LIVE UPDATES
Bota

Frikë për një pandemi tjetër.../ Një virus i ngrirë për 48,500 vjet në permafrost është 'rikthyer në jetë'

Rritja e temperaturave po shkakton “zgjimin” e patogjenëve dhjetëra mijëra vjeçarë. 7 “viruse gjigante” kanë ruajtur kapacitetin e tyre infektues dhe janë riprodhuar në laborator.

28 Nëntor 2022, 11:48 Nga k.m.
Frikë për një pandemi tjetër.../ Një virus i
Foto ilustruese

Shkencëtarët kanë zbuluar 7 lloje virusesh që ishin ngrirë dhe varrosur për mijëra vjet në permafrostin siberian dhe i rikthyen në jetë në laborator, ku edhe u replikuan. Edhe pse mund të duket shumë e rrezikshme, sipas ekipit të studiuesve, ky lloj hetimi është thelbësor në funksion të ndryshimeve klimatike, duke marrë parasysh se akulli po shkrihet gjithnjë e më shpejt dhe organizmat e ruajtur, ndoshta të evoluar në mikrosistemet tashmë të zhdukur, mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik  pasi ruajnë kapacitetin e tyre infektues. Rritja e temperaturave në fakt mund të shkaktojë zgjimin e viruseve të lashta patogjene.

Virusi gati 50,000-vjeçar gjendet në fund të liqenit

Viruset "më të rinj" ishin ngrirë për 27,000 vjet, ndërsa "më i vjetri" për 48,500 vjet, duke e bërë atë virusin më të vjetër që është rikthyer ndonjëherë në jetë deri më tani. "48,500 vjet është një rekord botëror për një virus," thotë Jean-Michel Claverie nga Universiteti i Aix-Marseille në Francë, i cili me ekipin e tij në të kaluarën kishte sjellë tashmë në jetë dy viruse të tjerë 30,000-vjeçarë nga mbetjet e mamuthëve të ngrira në permafrost. Virusi 48,500-vjeçar e ka origjinën nga ngrica e përhershme 16 metra nën fundin e një liqeni në Yukechi Alas, Yakutia, Rusi. Është një lloj pandoravirusi - një virus gjigant që infekton organizmat njëqelizore të njohur si ameba, siç është testuar në laborator (por ky lloj virusi nuk mund të infektojë bimët apo kafshët). 

"Nëse viruset e lashta gjigante mbeten infektive pasi janë ngrirë për kaq shumë kohë, ka të ngjarë që edhe llojet e tjera të viruseve të gjitarëve do të jenë infektive," thotë Claverie.

Kontaminimet

Ndërsa 48,500 vjet mund të jenë një rekord për një virus, disa grupe shkencëtarësh thonë se kanë ringjallur bakteret e bllokuara në sedimente, akull ose kristale kripe që janë deri në 250 milionë vjet të vjetra. Megjithatë, është e paqartë nëse organizmat janë në të vërtetë kaq të vjetër ose nëse janë kontaminuar nga mostrat më të reja. 9 viruset e rikthyer në jetë nga ekipi i Claverie janë të dallueshëm nga ata të njohur tashmë.

Pse po studiohen këto virusë

“Siç është dokumentuar fatkeqësisht nga pandemitë e fundit, çdo virus i ri pothuajse gjithmonë kërkon një përgjigje të caktuar mjekësore, në formën e një vaksine antivirale. Prandaj është legjitime të reflektohet mbi rrezikun e grimcave të lashta virale që mbeten ende infektive dhe që mund të kthehen në qarkullim për shkak të shkrirjes së permafrostit,”- pretendon autori i studimit.

“Ndërsa kishte pak njerëz në Arktik që ishin të ekspozuar ndaj kërcënimeve të tilla të infeksionit, gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin në këto zona për të minuar burime si ari dhe diamante,” shton Claverie. Dhe hapi i parë në miniera është heqja e shtresave të sipërme të permafrostit. Rreziku është real por është i pamundur të llogaritet.' Eric Delwart i Universitetit të Kalifornisë, San Francisko beson se rreziku i një virusi të lashtë të ngrirë në permafrostit shkakton një pandemi është shumë më të ulët sesa me viruset që qarkullojnë midis kafshëve të egra dhe shtëpiake. Rebecca Katz nga Universiteti Georgetown në Uashington nuk është e të njëjtit mendim dhe beson se rreziku duhet marrë seriozisht./corriere.it

siberi virus

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj