Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të ndërmjetësuara nga Omani, bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik.

Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën më 17 shkurt bisedimet jodirekte për programin bërthamor të Teheranit, prapa dyerve të mbyllura në Gjenevë të Zvicrës.
Të ndërmjetësuara nga Omani, bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik.
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake.
“Nuk mendoj se ata i duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, u tha Trump gazetarëve më 16 shkurt.
“Ne mund të kishim marrëveshje në vend se t’i dërgonim B-2-shët për të shkatërruar potencialin e tyre bërthamor. Dhe, neve na duhej t’i dërgonim B-2-shët”, shtoi Trump, duke iu referuar bombardimeve të objekteve bërthamore të Iranit në qershor të vitit 2025.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara forcojnë praninë e tyre ushtarake pranë kufijve të Iranit, trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) nisën më 16 shkurt manovra detare në Ngushticën e Hormuzit.
Mediat iraniane raportuan se qëllimi është të testohen aftësitë operacionale të Marinës së IRGC-së, përballë “kërcënimeve të mundshme të sigurisë dhe ushtarake”.
Trump tha se do të jetë i përfshirë në bisedimet e Gjenevës “në mënyrë indirekte”.
Ky është rundi i dytë i negociatave mes Teheranit dhe Uashingtonit këtë vit, pas bisedimeve të zhvilluara më herët këtë muaj në Muskat.
Irani tha se është i gatshëm t’i nënshtrohet një regjimi të rreptë inspektimesh në objektet e tij bërthamore, në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane.
Megjithatë, Teherani refuzoi mundësinë e negociatave për çështje si programi i tij raketor dhe mbështetja për grupet e ashtuquajtura ‘proxy’ në rajon, edhe pse administrata Trump insiston se ato duhet të adresohen.
Bisedimet po zhvillohen në konsullatën e Omanit, me ndërmjetës që shkëmbejnë mesazhe mes ministrit iranian të Jashtëm, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff./REL
Grok IRLANDA- Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Irlandë nisi një hetim ndaj chatbot-it të inteligj...
GJERMANI- A janë platformat e mediave sociale të mira për zhvillimin e vajzave dhe djemve? Australia thotë jo. Që nga dhjet...
foto ilustruese Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) nënvizon se klima e biznesit në Shqipëri vijon të përballet me pa...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të marrë një vendim shumë shpejt mbi shitjet e mun...
Netanyahu SHBA SHBA- Lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit janë të ngushta, por dallimet strategjike dhe taktike ende shfaqe...
Marco Rubio BUDAPEST- Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio tha se arritja e një marrëveshjeje me Iranin mbetet e vështir&eu...
Pamjet INDONEZI- Një gropë gjigante në fshatin Pondok Balik, në rrethin Ketol të provincës Aceh në Indonezi, vazhdon t&e...
Foto ilustruse FRANCA- Policia franceze ka nisur një hetim për vrasje pasi një aktivist i ekstremit të djathtë vdiq në spital...
Foto ilustruse SUDAN- Një sulm me dron ka ndodhur në një treg në Kordofanin e Veriut, në qendër të Sudani...
Foto ilustruse PAKISTAN- Një sulm me bombë ka ndodhur jashtë stacionit të një komisariati në Pakistan. Si pasojë e k&eum...