiago Cuneo
ARGJENTINË Prezantuesi i TV argjentinas ofendoi Mbretëreshën Elizabeth II disa momente para vdekjes së saj Ai u shfaq du...
Bota
9 Shtator 2022, 10:36
d.a.
Angela Merkel
GJERMANI- Angela Merkel, e cila shërbeu si kancelare e Gjermanisë për 16 vjet, do të publikojë kujtimet e saj politi...
Bota
9 Shtator 2022, 10:34
k.m.
Foto ilustruese
Këto zhvillime erdhën falë kumbarit ultranacionalist të mafies Sedat Peker. Ish-udhëheqësi i një grupim...
Bota
9 Shtator 2022, 10:25
d.a.
Mbreteresha Elizabeth dhe princ Charles
BRTIANI- Mbreti Charles trashëgon jo vetëm fronin pas vdekjes së nënës së tij, M...
Bota
9 Shtator 2022, 10:15
d.a.
Mbreteresha Elizabeth
Nga Martin Kettle
Vdekja e një monarku është një ngjarje krejtësisht e parashikueshme, formalite...
Bota
9 Shtator 2022, 10:20
k.m.
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 30-vjeçar ka plagosur dy persona me thikë në Gjermani, por është ekzektuar nga Policia gjerm...
Bota
9 Shtator 2022, 10:06
A.B
Princ Harry
MBRETËRI E BASHKUAR- Princi Harry është larguar sot nga Balmoral pas 12 orësh. Ai erdhi për t'i dhënë l...
Bota
9 Shtator 2022, 10:04
d.a.
Lajcka, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne
KOSOVË- Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-...