LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu u shpreh kundër, diplomatët e BE-së mbështesin zgjidhjen me dy shtete Izrael – Palestinë

Një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli kundër krijimit të një shteti palestinez, kryediplomatët e Bashkimit Evropian këmbëngulën se e vetmja zgjidhje për konfliktin është krijimi i dy shteteve.

22 Janar 2024, 18:16 Nga r.ll
Netanyahu u shpreh kundër, diplomatët e BE-së mbështesin
foto ilustruese

BRUKSEL- Bashkimi Evropian vendosi sot sanksione të reja ndaj Hamasit pasi sipas Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Brukseli e sheh si shumë të rëndësishme shpërbërjen e rrjetit financiar të organizatës që Uashingtoni dhe BE e konsiderojnë si terroriste.

Kjo duket të jetë pika e vetme, me të cilën diplomatët evropianë janë në pajtim me Izraelin, pasi për një çështje tjetër me rëndësi, atë të krijimit të një shteti palestinez, Izraeli dhe Brukseli nuk bien dakord.

Një ditë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli kundër krijimit të një shteti palestinez, kryediplomatët e Bashkimit Evropian këmbëngulën se e vetmja zgjidhje për konfliktin është krijimi i dy shteteve.

“Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdojë të këmbëngul fuqishëm kundër një shteti palestinez”, tha Kryeministri Netanyahu të dielën.

“Izraeli mund të jetë i sigurt vetëm kur palestinezët të kenë siguri dhe dinjitet. Palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe liri vetëm kur Izraeli ka siguri. Prandaj zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme. Ata që e kundërshtojnë këtë nuk kanë dalë me një alternativë deri më tani”, tha Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, para se të hynte në takim.

Qëndrimin e zonjës Baerbock e mbështeti edhe shefi i politikës së jashtme të BE-s, Josep Borrell.

“Unë mendoj se ne duhet të ndalojmë së foluri për paqen dhe të fillojmë të flasim më konkretisht për procesin e zgjidhjes me dy shtete. Pra le të flasim për atë që duam të bëjmë. Ajo që duam është të ndërtojmë një zgjidhje me dy shtete”, tha zoti Borrell.

Gjatë takimit që u mbajt sot të kabinetit të Autoritetit Palestinez, Kryeministri Mohammad Shtayyeh tha se ka një lëvizje ndërkombëtare drejt zgjidhjes me dy shtete.

“Ne e dimë se ka një konsensus ndërkombëtar për krijimin e një shteti palestinez”, tha zoti Shtayyeh.

Në Bruksel, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i pranishëm në takimin e BE-së, tha se do të kërkojë nga BE-ja ndihmë për dy qëllime: lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe:

“Së dyti, të mbështesim Izraelin për të shkatërruar organizatën terroriste Hamas që sulmoi Izraelin në mënyrë brutale dhe ne duhet të rikthejmë sigurinë tonë. Ushtarët tanë po luftojnë në kushte shumë të vështira për këto dy qëllime: të kthejnë pengjet dhe të rivendosin sigurinë për qytetarët e Izraelit”, tha zoti Katz.

Me kërkesën e dytë janë pajtuar diplomatët e BE-së të cilët sipas ministres së jashtme gjermane Baerbock, e shohin shpërbërjen e rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit si tejet të rëndësishëm.

“Bashkimi Evropian sapo ka miratuar sanksione kundër rrjetit financiar dhe atij mbështetës të Hamasit”, njoftoi zonja Baerbock .

Para dhe gjatë takimit të BE-së janë bërë edhe thirrje për një pauzë të re në luftën e Izraelit për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në Gazë./VOA

be lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj