6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Orban, që është në pushtet që 14 vjet, po shpreson që partia e tij Fidesz të përfitojë nga rritja e mbështetjes për krahun e djathtë në mbarë Evropën, teksa po përgatitet të marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së për pjesën e dytë të vitit.
HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se është i gatshëm të marshojë në Bruksel dhe të “pushtojë” zemrën e Bashkimit Evropian para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, teksa partitë opozitare mbajtën një protestë antiqeveritare në Budapest.
Orban, që është në pushtet që 14 vjet, po shpreson që partia e tij Fidesz të përfitojë nga rritja e mbështetjes për krahun e djathtë në mbarë Evropën, teksa po përgatitet të marrë udhëheqjen e presidencës së BE-së për pjesën e dytë të vitit.
Duke folur në një tubim në Budapest në ditën kombëtare të Hungarisë, Orban tha se zgjedhjet evropiane janë shans për të mbështetur Hungarinë.
“Nëse ne mbrojmë lirinë dhe sovranitetin e Hungarisë, ne nuk kemi asnjë zgjedhje tjetër përpos që të pushtojmë Brukselin”, tha Orban gjatë fjalimit para mbështetësve të tij.
“Ne do të marshojmë në Bruksel dhe do të sjellim për vete ndryshimin në BE”.
Orban për një kohë të gjatë ka pasur mosmarrëveshje me shtetet anëtare të BE-së për një sërë çështjesh, përfshirë edhe refuzimin e tij që t’i dërgojë Kievit armë, por edhe për shkak se mban raporte ekonomike me Moskën, edhe pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.
Ai tha se vendimet e BE-së po godasin fermerët, po godasin klasën e mesme dhe po dëmtojnë kompanitë “dhe mbi të gjitha, po e fusin Evropën në luftë”.
“Ne nuk do të pranojmë faktin që Brukseli i ka lënë vetëm evropianët, dhe për më tepër i ka kthyer kundër njëri-tjetrit”, tha Orban.
Partitë opozitare hungareze mbajtën tubime më 15 mars dhe mijëra persona morën pjesë në to. Këto tubime u organizuan nga Peter Magyar, biznesmen, që më herët ishte i afërt me Fideszin e Orbanit. Ai paralajmëroi se shpejt do të krijojë një parti të re për të sfiduar qeverisjen e Orbanit.
Marrë nga REL
Gazmend Bardhoku AUSTRI- Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxher&eu...
Dekorimet SERBI- Një vjedhje spektalore është regjistruar në Serbi ku 43 mijë dekorata janë grabitur nga 10 persona. Fat...
Knut Abraham GJERMANI- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka reaguar në lidhje me deklarat e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar u cili ...
Tomas Szunyog KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar për herë të parë...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndim...
Biden dhe Netanyahu SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qen&eum...
Emmanuel dhe Brigitte Macron FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, është përdorur në një fushat&eum...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kami...
Petkoviç SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e...
Foto ilustruese AFRIKË- Rusia ka ndryshuar strukturën e grupit të saj paraushtarak “Wagner” dhe e ka vendosur atë tashm&eum...