LIVE UPDATES
Bota

Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një “akt terrorist” në Lviv të Ukrainës

Në orët e hershme të mëngjesit të 22 shkurtit, policia kombëtare e Ukrainës njoftoi se pak pas mesnatës ishte bërë një thirrje emergjente për hyrje me forcë në një dyqan lokal.

22 Shkurt 2026, 13:20 Nga I.A

Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një

UKRAINË- Një oficere policie u vra dhe dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në qytetin e madh perëndimor të Ukrainës, Lviv, të cilat autoritetet i përshkruan si “akt terrorist”. Në orët e hershme të mëngjesit të 22 shkurtit, policia kombëtare e Ukrainës njoftoi se pak pas mesnatës ishte bërë një thirrje emergjente për hyrje me forcë në një dyqan lokal.

Sipas njoftimit, pasi një njësit patrullimi mbërriti në vendngjarje, ndodhi një shpërthim, i cili u pasua nga një tjetër shpërthim kur në vend arriti një njësit i dytë.

“Është vërtetuar paraprakisht se kanë shpërthyer mjete të improvizuara shpërthyese”, tha policia në Telegram.

Policia bëri të ditur se nga shpërthimet humbi jetën oficerja e patrullës 23-vjeçare, Viktoriya Shpylka, e cila kishte nisur punën në rajon në vitin 2023 dhe ishte martuar me një tjetër oficer patrulle në vjeshtën e vitit 2025.

Të paktën 25 njerëz të tjerë u plagosën nga incidenti. Në një intervistë televizive, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se tre persona ndodhen në gjendje “kritike”.

Olha Pidcerkovna, mjeke e urgjencës në spitalin lokal, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se këta tre persona janë vendosur në aparate të frymëmarrjes së asistuar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti ngjarjen “sulm terrorist” dhe tha se policia ka ndaluar një të dyshuar. Ai nuk dha hollësi të mëtejshme.

Klymenko shtoi se po vazhdojnë “masat operative dhe veprimet hetimore”: “Autoritetet po identifikojnë persona të tjerë të përfshirë në kryerjen e këtij krimi”.

“Oficerët e policisë u përgjigjen thirrjeve çdo ditë dhe natë, pa e ditur kurrë se çfarë i pret. Por, ata nxitojnë të ndihmojnë, sepse mbrojtja e njerëzve është detyra e tyre kryesore”, shkroi ai në Telegram.

Ndërkohë, ushtria ruse lëshoi 50 raketa dhe 297 dronë në sulme gjatë natës kundër Ukrainës, njoftoi forca ajrore e vendit më 22 shkurt.

Zelensky tha se shtatë rajone u goditën, duke shtuar se sulmet në rajonin e Kievit vranë një person dhe plagosën tetë të tjerë, përfshirë një fëmijë.

Sipas ekipeve të shpëtimit, të plagosurit u nxorën nga rrënojat pas sulmit, ndërsa një burrë vdiq nga plagët gjatë rrugës për në spital.

“Synimi kryesor i sulmit ishte sektori energjetik. Janë dëmtuar edhe ndërtesa të zakonshme banimi dhe ka dëme në hekurudhë”, shkroi Zelensky në platformën X.

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës, Ukrenergo, raportoi se sulmet ruse kanë shkaktuar sërish ndërprerje emergjente të energjisë në disa rajone, përfshirë kryeqytetin.

Mes temperaturave jashtëzakonisht të ulëta të dimrit, Rusia ka goditur vazhdimisht objektet e energjisë dhe të ngrohjes në Kiev dhe në mbarë vendin, duke ua vështirësuar miliona ukrainas përpjekjet për të pasur ngrohje dhe për ta vazhduar jetën e përditshme.

Sulmet ndodhën disa ditë pasi rundi i fundit i bisedimeve të paqes, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja në Gjenevë, përfundoi pa ndonjë përparim për t’i dhënë fund pushtimit rus, i cili më 24 shkurt do të shënojë katërvjetorin. Ndërsa një rund i ri bisedimesh mund të zhvillohet sërish në të ardhmen e afërt, Zelensky tha se me sulmet masive ndaj Ukrainës, Moska vazhdon “të investojë më shumë në goditje sesa në diplomaci”./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës