11 Janar 2025, 09:22
Nga r.ll
foto ilustruese
SIRI- Një organizatë joqeveritare ka raportuar se kryetari i bashkisë së Dumarit, që ndodhet në veriperëndim të Damaskut, i cili u akuzua si besnik i regjimit të mëparshëm, është ekzekutua publikisht nga persona të armatosur të lidhur me pushtetin e ri në Siri.
"Mazen Kinana, i njohur për besnikërinë ndaj regjimit të mëparshëm, u ekzekutua nga persona të armatosur që i përkisnin koalicionit që mori pushtetin më 8 dhjetor", tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Konkretisht, kryebashkiaku u akuzua për përpilimin e raporteve të rreme të sigurisë që rezultuan në burgosjen dhe torturimin e shumë të rinjve në rajon, shtoi OJQ-ja, e cila është e bazuar në Britani dhe mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në Siri. Ai ishte përgjegjës për vdekjen e disa të rinjve në periferi, sipas të njëjtit burim, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet e reja de fakto në Siri deri më tani nuk kanë bërë asnjë koment për vrasjen e Mazen Kinana, për të cilën Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se shkaktoi "skena gëzimi" në komunitet.
Ditët e fundit, grupet e armatosura që morën pushtetin kanë nisur operacione në rajone të ndryshme të Sirisë, në kërkim të zyrtarëve të regjimit të Bashar al-Asad.
"Në mesin e personave të arrestuar ishin informatorë të shërbimeve të sigurisë së regjimit të rënë, njerëz besnik të armatosur, dhe pro-iranianë, oficerë të rinj që janë provuar se kanë kryer vrasje dhe tortura, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në fund të dhjetorit. Sipas drejtorit të OJQ-së, Rami Abdel Rahman, "disa, në mesin e tyre informatorë, u arrestuan dhe më pas u ekzekutuan menjëherë", veprim të cilën ai e quajti "krejtësisht të papranueshme".
Pas një avancimi rrufe, një aleancë rebele hyri në Damask më 8 dhjetor 2024, duke e detyruar presidentin e rrëzuar Assad të ikte. Disa ditë më vonë, ndërkohë që një pjesë e komunitetit ndërkombëtar shprehu shqetësimin për marrjen e pushtetit nga një aleancë e islamistëve ekstremë, autoritetet de fakto premtuan se në Siri do të vendosej një shtet i ligjit. Në fund të dhjetorit, kreu i shërbimit të inteligjencës të qeverisë së re, Anas Khattab, denoncoi padrejtësinë dhe tiraninë e regjimit të vjetër dhe siguroi se siguria e Sirisë do të rivendosej.
siri renia e regjimit të al assad ne siri
Bota
11 Janar 2025, 09:06
r.ll
pamjet e aksidenti
KOREJA E JUGUT- Kutitë e zeza të aeroplanit Jeju Air që u rrëzua më 29 dhjetor ndalua...
Bota
11 Janar 2025, 08:39
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Më 23 shkurt 2025 zhvillohen në Gjermani zgjedhjet parlamentare. Për multi-miliarderin dhe të besuarin e Trum...
Bota
11 Janar 2025, 08:32
r.ll
foto ilustruese
SHBA- "Një epokë e re në marrëdhëniet Serbi-SHBA" ishte një kryeartikull në një gazetë bulevad...
Bota
11 Janar 2025, 08:30
r.ll
foto ilustruese
KINË- Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një kriz...
Bota
11 Janar 2025, 07:37
r.ll
foto nga los angelos
KALIFORNI- Zjarret vijojnë jenë aktivë në Los Angelos për të katërtën ose të pe...
Bota
11 Janar 2025, 07:25
r.ll
volodymyr zelenskyy
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy diskutuan të premten mbi mb&eu...
Bota
11 Janar 2025, 07:23
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë dukej e prirur të premten të mbështeste një ligj që do të detyronte shitjen ose do...
Bota
11 Janar 2025, 07:23
r.ll
joe biden
SHBA- Rreth 600 mijë shtetas nga Venezuela dhe më shumë se 230 mijë të tjerë nga El Salvadori që aktualisht je...
Bota
10 Janar 2025, 22:56
N.F
Njoftimi
SHBA- Urdhrat e shumtë të evakuimit të dërguara gabimisht në celularët e banorëve shkaktuan...
Bota
10 Janar 2025, 22:44
E. D
pamje nga aksidenti
KOLUMBI- 10 persona, përfshir pesë anëtarë të së njëjtës familje kanë vdekur pasi nj&...