LIVE UPDATES
Bota

Nga bashkëpunimi me qeveritë konservatore deri te parternitetet ekonomike me fuqi rajonale/ DW: Qeveria gjermane zgjeron rrjetin e partneriteteve

Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi këtë javë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul po përfundon vizitat në shtetet e rajonit Azi-Paqësor (Australi, Zelandë e Re, Singapur, Tonga, Brunei).

6 Shkurt 2026, 22:44 Nga DOSJA

Nga bashkëpunimi me qeveritë konservatore deri te parternitetet

GJERMANI- Aktivitetet e fundit intensive diplomatike e ekonomike të qeverisë gjermane të kujtojnë periudhën pas nisjes së luftës në Ukrainë, kur u ndërprenë furnizimet me gaz rus dhe Berlini u detyrua të kërkojë partnerë të rinj. Tani është aleanca me SHBA "nën presion", pas shpalljes së strategjisë së re ndaj Evropës nga SHBA. Jo vetëm Gjermania, por edhe fuqi të tjera të mesme perëndimore si Kanadaja, po kërkojnë partnerë në botë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi këtë javë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul po përfundon vizitat në shtetet e rajonit Azi-Paqësor (Australi, Zelandë e Re, Singapur, Tonga, Brunei).

"Na duhen partneritete të tilla... në një botë ku fuqitë e mëdha dominojnë politikën", shpjegoi kancelari Merz para medieve në Riad. Ai tha se kështu do të ruajmë më mirë lirinë, sigurinë dhe mirëqënien tonë. Ministri i Jashtëm Wadephul ishte edhe më i drejtpërdrejtë: "Nuk ka vakum pushteti askund në botë, ai mbushet nga ata që janë të pranishëm", u shpreh Wadephul-i në kanalin televiziv ZDF.

Shtetet e Gjirit: Interesa ekonomike e diskutime

Intensifikimi i bashkëpunimit me vendet e Gjirit, ndonjë prej te cilave njihen për rekorde të diskutueshme të drejtave të njeriut, solli pyetje në mediet gjermane. I ndërgjegjshëm për këtë, Merz-i tha se e kishte trajtuar temën e të drejtave të njeriut në të gjitha takimet me shtetet e Gjirit. Por "këtë unë e bëj pas dyerve të mbyllura", sqaroi ai.

Bashkëpunimi tregtar mes Gjermanisë dhe vendeve të Gjirit mbështetet në interesa reciproke. Ndërsa Arabia Saudite synon modernizimin e strukturave të vendit, Berlini po punon për ripërtëritjen e ekonomisë gjermane. Monarkitë e pasura të Gjirit janë të gatshme të shpenzojnë qindra miliarda dollarë për t'u modernizuar. Sauditët janë shumë të interesuar për teknologjinë gjermane, si për inxhinierinë e ndërtimit, të punimeve nëntokësore, por edhe për armatimin gjerman. Siç u shpreh ministri i jashtëm Wadephul, "shumë shtete duan të bashkëpunojnë me ne".

Përpara kësaj (12.01.-13.01.), kancelarin Merz e pritën me ngrohtësi edhe në Indi, ku ai nënshkroi 19 marrëveshje ekonomike, përfshirë një partneritet prej 1.24 miliardë eurosh për energji të rinovueshme dhe mbajtjen e manovrave të përbashkëta detare dhe ajrore.

Dhjetë ministra gjermanë në Romë: Merz e Meloni ndërtojnë konsensus
Nga udhëtimet, veçanërisht tërhoqi vëmendjen takimi i kancelarit Merz me kryeministren italiane Meloni (23.01.2026). Friedrich Merzin e shoqëruan në Romë dhjetë ministra gjermanë, gjysma e qeverisë. Atje, Berlini dhe Roma u shprehën qartësisht të të njëjtit mendim thuajse për të gjitha çështjet për të ardhmen e Evropës.

Të dyja palët ranë dakord në një dokument që të forcojnë koordinimin në çështjet evropiane. Ato duan të frenojnë imigrimin e paligjshëm dhe të rrisin riatdhesimet. Do të ketë më shumë projekte të përbashkëta për mbrojtjen.

Korrespondentë që e përjetuan vizitën e kancelarit në Romë konstatuan se midis Merz-it dhe Melonit po zhvillohet një miqësi e ngushtë. Meloni është politikisht stabile, në dallim nga Emmanuel Macron-i. Ajo dhe kancelari Merz kanë të njëjtin qëndrim për disa politika të Presidentit Trump, siç doli në pah edhe në deklaratat në Romë për Bordin e Paqes, Meloni mendon ngjashëm për Ukrainën dhe për tregtinë botërore.

Giorgia Melonit i përshtatet interesi gjerman, pasi pret që Italia të merret seriozisht në Evropë. Konsultimet i nxitën disa komentatorë të flasin për një bosht të ri Berlin-Romë, por në Gjermani bashkëpunimi përgjithësisht nuk preferohet të quhet i tillë.

Eufori e zbehur mes Berlinit dhe Parisit

Bashkëpunimi midis Gjermanisë dhe Francës po kalon nëpër ndryshime që nga maji 2025, kur erdhi në pushtet Merz-i. Sapo mori detyrën, Merz-i e shpalli konsolidimin e partneritetit me Francën si objektiv parësor. Brenda gushtit u finalizuan njëzet "projekte bazë", por optimizmi i parë është dobësuar gradualisht.

Disa ekspertë e konsiderojnë si element qendror për intensifikimin e bashkëpunimit Merz-Meloni faktin se marrëveshja e Mercosurit (marrëveshja tregtare midis BE dhe shteteve amerikanojugore) u miratua në fund nga BE vetëm falë mbështetjes italiane. Franca e kundërshtoi, megjithëse BE e kishte negociuar prej 25 vjetësh marrëveshjen me shtetet e Mercosur-it.

Në Berlin janë të acaruar nga qëndrimi bllokues francez për prodhimin e avionit të përbashkët luftarak të së ardhmes. Ky projekt rrezikohet të falimentojë. Fërkime ka edhe për qëndrimin ndaj Ukrainës. Iniciativa e Macronit për të ftuar në Paris, pa rakordim me Berlinin, Presidentin rus Putin, në një takim të G-7-ës (iniciativë që e publikoi Presidenti Trump), erdhi papritur.

Berlini konsolidon pushtetin

Franca mbetet një fuqi ushtarake e rëndësishme evropiane. Por edhe ushtarakisht, Berlini po punon intensivisht që të ndërtojë ushtrinë më të madhe konvencionale  në Evropë. Në fund të janarit Gjermania deklaroi se ka nisur zyrtarisht si prioritet zhvillimin e një sistemi nacional të zbulimit të raketave të bazuar në satelitë, për të qenë më e pavarur.

Ndërsa Franca përballet me një borxh mbytës, që e kufizon në disa drejtime. Njëkohësisht, edhe analistë francezë konstatuan së fundi se Merzi është shumë i pranishëm ndërkombëtarisht.  Parisi e ka të vështirë "strukturalisht" , kur Berlini konsolidon pozicionin si lojtar politik dominues./DW

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë