Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ai foli pasi Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin armatime për ofensivën për të cilën është zotuar prej kohësh Izraeli për në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nëse do të duhet, vendi i tij do të “qëndrojë vetëm” në luftën kundër Hamasit, duke rrezikuar një thellim të krizës në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Ai foli pasi Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin armatime për ofensivën për të cilën është zotuar prej kohësh Izraeli për në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Izraeli thotë se Rafahu është baza e fundit e Hamasit në Gazë dhe zoti Netanyahu është zotuar se do të kryejë ofensivë në qytet, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar për shkak të shqetësimeve se më shumë se 1 milion palestinezë janë strehuar atje. “Nëse duhet të qëndrojmë të vetëm, do ta bëjmë. Nëse duhet, do të luftojmë me thonj”, tha ai.
Organizatat humanitare dhe ato të shëndetësisë paralajmëruan se një ofensivë në shkallë të gjerë nga Izraeli në Rafah do të kishte pasoja katastrofike dhe shtuan se është e pamundur zhvendosja në masë e popullsisë në mënyrë të sigurtë.
Ndërkohë, sot u nis drejt portit të përkohshëm të ndërtuar në Gazë nga Shtetet e Bashkuara ngarkesa e parë me ndihma humanitare.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dha urdhër rreth dy muaj më parë për ndërtimin e platformës së madhe lundruese.
Pika kufitare e Rafahut, mes Egjiptit dhe Gazës është mbyllur që kur ushtria izraelite mori kontrollin e pjesës palestineze të martën, duke bllokuar hyrjen e ndihmave humanitare, për të cilat banorët kanë dëshpërimisht nevojë. Kombet e Bashkuara thonë se në veri të Gazës, popullata po përballet me zi buke.
Sulmet e fundit izraelite në Rafah, kanë çuar në mbylljen e disa prej qendrave mjekësore që deri më tani u kishin shërbyer rreth 1.3 milionë banorëve të Gazës që janë strehuar në qytetin jugor pët t’i shpëtuar luftimeve në zona të tjera.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një nga tre spitalet e mbetura në Rafah është mbyllur për shkak të mungesës së karburantit dhe energjisë elektrike të nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Lufta në Gazë ka detyruar mbi 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset dhe ka shkaktuar shkatërrim në masë të apartamenteve, spitaleve, xhamive dhe shkollave në një sërë qytetesh.
Zyrtarë të shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë njoftuar se numri i të vrarëve, si pasojë e ofensivës izraelite ka shkuar në 34,500 vetë.
Izraeli ndërmorri operacionin ushtarak, pas sulmit nga grupi Hamas, në 7 tetor, ku sipas autoritete izraelite u vranë 1200 persona dhe u morën peng 250 të tjerë./VOA
Roger Fortson SHBA- Një anëtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic që u fu...
foto nga vendngjarja TAILANDË- Të paktën një person është vrarë dhe katër janë plagosur sot nga shpërthim...
foto ilustruese SHBA- Aktorja e filmave pornografikë Stormy Daniels u përball me pyetje të reja të enjten gjatë gjyqit në Nju...
VENEZUELA- Venezuela mund të jetë kombi i parë në historinë moderne që humbi të gjitha akullnajat. Iniciativa Ndërkomb...
Barron Trump FLORIDA- Barron Trump, djali më i vogël i ish-presidentit Donald Trump, u zgjodh si një nga delegatët kryesorë ...
Ramón Fonseca Mora PANAMA- Ndërron jetë bashkëthemeluesi i firmës ligjore në qendër të skandalit të taksave ...
foto ilustruese UKRAINA- Dy gra ukrainas u vranë si pasojë e sulmeve ruse në Belogord dhe Krusk, që ndodhen mes kufirit Rusi-Ukrain&eum...
foto ilustruese QIPRO- Një anije mallrash amerikane e ngarkuar me ndihma humanitare u largua nga Qiproja mesditën e sotme për në R...
Aleksandar Shapiç SERBI- Një video që është shpërndarë në rrjetet sociale tregon Aleksandar Shapiç, kryeta...
Foto ilustruese KOSOVË - Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në Kosovë, në...