LIVE UPDATES
Bota

Nga përfshirja e Putin tek kërcënimi për një luftë të re, BILD: Serbia duhet ndalur!

Fakti që forca e KFOR-it, e udhëhequr nga NATO është vendosur që nga viti 1999 dhe lejohet të ndërhyjë ushtarakisht menjëherë, do të thotë se ‘kalimi i kufirit serb në Kosovë nga ushtria serbe çon në mënyrë të pashmangshme në luftë mes Serbisë dhe NATO-s.

2 Tetor 2023, 17:46 Nga f.i
Nga përfshirja e Putin tek kërcënimi për një luftë
foto ilustruese

KOSOVË- "Frika e luftës është kthyer në fuçinë e barutit të Europës", kështu e nis artikullin e saj për situatën në Kosovë gazeta gjermane BILD. 

Në shkrimin janë ngritur disa pyetje nga kërcënimi për një luftë të re në Ballkan, deri tek përfshirja në sulm e presidentit rus Vladimir Putin. BILD intervistoi ekspertë të lartë në rajon dhe sjell përgjigjet më të rëndësishme për krizën aktuale.

A ekziston rreziku i një lufte të re ballkanike?

Tensionet në ish-zonën e luftës (1998-1999) u përshkallëzuan javën e kaluar kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë në veri të Kosovës, sulmuan oficerët e policisë së Kosovës në një fshat të banuar me shumicë serbe. Një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë. Tre sulmues serbë vdiqën. Udhëheqësi serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, vendosi trupa në kufirin me Kosovën- në mënyrë më kërcënuese dhe më masive sesa ka bërë prej shumë vitesh!

Sa e rëndë është situata në kufi?

Vendosja e trupave serbe ‘ishte shfaqje force dhe parandaluese kundër Kosovës, e cila filloi të vendoste policinë e saj speciale në veri disa muaj më parë,’ thotë Jakov Devciç, kreu i zyrës për Serbinë dhe Malin e zi në ‘Fondacionin Konrad Adenauer’.

Ish-kreu gjerman i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali në pension Erhard Buehler thotë për BILD se zhvillimet aktuale në kufi janë ‘shqetësuese’. Ai thotë se presidenti Vuçiç mban fajin kryesor. “Është hera e tretë në dy vite që Vuçiç dislokon trupat e tij- por kurrë nuk ka qenë më kërcënuese dhe masive se sa tani. Kjo duhet të marrë fund,” thotë Buehler.

Edhe Konrad Clewing nga Instituti Leibniz për Studimin e Europës Qendrore dhe Juglindore, tha gjithashtu për BILD: “Kësaj radhe situata është më e rrezikshme. Sepse trupat sigurisht mund të përdoren për sulme në territorin e Kosovës”.

A ekziston tani një kërcënim për një luftë të re në Ballkan?

Ekspertët argumentojnë për çështjen e luftës:

-Një luftë e nxehtë është me shumë gjasë e pamundur, sipas ekspertit ballkanik Devcic: “Shumica e serbëve nuk duan të njohin shtetin e Kosovës në asnjë formë, por gjithashtu nuk janë të interesuar të shkojnë në luftë për të”.

-Eksperti i Leibniz-it, Clewing e kundërshton: “Sot e konsideroj për herë të parë një luftë si të mundshme, por jo me gjasa të mëdha”.

Arsyetimi i Clewing: Në një fjalim drejtuar kombit të dielën në mëngjes, Vuçiç tha se ‘për të bëhet fjalë për sovranitetin serb dhe integritetin territorial (përfshirë Kosovën!), dhe se Serbia do të fitojë’. Nëse Vuçiç duket i tunduar nga mundësia për të ecur përpara, në ditët e muajt e ardhshëm mund të ndodhë një sulm në veri të Kosovës. Vuçiç ka qenë nën presion të konsiderueshëm brenda vendit prej muajsh.

Fakti që forca e KFOR-it, e udhëhequr nga NATO është vendosur që nga viti 1999 dhe lejohet të ndërhyjë ushtarakisht menjëherë, do të thotë se ‘kalimi i kufirit serb në Kosovë nga ushtria serbe çon në mënyrë të pashmangshme në luftë mes Serbisë dhe NATO-s’, thotë Clewing.

A ka gisht në lojë tirani i Kremlinit, Vladimir Putin?

Serbia është afër Rusisë dhe mund të jetë e sigurt për mbështetjen e Moskës. Ish-komandanti i KFOR-it, Buehler thotë: “Rusia dhe Serbia, Putini dhe Vuçiçi mbështeten në konfliktet e ngrira etnike në Ballkan, të cilat mund t’i ringjallin në çdo kohë”. Putini është pa dyshim një pjesë aktive e konfliktit.

Historiani i Leibniz-it, Clewing është i sigurt: “Për Rusinë, përveç luftës së saj kundër Ukrainës, çdo dobësim dhe shpërqendrim i Perëndimit nga problemet kudo në botë dhe veçanërisht këtu në Europë, është shumë i mirëpritur”.

Çfarë duhet të bëjnë BE-ja dhe NATO-ja tani?

Ish-gjenerali Buehler kërkon pasoja të rënda: “Liderit serb, Vuçiç, duhet t’i tregohet se ky ishte fundi. BE dhe NATO duhet të vendosin sanksione kundër Beogradit”. Një gjë të tillë e ka kërkuar më parë edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Ushtria serbe listohet si ‘partnere’ nga NATO dhe ftohet në stërvitje. Por Buehler thotë: “Politikisht ne duhet të vazhdojmë të flasim, por partneriteti ushtarak tani duhet të ngrijë”.

Çfarë do të thotë përshkallëzimi aktual për Europën?

Kriza në Ballkan ka një ndikim të qartë edhe në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Eksperti i Ballkanit, Devcic, paralajmëron për një tjetër ‘pikë të hapur krize në Europë që do të na godasë pak përpara zgjedhjeve europiane dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2024’.

-Një vakum pushteti që rrethon zgjedhjet në Perëndim dhe që do ‘të kufizojë aftësinë tonë për të vepruar’.

-BE dhe KFOR duhet të vepronin më me forcë: “Pa më shumë prani perëndimore, dhe rrjedhimisht edhe gjermane në veri të Kosovës, nuk do ketë paqe dhe siguri”.

Historiani Clewing paralajmëron për një ‘destabilizim’ për Europën dhe një ‘turp të madh për BE-në’: “I ashtuquajturi dialog i ‘moderuar’ i BE-së mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka çuar pothuajse asgjëkundi”.

Përfundimi vjen nga Clewing: “Serbia duhet të ndalet- së pari diplomatikisht dhe politikisht. Por në një rast emergjence, edhe ushtarakisht përmes NATO-s”.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë