Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
KOSOVA- Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes së cilit do të kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë. Në emër të organizatave, Bind Skeja tha se po kërkojnë një projektligj i cili do të përfshinte, ndër të tjera, shërbime klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrim të parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale dhe mekanizma për ngritje të profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të vetvrasjes.
Gjithashtu, shtoi ai, projektligji duhet të përfshijë shërbime dhe mbështetje sociale, jo klinike, për persona me mendime të vetëvrasjes, mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vet-lënduese, programe specifike për komunitete jo shumicë dhe mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes. Skeja tha se niveli institucional nuk ofron asnjë shërbim për parandalim të vetëvrasjes.
“E vetmja që ofrohet janë disa ditë të mbyllur në psikiatri për trajtim pa vullnet gjë që OKB e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai.
Që nga viti 2019 funksionon "Linja e Jetës", qendër telefonike vullnetare në Kosovë që ofron ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi. Të gjitha të dhënat e telefonuesve mbesin konfidenciale. Inicimi i këtij peticioni vjen duke u bazuar në Ligjin për nisma legjislative, sipas së cilit përvec presidentit, deputetëve dhe qeverisë, edhe qytetarët me të drejtë vote kanë të drejtë për nismë legjislative. Për të qenë i vlefshëm peticioni, ai duhet të nënshkruhet nga së paku 10.000 qytetarë.
“Jemi të bindur që me këtë peticion jemi duke filluar një proces të pakthyeshëm të shërimit të plagëve tona komunitare”, tha Skeja./ REL
Pedro Sanchez dhe Begona Gomez MADRID– Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi sot se pas një periudhe reflektimi për të ...
Policia KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Ferizaj pas një sherri të regjistruar mes dy grupesh. pasi q&eum...
KOSOVA- Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha se serbët në katër komuna në ve...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një intervistë të zhvilluar së fundmi ë...
UKRAINA- Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ...
Xi Jinping KINA- Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga datat 5-10 maj. Lajmin e bëri ...
Humza Yousaf SKOCIA- Humza Yousaf i Skocisë po konsideron dorëheqjen si ministër i parë në vend që të përballet me...
Aksidenti MEKSIKË- 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën pas një aksident të regjistruar të ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Sulmet ajrore izraelite në tre shtëpi në qytetin jugor të Gazës, Rafah, vranë 13 persona dhe ...
Foto ilustruese GAZA- Ndërtimi i një porti provizor në brigjet e Rripit të Gazës, sipas të dhënave të SHBA-së,...