23 Dhjetor 2022, 18:51
Nga A.B
Momenti i arrestimit
SPANJË-Policia spanjolle ka arrestuar një nga më të kërkuarit e FBI-së gjatë një kontrolli në Madrid. Michael James Pratt, i cili ka origjinën nga Zelanda e Re, ishte në kërkim në SHBA me akuza për shfrytëzim seksual, sulm seksual dhe imazhe të pahijshme të fëmijëve.
Policia spanjolle deklaroi se Michael James Pratt, kërkohet gjithashtu me akuzën e përfitimeve të paligjshme. Ai thuhet se ka fituar më shumë se 17 milionë dollarë përmes krimeve të tij, raporton Skynews.
Ai u arrestua në një hotel në Madrid, aty ku kishte përdorur një nga identitetet e tij të rreme.
Prokurorët në SHBA pretendojnë se burri ishte i përfshirë në prodhimin e pornografisë, rekrutimin e të miturve dhe grave të reja përmes mashtrimit dhe duke fituar më shumë se 17 milionë dollarë në proces. Pretendohet se ai ka paguar gra të tjera për t'i "karrem" viktimat e tij dhe për t'i bindur se materiali i regjistruar nuk do të publikohej.
Sipas dëshmive të viktimave të supozuara, ata mbaheshin kundër vullnetit të tyre në vendet e regjistrimit dhe nuk lejoheshin të largoheshin derisa të përmbushnin kërkesat e producentëve. Në disa raste, ata janë detyruar të kryejnë praktika seksuale të cilat më parë i kishin refuzuar.
Në shtator, autoritetet amerikane lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar dhe FBI e përfshiu atë në mesin e 10 "më të kërkuarve".
arrestim ne spanje fbi michael james pratt
Bota
23 Dhjetor 2022, 18:42
k.m.
Foto ilustruese
TETOVË- Një krim i rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Rogël të Tetovës në Maqedonin&eum...
Bota
23 Dhjetor 2022, 18:47
d.a.
Prokuroria Speciale
HAGË- Prokuroria Speciale tha se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, që dyshohen se kanë kryer vepra t&eu...
Bota
23 Dhjetor 2022, 18:15
A.B
Studiuesit thonë se liria e shtypit në vitin 2022 ka rënë. Dhuna në Meksikë, lufta në Ukrainë, ligjet shtypëse dh...
Bota
23 Dhjetor 2022, 18:08
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Pas sulmeve të fundit ruse me dronë ndaj infrastrukturës energjetike, operatori ukrainas i energjisë Ukr...
Bota
23 Dhjetor 2022, 17:55
d.a.
Heathrow
BRITANI- Grevat e stafit të Forcave Kufitare në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar mund të vazhdojnë për ...
Bota
23 Dhjetor 2022, 17:43
A.B
Juliana Neme
KATAR- Qatar Airways mund të dënohet për sjelljen raciste ndaj një influencuese mbipeshë braziliane pasi ata refuzuan...
Bota
23 Dhjetor 2022, 17:34
d.a.
Anatoly Antonov
SHBA- Uashingtoni po kryen një "luftë proxy" kundër Rusisë dhe rreziku i një "përplasjeje" midis dy vendeve ...
Bota
23 Dhjetor 2022, 17:25
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Dy persona u plagosën nga një makinë bombë në qytetin Melitopol të pushtuar nga Rusia, sipas n...
Bota
23 Dhjetor 2022, 17:13
d,.a
Dacic
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë sot se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon nd...
Bota
23 Dhjetor 2022, 16:57
d.a.
EULEX
KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tha se ende është duke e shqyrtuar mun...