Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Protestat e fermerëve në shenjë pakënaqësie ndaj ndërprerjeve të subvencioneve kanë pasur një mbështetje të gjerë në Gjermani për shkak të pakënaqësive me koalicionin trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, mes Socialdemokratëve të tij (SPD), Të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP), sipas Hermann Binkert nga Instituti gjerman për Përgjigje të Reja Sociale (INSA).
GJERMANI- Politika gjermane ka pasur një fillimvit të trazuar, me protestat e fermerëve që tronditën Qeverinë, me krizën buxhetore, me rritjen në sondazhe të ekstremit të djathtë dhe me një parti të re populiste që ka shkaktuar edhe më shumë përçarje. Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për sfidat, me të cilat po përballet politika gjermane gjatë këtij viti: Protestat e fermerëve në shenjë pakënaqësie ndaj ndërprerjeve të subvencioneve kanë pasur një mbështetje të gjerë në Gjermani për shkak të pakënaqësive me koalicionin trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, mes Socialdemokratëve të tij (SPD), Të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP), sipas Hermann Binkert nga Instituti gjerman për Përgjigje të Reja Sociale (INSA). Mosmarrëveshjet dhe komunikimi i dobët, edhe pse Berlini është dashur të përballet me një sërë krizash, kanë zbehur mbështetjen për koalicionin qeverisës, që ideologjikisht është i larmishëm.
Mbështetja për partitë e koalicionit në sondazhe ka rënë në rreth 30 për qind, që është një shifër shumë e ulët nga mbështetja që fituan gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, duke e bërë një nga qeveritë më jopopullore në Gjermaninë moderne. Nga ana tjetër, kjo ka nxitur një kulturë protestash, qoftë me fermerët që kanë bllokuar rrugët me traktorët e tyre, apo votuesit duke ndryshuar mbështetjen e tyre për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, e cila tani, sipas sondazheve është partia e dytë më popullore. Parashikimet ekonomike për këtë vit nuk ia bëjnë më të lehtë punën Qeverisë: rritja pritet të qëndrojë nën mesataren e ekonomive të zhvilluara, përderisa Gjermania përballet me çmime të larta të energjisë, me kufizime të rrepta për huamarrje dhe me probleme afatgjata strukturore, sikurse mungesa e numrit të punëtorëve.
Ky vit, po ashtu, filloi me votimet partiake në FDP nëse ky subjekt duhet të qëndrojë në koalicionin qeverisës. Përderisa anëtarët e partisë votuan që të qëndronin në koalicion, votimet në këtë parti vunë në pah pakënaqësitë e anëtarësisë së partive të koalicionit për shkak të kompromiseve të dhimbshme që u deshën të ndërmerrnin. Nuk do të kishte kuptim për asnjërën nga partitë që të largohej nga koalicioni pasi që të gjitha rrezikojnë që të humbin vota dhe pushtet. Por, partitë gjithnjë e më shumë po duhet që t'i bindin anëtarësitë e tyre për përkushtimin ndaj parimeve të subjekteve të tyre, në mënyrë që koalicioni të mos prishet. Partitë tradicionalisht më të mëdha në Gjermani, SPD-ja dhe konservatorët opozitarë, gjatë viteve të fundit kanë humbur shumë mbështetje. Edhe formimi i AfD-së më 2013, me të cilën partitë e tjera deri më tani kanë refuzuar që të bashkëpunojnë, e ka ndërlikuar arritjen e koalicioneve me koherencë ideologjike.
Të tjerët tashmë po kërkojnë të krijojnë parti të reja populiste, duke krijuar më shumë ndasi në skenën politike. Sahra Wagenknecht, një ikonë e së majtës në Gjermani, javën e kaluar formoi partinë e saj. Dy javë më parë, Hans-Georg Maassen, ish-zyrtar i sigurisë dhe figurë popullore në mesin e votuesve antimigrantë, po ashtu tha se do të formojë një parti të re. Zgjedhjet parlamentare në Bashkimin Evropian dhe votimet në qarqet në gjysmën e 16 shteteve të Gjermanisë më 9 qershor, do të jenë test për disponimin politik. Një mbështetje e fuqishme për partitë populiste mund t’iu japë atyre legjitimitet më të madh. Po ashtu, mund të ketë ndikim në politika: politikanët lokalë kanë shumë pushtet në projektet e energjisë së gjelbër, prandaj ata mund të ngadalësojnë trazicionin nga karboni në ekonomi neutrale. Megjithatë, testi më i madh zgjedhor më 2024 do të jenë zgjedhjet në shtetet lindore të Gjermanisë, në Turingi, Saksoni dhe Brandenburg që do të mbahen në shtator. Sipas sondazheve aktuale, AfD-ja është në rrugën drejt fitores. Stefan Marschall, politolog në Universiteti i Dyzeldorfit, tha se zgjedhjet mund të çojnë në qeveri të pakicës – duke pasur parasysh fragmentimin e skenës politike – dhe ndoshta disa prej tyre do të jenë nën udhëheqjen e AfD-së.
“Ky është një skenar, të cilin ne ende nuk e kemi pasur”, tha ai.
Migrimi pritet të jetë lartë në agjendën e këtij viti pasi politikanët do të tentojnë ta largojnë këtë temë nga partitë populiste, tha ai. Kompanitë dhe politikanët gjermanë të brengosur po bëhen gati për zgjedhjet presidenciale të shtetit aleat, Shteteve të Bashkuara, që do të mbahen më 5 nëntor. Këto zgjedhje mund të kenë pasoja të mëdha për sigurinë e Gjermanisë dhe interesat e saj biznesore. Politika amerikane tashmë ka zvarritur miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, që do t’i ndihmonte Kievit të luftonte pushtimin rus, duke i vënë një barrë më të madhe Evropës që të mbajë, por edhe të rrisë ndihmën. Gjermania, ekonomia më e madhe në Evropë, është shteti i dytë që ofron më së shumti ndihmë ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së. Kompanitë gjermane, po ashtu, janë të brengosura për rritjen e mundshme të proteksionizmit nga ish-presidenti Donald Trump, nëse ai fiton zgjedhjet e nëntorit./ REL
Shaip Kamberi PRESHEVA- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Lugin&eu...
Foto ilustruese SHBA- Të paktën 1.4 milion jetë janë shpëtuar në Evropë falë vaksinave kundër COVID-19, tha Or...
Foto ilustruese JEMEN- Një anije mallrash ështe goditur nga një raketë Houthi në Detin e Kuq. Ngjarja mësohet se&nb...
Ursula von der Leyen ZVICËR- Presidantja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos...
Foto ilustruese ZVICËR- Ndryshimet klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë vdekje deri në vitin 2050 sipas një analize t&eum...
Grant Shapps ANGLI- Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps së fundmi ka deklaruar se vendi i tij do të duhej të përga...
Foto ilustruese GREQI- Vrasësit e mafiozit grek në Athinë mund të jenë shqiptarë ose sllavë. Zyrtari i lartë polic...
Sergei Lavrov dhe Choe Son Hui RUSI- Kryediplomati rus ka mirëpritur në Moskë homologen e tij verikoreane për bisedime lidhur me zgjeri...
Avioni i dëmtuar JAPONI- Dy avionë u përplasën mbrëmjen e djeshme në aeroportin Neë Chitose të Hokkaido-s...
Steven Forrest dhe Ejup Maqedonci KOSOVA- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot është...