Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se informacione të tilla të detajuara duhet publikuar edhe në të ardhmen, pasi “krijojnë ide më të mirë për situatën epidemiologjike”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë publike më shumë informacione për valën e koronavirusit, pasi Qeveria kineze ka thënë se rreth 60.000 persona kanë vdekur brenda një muaji me këtë virus. Një njoftim i tillë i autoriteteve kineze, shënon herën e parë që Partia Komuniste bën të ditura shifrat e viktimave, prej heqjes së disa kufizimeve për pandeminë në dhjetor të vitit të kaluar.
Qeveria ka thënë se 5.503 persona kanë vdekur si pasojë e dështimit të organeve të frymëmarrjes nga koronavirusi dhe 54.435 të tjerë kanë pasur kancer, sëmundje të zemrës dhe komplikime tjera, përveç COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Kjo shifër u referohet vetëm vdekjeve të regjistruara në qendrat mjekësore, andaj besohet se situata reale është më e rëndë. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se informacione të tilla të detajuara duhet publikuar edhe në të ardhmen, pasi “krijojnë ide më të mirë për situatën epidemiologjike”.
Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë me raste se “nuk është e domosdoshme” që të publikohen shifrat e sakta.
Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes. Mirëpo diçka e tillë është kritikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka thënë se definicioni i ri “është shumë i ngushtë”. Zyrtarët shëndetësorë kinezë kanë thënë të shtunën se mosha mestare e viktimave ka qenë 80.3 vjet, dhe se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare.
Sipas tyre, shumica kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese. Aktualisht, miliona persona mbi moshën 60-vjeçare janë të pavaksinuar në Kinë. Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Numri i shqiptarëve që kalojnë ilegalisht me varka të vogla në Britaninë e Madhe ka rën...
Foto ilustruese Meksika ka nisur të zbatojë një prej ligjeve më të ashpra kundër duhanit, pasi ai parasheh ndalesë t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Nomadizmi është në rritje tani që (pjesa më e madhe) e botës është rihapur plotës...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Vala masive e grevave të vitit të kaluar nuk tregon asnjë shenjë lëshimi, sidomos tani që pr...
Ivica Daçiç BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Kosova ka n...
George Santos UASHINGTON- George Santos, i cili gënjeu për pjesën më të madhe të rezymesë dhe jet&e...
Vladimir Putin Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën forcat e tij, pas pretendimeve se kanë fituar kontrollin e Soleda...
Josep Borrell IRAN- BE-ja dënon ashpër ekzekutimin e shtetasit iranio-britanik Alireza Akbari. Shefi i politikës së jashtme të...
Jair Bolsonaro BRAZIL- Gjykata e Lartë braziliane autorizoi të premten shtimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro në hetimin lidhur me tr...
Papa Françesku ITALI- Papa Françesku i ftoi sot të krishterët e të gjitha dominimeve që të mblidhen në lut...