12 Tetor 2022, 12:06
Nga d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë mbledhjes së 100-të të Qeverisë të mbajtur ditën e sotme ka vlerësuar punën e kabinetit të tij, të cilit i atribuoi suksesin për zgjidhjen e disa problemeve të trashëguar nga e kaluara.
Kurti theksoi se gjatë qeverisjes së tij janë ndaluar ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve publike dhe ka njoftuar se 3 milionë euro janë ngrirë në kuadër të hetimeve për financim të paligjshëm dhe pastrim të parave.
“Si moment është i përshtatshëm për t’i veçuar disa nga të arriturat kryesore dhe dukuritë jo të mira të trashëguara nga qeveritë e kaluara që i kemi ndalë, sfidat sistemore me të cilat po ballafaqohemi dhe po punojmë t’i rregullojmë dhe disa nga objektivat kryesore deri në fund të këtij viti”, tha Kurti në nisje të mbledhjes.
Në pjesën e kritikave Kurti nuk kurseu një pjesë të administratës ku theksoi se problem mbeten neglizhencat dhe vonesat në punë.
“Neglizhenca, vonesat në punë dhe jollogaridhënia nga pjesëtarë të caktuar të administratës dhe bashkërendim jo i mirëfilltë i donatorëve”.-shtoi Kurti.
Si kryefjalë për sukseset e Qeverisë së tij Kurti radhiti luftën kundër korrupsionit dhe theksoi se ky vit është në "konkurencë" me vitin e kaluar përsa i takon sukesit të qeverisë në këtë fushë.
“Një vit e gjysmë rritje dhe antikorrupsion, qeverisje socialdemokrate me stabilitet institucional, kemi rikthyer sistemin e financave në binar, duke ulur borxhin publik kundrejt bruto-produktit vendor për 27 përqind, 750 milionë mbështetje për qytetarët dhe bizneset. Kemi rritje historike në vendin tonë për vitin që shkoi me 10.7 përqind, ndërsa në çerekun e parë të këtij viti kemi 4.9 përqind të bruto-produktit vendor pasi që të zbritet inflacioni. Kemi rritje enorme të të hyrave buxhetore për vitin 2021, me trend të ngjashëm edhe për vitin 2022”.- përfundoi Kurti.
Kurti e mbylli fjalën e tij duke thënë se kabineti i tij ka miratuar ditën e sotme një sërë masash në kuadër të paketës antiinflacion në ndihmë të shtresave në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve.
mbledhja e qeverise se kosoves albin kurti
Bota
12 Tetor 2022, 11:53
d.a.
Kurti dhe Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e qeveris&e...
Bota
12 Tetor 2022, 11:48
d.a.
Foto ilustruese
Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, 24 shkurt, Claudio Descalzi, udhëheq&...
Bota
12 Tetor 2022, 11:37
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës ku një ndër vendimet që ka marrë...
Bota
12 Tetor 2022, 11:16
d.a.
Permbytje ne Nepal
NEPAL- Të paktën 33 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Nepalin perëndimor ...
Bota
12 Tetor 2022, 10:59
d.a.
Proteste ne Iran
Nga Anna Foster & Jewan Abdi për BBC
Soran ngre dy gishta në anën e majtë të kokës dhe bën nj...
Bota
12 Tetor 2022, 10:49
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i ë...
Bota
12 Tetor 2022, 10:42
d.a.
Medvedev
RUSI- Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka vijuar retorikën ...
Bota
12 Tetor 2022, 10:43
e.k
Foto ilustruese
UGANDË- Një pacient me Ebola ka vdekur në një spital në kryeqytetin e Ugandës, këtë e ka konfirmuar...
Bota
12 Tetor 2022, 10:35
d.a.
Druzhba
POLONI- Polonia tha të mërkurën se kishte zbuluar një rrjedhje në një nga tubacionet Druzhba që sillte naftë...
Bota
12 Tetor 2022, 10:20
d.a.
Mberritja e autorieve
GREQI-53-vjeçari Ilias Michos, i cili akuzohet për përdhunimin dhe prostituimin e vajzës 12-vjeçare...