LIVE UPDATES
Bota

"Nuk jam admirues i tij..."/ Trump sulmon Papa Leon pasi bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës: Ai i shërben të majtës radikale

Trump e cilësoi Papën si “shumë liberal” dhe e akuzoi se “nuk beson në luftën kundër krimit”, ndërsa theksoi se nuk është “një admirues i tij”. Ai shtoi gjithashtu se Papa, sipas tij, mban qëndrime të buta ndaj Iranit, duke pretenduar se ai e konsideron të pranueshme posedimin e armëve bërthamore nga ky vend.

13 Prill 2026, 09:33 Nga E. D
"Nuk jam admirues i tij..."/ Trump sulmon Papa Leon pasi bëri
Donald Trump, Papa Leonin

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar Papa Leonin, duke e akuzuar atë për politikë të jashtme të keqe. Reagimi i Trump vjen, pasi Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund luftës. Edhe pse Papa nuk e përmendi Trumpin me emër, mesazhi i tij u pa si i drejtuar për amerikanët.

Trump tha ndër të tjera, se Papa Leoni u zgjodh, pasi sipas tij kjo ishte mënyra më e mirë për tu marrë me Presidentin, teksa shtoi se nëse ai nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leo nuk do të ishte në Vatikan.

Trump e cilësoi Papën si “shumë liberal” dhe e akuzoi se “nuk beson në luftën kundër krimit”, ndërsa theksoi se nuk është “një admirues i tij”. Ai shtoi gjithashtu se Papa, sipas tij, mban qëndrime të buta ndaj Iranit, duke pretenduar se ai e konsideron të pranueshme posedimin e armëve bërthamore nga ky vend.

Postimi i plotë i Trump për Papën

Papa Leo është i DOBËT në Krimin dhe i tmerrshëm në Politikën e Jashtme. Ai flet për ‘frikën’ e administratës Trump, por nuk e përmend FRIKËN që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera kishin gjatë COVID-it, kur arrestonin priftërinj, pastorë dhe të gjithë të tjerët për mbajtjen e shërbesave fetare, edhe kur ishin jashtë dhe mbanin një distancë prej dhjetë apo edhe njëzet këmbësh.

Më pëlqen vëllai i tij, Louis, shumë më tepër sesa ai, sepse Louis është plotësisht MAGA. Ai e kupton situatën, ndërsa Leo jo! Nuk dua një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore. Nuk dua një Papë që mendon se është e papranueshme që Amerika sulmoi Venezuelën, një vend që po dërgonte sasi masive droge në Shtetet e Bashkuara dhe, më keq akoma, po zbrazte burgjet e tij - duke përfshirë vrasës, tregtarë droge dhe kriminelë - dhe duke i dërguar ata në vendin tonë.

Dhe nuk dua një Papë që kritikon Presidentin e Shteteve të Bashkuara për të bërë pikërisht atë për të cilën u zgjodha unë, që është të arrij norma historikisht të ulëta krimi dhe të krijoj tregun më të madh të aksioneve në histori. Leo duhet të jetë mirënjohës, sepse, siç e dinë të gjithë, ai erdhi si një surprizë e madhe. Ai nuk ishte në asnjë listë për papatin dhe u vendos atje nga Kisha sepse ishte amerikan dhe ata menduan se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t'u marrë me Presidentin Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leo nuk do të ishte në Vatikan.

Fatkeqësisht, Leo është i dobët në krim, i dobët në armët bërthamore, gjë që nuk më pëlqen aspak, as fakti që ai takohet me mbështetës të Obamës, siç është David Axelrod, një i DËSHTUAR i së Majtës, i cili ishte një nga ata që donin që besimtarët dhe kleri të arrestoheshin. Leo duhet të vijë në vete si Papë, të përdorë logjikën e shëndoshë, të ndalojë së shërbyeri të Majtës Radikale dhe të përqendrohet në të qenit një Papë i madh, jo një politikan. Kjo po e dëmton shumë atë dhe, më e rëndësishmja, po dëmton Kishën Katolike!/Dosja.al

donald trump papa leonin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje