LIVE UPDATES
Bota

OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë mund ta kërcënojë Europën

OBSH-ja e zhvendosi fokusin nga menaxhimi i krizave te parandalimi strategjik. Kjo do të thotë se duke studiuar një “prototip” me rrezik të lartë, shkencëtarët ndërtojnë një mburojë për të gjithë grupin e patogjenëve.

6 Qershor 2026, 07:15 Nga E.d
OBSH identifikon kërcënimet e ardhshme pandemike, çfarë
Foto ilustruse

EUROPA- Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të lartë në shpërthimin e një pandemie në të ardhmen.

Botimi i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), “Prioritizimi i patogjenëve: Një kuadër shkencor për gatishmërinë në kërkimin e epidemive dhe pandemive” saktëson patogjenët, por edhe strategjinë globale se si duhet të mbrohet njerëzimi nga kërcënimet e ardhshme.

OBSH-ja e zhvendosi fokusin nga menaxhimi i krizave te parandalimi strategjik. Kjo do të thotë se duke studiuar një “prototip” me rrezik të lartë, shkencëtarët ndërtojnë një mburojë për të gjithë grupin e patogjenëve.

Viruset me rrezik të lartë global

OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave të tyre vdekjeprurëse dhe mungesës së mbrojtjes mjekësore.

OBSH-ja veçon virusin Lassa, duke vënë në dukje se ka “mungesë të kundërmasave mjekësore (MCM)” dhe se për virusin Lujo, shkalla e vdekshmërisë arrin në “80% në të vetmin shpërthim të njohur”. Virusi Lassa është një patogjen që shkakton Ethet Hemorragjike Lassa, një sëmundje virale akute dhe shpeshherë e rëndë.

Ky virus është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si një nga patogjenët me rrezik të lartë dhe me potencial pandemik, për shkak të mungesës së vaksinave apo trajtimeve specifike të licencuara.

Sëmundja u zbulua për herë të parë në vitin 1969 në qytetin Lassa në Nigeri, është endemike dhe gjen përhapje të vazhdueshme në pjesë të Afrikës Perëndimore. Rezervuari natyror i virusit është një lloj i veçantë miu i Afrikës Perëndimore.

Njerëzit infektohen përmes kontaktit direkt me urinën, jashtëqitjet apo pështymën e këtyre minjve. Edhe virusi “Lujo” i së njëjtës familje ka rrezik të lartë pasi ai përhapet shumë lehtë nga njeriu te njeriu.

Ebola

Kërkimi i OBSH-së vë në dukje se Ebola mbetet një nga patogjenët më agresivë dhe më të frikshëm në historinë e mjekësisë moderne.

Në kuadrin e ri shkencor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky virus nuk trajtohet vetëm si rrezik lokal afrikan, por si një “patogjen prototip”, çka do të thotë se çdo zbulim apo dështim rreth tij përcakton fatin e përballjes me viruse të ngjashme të panjohura (përfshirë “Patogjenin e panjohur të cilësuar si X”).

Ebola shkakton një sëmundje akute dhe të rëndë, e cila nëse nuk trajtohet ka një shkallë vdekshmërie që luhatet nga 50% deri në 90%, në varësi të variantit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Virusi nuk transmetohet përmes ajrit (si gripi apo Covid-19), por përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të një personi të infektuar apo të vdekur.

Kjo e bën jashtëzakonisht të rrezikshëm për stafin mjekësor dhe familjarët. Një nga rreziqet më komplekse të zbuluara së fundmi është se virusi mund të “fshihet” në zona të trupit që janë të mbrojtura nga sistemi imunitar te personat që janë shëruar plotësisht.

Virusi i fshehur mund të riaktivizohet muaj apo edhe vite më vonë, duke shkaktuar shpërthime të reja të papritura të sëmundjes.

Ndonëse rezervuari natyror i virusit janë lakuriqët e natës që hanë fruta (Fruit bats) në Afrikën Sub-Sahariane, rreziku për rajonet e tjera si Europa mbetet përmes udhëtimeve të shpejta ndërkombëtare.

Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (ÇHF)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ngre alarmin për familjen Nairoviridae. Por çfarë e bën këtë grup virusesh një “armë biologjike” natyrore aq të rrezikshme? Përfaqësuesi kryesor dhe më famëkeq i kësaj familjeje është Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (ÇHF).

Pas pickimit nga një rriqër e infektuar (e gjinisë Hyalomma) ose kontaktit me gjakun e bagëtive të infektuara, sëmundja shpërthen në mënyrë të papritur dhe agresive. Brenda pak orësh, pacienti kalon nga një gjendje krejtësisht normale në ethe shumë të larta (mbi 39°C-40°C) që nuk bien lehtë.

Kjo fazë zgjat vetëm 3 deri në 7 ditë, dhe shpesh ngatërrohet me gripin e rëndë ose infeksione të tjera tropikale, çka bën që pacientët të humbasin kohë të çmuar pa u izoluar dhe pa marrë kujdesin e duhur.

Virusi sulmon qelizat që bëjnë mpiksjen e gjakut. Numri i tyre bie në nivele kritike.

Trupi pëson kolaps të plotë të quajtur shok hemorragjik. Vdekja ndodh zakonisht në javën e dytë të sëmundjes (midis ditës së 5-të dhe të 14-të) si pasojë e dështimit të të gjitha organeve jetësore ose humbjes masive të gjakut. Vdekshmëria luhatet nga 5% deri në 40%.

Virusi përbën  rrezik masiv për mjekët dhe infermierët. Nëse një pacient me hemorragji trajtohet pa pajisje mbrojtëse të nivelit të lartë, lëngjet e tij trupore infektojnë stafin.

Ky virus nuk është i izoluar vetëm në Afrikë. Ai quhet “Krime-Kongo” sepse u identifikua për herë të parë në Krime (1944) dhe më pas në Kongo (1969). Ai është tashmë i pranishëm në Ballkan.

Nipah

Virusi Nipah është zoonotik (transmetohet nga kafshët te njerëzit). Rezervuari i tij natyror janë lakuriqët e natës që ushqehen me fruta. Njerëzit infektohen duke konsumuar fruta ose lëngje (si p.sh. lëngu i ëmbël i palmave të hurmave të Arabisë) që janë kontaminuar me urinë ose pështymë të lakuriqëve të infektuar.

Në shpërthimin e parë të madh në Malajzi (1998), virusi kaloi nga lakuriqët te derrat e fermave dhe pastaj te njerëzit. Te derrat, virusi shkakton një sëmundje të rëndë respiratore jashtëzakonisht ngjitëse.

Në shpërthimet më të fundit (në Bangladesh dhe Indi), virusi ka treguar një aftësi të rrezikshme për t’u transmetuar direkt nga një person i infektuar te tjetri.

Ajo që e bën virusin Nipah tmerrues në aspektin klinik është aftësia e tij për të sulmuar njëkohësisht dy nga sistemet më jetike të trupit, sistemin respirator dhe sistemin nervor qendror.

Për më tepër, virusi mund të mbetet “i fjetur” në trup dhe të shkaktojë një encefalit vdekjeprurës muaj apo edhe vite pas infektimit fillestar. Ndërkohë nuk ka asnjë medikament antiviral të provuar që eliminon virusin. Trajtimi i vetëm që u ofrohet pacientëve në spitale është kujdesi mbështetës.

Për shkak të këtij vakumi mjekësor, shkalla e vdekshmërisë luhet në nivele jashtëzakonisht të larta.

Pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Në analizën gjeografike të tabelave të OBSH-së, Rajoni Europian (EUR) është i shënjuar me kryq (X) si zonë e ekspozuar direkt ndaj disa prej patogjenëve më agresivë.

Koronaviruset

Raporti i OBSH-së nënvizon se Europa ka rrezikshmëri të lartë të ekspozohet nga nëngjinitë e koronavirusëve që tashmë kanë dëshmuar potencial shkatërrues global.

Një nga këto është “sarbecovirus”, një nëngjini që përfshin SARS-CoV që shkaktoi shpërthimin e vitit 2003 dhe SARS-CoV-2 përgjegjës për pandeminë Covid-19. SARS-CoV u shfaq në vitin 2002 në provincën Guangdong të Kinës.

Shkaktoi epideminë e SARS-it 2002–2004, me rreth 8,000 raste dhe një shkallë vdekshmërie afro 10%. Ai u zhduk nga qarkullimi njerëzor pas masave të rrepta të izolimit.

Ndërsa u rishfaq në formën e SARS-CoV-2 në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës dhe shkaktoi pandeminë globale të COVID-19.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, ky virus kishte  vdekshmëri më të ulët për rast individual, por  një aftësi jashtëzakonisht më të madhe transmetimi, shpesh asimptomatike, gjë që çoi në miliona vdekje globalisht për shkak të numrit masiv të infektimeve.

Merbecovirus është një nëngjini tjetër që përfshin MERS-CoV, Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme. Rezervuari i tyre kryesor dhe burimi i transmetimit të drejtpërdrejtë te njerëzit janë devetë dromedarë. Ka një shkallë mjaft të lartë vdekshmërie (rreth 35%).

Europa ka popullata të mëdha lakuriqësh nate dhe kafshësh të egra ose ferma intensive. OBSH këmbëngul në monitorimin e tyre pasi këto viruse pësojnë mutacione të shpejta.

Nëse një virus i tillë pëson ndryshime në proteinën “Spike”, pjesa me të cilën lidhet me qelizat, ai mund të fitojë sërish aftësinë për të infektuar njerëzit në mënyrë masive.

H1N1

OBSH-ja e klasifikon Europën si rajon në rrezik të vazhdueshëm si nga gripi i shpendëve, ashtu edhe ai njerëzor me viruset e H1N1 dhe H5Nx, duke bërë thirrje për gatishmëri ndaj mutacioneve të tyre.

H1N1 ishte përgjegjës për “Gripin Spanjoll” të vitit 1918 dhe pandeminë e vitit 2009. Ai qarkullon rregullisht midis njerëzve dhe derrave, duke pasur një aftësi të lartë për t’u përhapur nga njeriu te njeriu. Sot, virusi H1N1 qarkullon si një grip i zakonshëm sezonal.

Për shkak se popullata ka fituar imunitet ndër vite (përmes infektimeve të kaluara dhe vaksinave), shkalla e vdekshmërisë është mjaft e ulët.

H5Nx, gripi i shpendëve, prek kryesisht shpendët e egër dhe ata të fermave. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur  rritje alarmante të rasteve kur virusi ka kaluar te gjitarët (vjedullat, vulat, macet dhe lopët qumështore) dhe herë pas here te njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me ta. Europa ka një industri tejet të zhvilluar të shpendëve dhe ndodhet në rrugët kryesore të migracionit të shpendëve të egër.

Nëse një virus H5Nx pëson mutacion ose kombinon gjenet me një virus të gripit njerëzor, ai mund të kthehet në një virus që transmetohet lehtësisht nga njeriu te njeriu, duke sjellë një pandemi me vdekshmëri potencialisht të lartë.

Virusi i Nilit Perëndimor

Ky patogjen transmetohet kryesisht nga mushkonjat e zakonshme. OBSH raporton se shpendët janë bujtësit kryesorë, ndërsa njerëzit dhe kuajt janë infektuesit njerëzorë. Mund të shkaktojë ethe të lehta, por në raste të rënda shkakton encefalit (infeksion të trurit) fatal.

Gjithashtu, patogjenët Denga dhe Zika transmetohen nga mushkonjat Tigër, e cila tashmë është e pranishme në pjesën më të madhe të Europës Jugore dhe Qendrore, përfshirë Shqipërinë.

Z. Denga shkakton ethe të forta dhe dhembje kockash, ndërsa Zika është jashtëzakonisht e rrezikshme për gratë shtatzëna sepse shkakton mikrocefali te fetusi.

Encefaliti i transmetuar nga rriqrat, ndryshe nga të tjerët, transmetohet nga pickimi i rriqrave në zonat pyjore të Europës Qendrore dhe Veriore, duke prekur sistemin nervor qendror.

Lia e Majmunit/Mpox

Pas shpalljes së emergjencave globale nga OBSH në vitet e fundit, ky virus ka treguar se mund të përhapet përtej rezervuarit të tij tradicional (brejtësit në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore) përmes kontaktit të ngushtë njerëzor.

Lia e majmunit (Mpox) është një sëmundje virale e shkaktuar nga virusi Mpox, i cili bën pjesë në të njëjtën familje me linë e vërtetë, por Mpox është përgjithësisht më pak e rëndë dhe shumë më pak vdekjeprurëse.

Emri “lia e majmunit” ka mbetur historik, pasi u zbulua për herë të parë në vitin 1958 te disa majmunë laboratori në Danimarkë. Megjithatë, majmunët nuk janë rezervuari kryesor i këtij virusi; në natyrë ai qarkullon kryesisht te brejtësit e vegjël (gjumashët, miqtë e fushës dhe ketrat) në pyjet tropikale të Afrikës.

Patogjeni X

Përveç patogjenëve të njohur tashmë, shkencëtarët konsiderojnë përhapjen e viruseve të reja të panjohura më parë, të cilësuar “Patogjeni X”, përmes ndryshimeve klimatike dhe lëvizjes globale që e bën rajonin e Europës pjesë të vijës së parë të rrezikut.

Kafshët mund të jenë burim i patogjenëve të rinj. 75% e sëmundjeve të reja infektive te njeriu e kanë origjinën nga kafshët. Në natyrë ekzistojnë rreth 1.67 milionë viruse të pazbuluara te gjitarët dhe shpendët.

Fermat e stërmëdha me mijëra derra ose shpendë shërbejnë si rezervat mutacionesh. Nëse një virus i egër hyn në këto ferma, ai mund të ndryshojë me shpejtësi të frikshme.

Për shkak të ngrohjes globale, shtresat e akullit të përhershëm në Siberi dhe Arktik po shkrijnë. Aty ndodhen të ngrira kufoma njerëzish dhe kafshësh nga epoka të shkuara. Shkencëtarët kanë arritur të zgjojnë viruse “zombi” që kanë qëndruar të ngrira për 50,000 vjet.

Rreziku që një virus i lashtë, ndaj të cilit njerëzimi nuk ka asnjë imunitet, të rikthehet në qarkullim është real. Aksidentet laboratorike ose bioterrorizmi janë rreziqe potenciale. Rreziku i një rrjedhjeje aksidentale nga një laborator i sigurisë së lartë (BSL-4) ose modifikimi i qëllimshëm i një virusi ekzistues mbetet pjesë e skenarëve të Patogjenit X./Monitor

obsh europë pandemi

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero