21 Maj 2024, 22:00
Nga M.B
Njerëzit rreshtohen në rrugë në Tabriz më 21 maj për një ceremoni varrimi për presidentin Ebrahim Raisi, i cili vdiq nga rrëzimi i helikopterit më 19 maj.
IRAN- Arkivoli me trupin e pajetë të presidentit iranian, Ebrahim Raisi, dhe personave të tjerë që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit më 19, arritën në Teheran më 21 maj. Arkivolet më pas do të dërgohen në qytetin e shenjtë Kom, ku do të mbahen edhe ceremoni të tjera gjatë pesë ditëve të zisë të shpallura nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Disa ceremoni mortore po mbahen në Iran më 21 maj, pas vdekjes së Raisit, ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, dhe të tjerëve që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit në veri të Iranit, në afërsi të qytetit Tabriz.
Pas dërgimit të arkivoleve në Qom, ato do të kthehen sërish më vonë gjatë 21 majit në Teheran, ku do të bëhet varrimi një ditë më vonë. Në Tabriz, kryeqytetin e Provincës Azerbajxhani Lindor të Iranit, ku u rrëzua helikopteri më 19 maj, mijëra njerëz morën pjesë në një ceremoni në kujtim të të vdekurve. Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, e postoi në rrjetin social X fotografinë e parë që shfaq arkivolet e Raisit dhe Amir-Abdollahianit.
Autoritetet iraniane i kanë caktuar edhe disa ceremoni të tjera për Raisin. Një e tillë është caktuar për të martën pasdite në qytetin Qom. Ceremoni të tjera do të mbahen në Teheran dhe Birjand më 22 dhe 23 maj, kur Raisi do të varroset në faltoren Imam Reza në qytetin e shenjtë Mashhad, raportuan mediat iraniane. Khamenei e emëroi Mohammad Mokhberin, i cili shërbeu si zëvendëspresident i Raisit, në detyrën e presidentit të përkohshëm.
Koha e tij si president do të jetë e shkurtër, pasi autoritetet kanë caktuar 22 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale. Mokhber, së bashku me kryetarin e Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe kryetari i Gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, do t’i organizojnë zgjedhjet e reja. Zëvendësministri i Jashtëm, Ali Baqeri Kani, u emërua ministër i Jashtëm në detyrë, sipas mediave iraniane. Pasi televizioni shtetëror iranian raportoi më 20 maj se helikopteri ishte rrëzuar për shkak të motit të lig, ekipet për kërkim dhe shpëtim i gjetën trupat e Raisit dhe Amir-Abdollahian në vendin e ngjarjes në veriperëndim të Iranit.
Komunikimi kishte humbur derisa helikopteri po kthehej në Tabriz, pasi Raisi kishte marrë pjesë në përurimin e një dige me homologun e vet azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në kufirin e tyre të përbashkët. IRNA raportoi se të gjithë tetë njerëzit në bordin e helikopterit, të cilin Irani e kishte blerë në fillim të viteve 2000, humbën jetën. Ndërkaq, Uashingtoni tha se për herë të parë Teherani ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara për incidentin me helikopter, por e kishte të pamundur t’i ofronte ndihmë për arsye logjistike.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk specifikoi se si ishte bërë kërkesa apo e çfarë natyre ishte. SHBA-ja dhe Irani nuk kanë raporte diplomatike. Qeveritë e huaja, më 20 maj, shprehën ngushëllime dhe solidarizim. Libani shpalli tri ditë zie për të nderuar Raisin. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Raisi dhe Amir-Abdollahian ishin të dy "miq të vërtetë dhe të besueshëm të vendit tonë".
Hamasi, i cili është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lëshoi një telegram ngushëllimi dhe falënderoi Raisin për "përpjekjet e tij të palodhura për t'u solidarizuar" me popullin palestinez. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, lëshoi një deklaratë me "ngushëllime të sinqerta", duke shtuar "mendimet tona janë me familjet"./ REL
irani
Bota
21 Maj 2024, 21:46
M.B
Foto ilustruese
AMSTERDAM- Holanda nuk do t'i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha...
Bota
21 Maj 2024, 21:37
B.Z
Gjykatësi Nake Georgiev
SHKUP - Zyra për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup hapi të mar...
Bota
21 Maj 2024, 21:18
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë mbyllur një transmetim të drejtpërdrejtë nga media amerikane Associated Press (...
Bota
21 Maj 2024, 21:00
M.B
Automjetet ushtarake ruse shihen gjatë fazës së parë të stërvitjeve, që përfshin trajnim praktik në përgatit...
Bota
21 Maj 2024, 21:09
B.Z
Donald Trump
SHBA - Të martën përfundoi faza e dëgjimit të dëshmive në gjyqin penal ndaj ish-Presidentit Donald Trump i ...
Bota
21 Maj 2024, 20:53
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë paralajmërime në lidhje me përpjekjet e Kremlinit p&e...
Bota
21 Maj 2024, 20:50
r.ll
javier milei
MADRID- Spanja tërhoqi të martën ambasadorin e saj në Buenos Aires, duke thënë se veprimi ishte përfundimta...
Bota
21 Maj 2024, 20:34
M.B
Kryeministri i Moldavisë, Dorin Recean, dhe shefi i diplomacisë të BE-së, Josep Borrell, gjatë ceremonisë së nënshkrim...
Bota
21 Maj 2024, 20:09
M.B
Një nga viktimat
BRAZIL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil ku raportohet se një 16-vjeçar ka v...
Bota
21 Maj 2024, 19:54
B.Z
Pamje nga sherri
RUMANI - Një skenë e paprecedentë është regjistruar këtë të martë gjatë seancës ple...