Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.
GAZA- Organizatat e Kombeve të Bashkuara thanë se niveli i kequshqyerjes së fëmijëve në veri të Gazës është “posaçërisht ekstrem” dhe rreth tri herë më i lartë sesa në jug të enklavës palestineze, ku ka më shumë qasje në ndihma. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.
“Këto shifra ishin në janar. Prandaj, situata sot ka të ngjarë të jetë më e rëndë”, tha Peeperkorn.
Zëdhënësi i Organizatës së OKB-së për fëmijët, UNICEF, James Elder, tha se niveli i kequshqyerjes së fëmijëve nën moshën 5-vjeçare në veri të Gazës, ku qasja në ndihma është jashtëzakonisht e kufizuar që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është tri herë më i lartë sesa në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Sipas tij, kjo tregon se “kur një dërgesë me ndihma shkon, nuk bënë dallim në shpëtimin e jetës”.
Në ditët e fundit, të paktën 15 fëmijë kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe dehidrimit në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi. Thirrjet ndaj Izraelit që të bëjë më shumë për krizën humanitare janë rritur që nga vdekja e palestinezëve që po prisnin në radhë për të marrë ndihma në Gazë muajin e kaluar. Autoritetet shëndetësore thanë se 118 persona u vranë, duke ia atribuuar vdekjen e tyre zjarrit izraelit. Izraelit u zotua se do të hetojë këtë rast.
Përveç kequshqyerjes, është rritur rreziku edhe nga sëmundjet ngjitëse, me nëntë në dhjetë fëmijë të moshës 5 vjeçe, afër 220.000 fëmijë, që janë sëmurë javët e fundit, tha Elder.
“Kjo shndërrohet në spiralen që ne kemi frikë: sëmundjet ngjitëse, mungesa e ushqimit, mungesa u ujit të pastër dhe bombardimet e vazhdueshme dhe diskutimet për ofensivën në Rafah, qytetit të fëmijëve”, tha Elder për gazetarët, duke iu referuar qëllimit të shprehur nga Izraeli që të çrrënjosë batalionet e Hamasit nga Rafahu ku thotë se po fshihen.
Muajin e kaluar, Izraeli intensifikoi bombardimet në Rafah, ku afër 1.5 milion banorë janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës. Sipas OKB-së, çereku i popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh është buzë urisë, pas pothuajse pesë muaj luftë. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pas sulmit vdekjeprurës të kryer nga ekstremistët palestinezë në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 persona dhe rrëmbyen 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore dhe ajrore, që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 30.000 persona në Gazë./ REL
Elon Musk SHBA- Biznesmeni dhe investitori Elon Musk po përballet me një padi nga ish-drejtuesi i Twitter-it, i cili thotë se ai u dety...
Miroslav Lajçak KOSOVA- I dërguari i posaçëm i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u bëri thirrje palëve...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- I pyetur se çfarë mendonte për qytetërimin perëndimor, Mahatma Gandhi thuhet se ka thë...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e vërtetë se ai po i përkeqëson...
pamje nga ngjarja PAKISTAN- 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi shiu i ftohtë dhe...
Prekaz KOSOVA- Kuvendi i Kosovës sot mban seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare t&e...
Granatimet në Belgorod në dhjetor të vitit 2023. RUSIA- Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha më 5 mars se nj&eum...
Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme ruse në Moskë. Fotografi nga arkivi. RUSIA- Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi ambasador&eu...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është bashkuar udhëheqësve të tjerë botërorë, duke ...
Foto ilustruese MOLDAVIA- Andreit i duhet vetëm t’i kalojë disa pengesa burokratike për ta braktisur punën në fabrikë n...