Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
VIDEO/ Netanyhu merr fjalën në OKB, dhjetra delegatë largohen nga salla
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë fajlimit të tij në Asamblenë e Përgjithsme të OKB-së, se Izraeli duhet të përfundojë punë në Gaza.
26 Shtator 2025, 16:09Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA - Dhjetra delegatë janë larguar sapo kryeministri izraeli filloi të fliste në mbledhjen e OKB-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë fajlimit të tij në Asamblenë e Përgjithsme të OKB-së, se Izraeli duhet të përfundojë punë në Gaza. Pas kësaj deklarate dhjetra delegatë nga vende të ndyshme kanë lënë sallën në shenjë revolte.
The Guardian raportoi se ndërsa Netanyahu filloi të fliste për luftën mes Izraelit me Iranin, pati disa britma nga turma në sallë, por edhe disa duartrokitje. Benjamin Netanyahu, tha se do të vazhdojë luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe u tha pengjeve që ende mbahen nga militantët palestinezë se nuk i kishte harruar. Ai akuzoi udhëheqësit botërorë se po e qetësojnë të keqen në vend që ta mbështesin Izraelin. Ai pretendoi se shumë udhëheqës që e dënojnë publikisht Izraelin, na falënderojnë pas dyerve të mbyllura.
Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu pretendoi se Izraeli po zbatonte më shumë masa për të minimizuar viktimat civile sesa çdo ushtri në histori. Netanyahu denoncoi gjithashtu ashpër edhe vendet perëndimore pasi ata njohën shtetin e Palestinës, ndërsa i akuzoi ato se u përkulën ndaj presionit të aktivistëve dhe të atyre që e akuzuan Izraelin për krime lufte kundër palestinezëve në Gaza.