LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu aludon për zgjerimin e luftës në Gaza, ish-krerët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite: Kjo duhet të marrë fund

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë njoftuan për viktima të reja në mesin e palestinezëve të uritur që po kërkonin ushqim në qendrat e shpërndarjes së ndihmave.

6 Gusht 2025, 08:38 Nga M.B
Netanyahu aludon për zgjerimin e luftës në Gaza, ish-krerët
Benjamin Netanyahu

LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën aludoi për një ofensivë më të gjerë ushtarake në Gazën e shkatërruar, edhe pse ish-krerët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite kanë bërë thirrje për dhënien fund të luftës gati 22-mujore. Presioni i ri ndaj Netanyahut vjen në kohën kur Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë ka tejkaluar shifrën 61.000, raporton AP.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë njoftuan për viktima të reja në mesin e palestinezëve të uritur që po kërkonin ushqim në qendrat e shpërndarjes së ndihmave. Ditë më parë, përmes një letre të hapur qindra ish-zyrtarë të sigurisë, përfshirë ish-udhëheqësit e shërbimit të brendshëm të sigurisë, Shin Bet, dhe të agjencisë së spiunazhit, Mossad, kërkuan që presidenti amerikan, Donald Trump, të ndihmojë në përfundimin e luftës së Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ish-zyrtarët e lartë të sigurisë së Izraelit kanë lëshuar edhe video-mesazhe, duke bërë thirrje për ndaljen e luftës. Objektivat e Netanyahut në Gazë janë “një fantazi”, tha Yoram Cohen, ish-shefi i Shin Betit, përmes një videoje.

“Nëse dikush imagjinon se mund të godasim çdo terrorist, çdo strehë dhe çdo armë, dhe njëkohësisht t’i kthejmë pengjet tona në shtëpi – unë mendoj se kjo është e pamundur”, theksoi ai.

Netanyahu mblodhi Kabinetin e Sigurisë për t’i dhënë udhëzime ushtrisë lidhur me fazën e ardhshme të luftës, duke lënë të kuptohet se mund të ketë veprime edhe më të ashpra. Megjithatë, takimi përfundoi disa orë më vonë pa ndonjë njoftim për planet e Izraelit. Presidenti amerikan, Donald Trump, u pyet nga gazetarët nëse e mbështet ripushtimin e Gazës. Ai tha se nuk ishte në dijeni për një “sugjerim” të tillë, por shtoi se “kjo do të varet kryesisht nga Izraeli”.

Netanyahu tha se objektivat e tij përfshijnë mposhtjen e Hamasit, lirimin e 50 pengjeve të mbetura dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë më kurrë kërcënim për Izraelin, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në vitin 2023, që nxiti luftën. Mediat izraelite raportuan për mospajtime mes Netanyahut dhe shefit të shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Eyal Zamir, lidhur me hapat e mëtejshëm në luftë.

Sipas këtyre raportimeve, ku citohen zyrtarë anonimë nga zyra e Netanyahut, kryeministri po i kërkon ushtrisë – e cila tashmë kontrollon rreth tre të katërtat e Gazës – të pushtojë të gjithë territorin, një hap që mund të rrezikojë pengjet, të përkeqësojë krizën humanitare dhe ta izolojë më shumë Izraelin në arenën ndërkombëtare. Zamir raportohet se kundërshton këtë hap dhe mund të japë dorëheqje ose të shkarkohet nëse plani miratohet. Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar për këto raportime.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Sipas zyrtarëve izraelitë, 50 pengje janë në Gazë dhe vetëm 20 prej tyre besohet se janë gjallë. Ofensiva izraelite ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në Rripin e Gazës dhe mbi 2 milionë banorët e kësaj enklave po përballen me krizë të rëndë humanitare./ REL

lindje e mesem

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale