Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Situata e urisë në Gaza vijon të jetë në nivele shumë të larta dhe ka një mungesë të madhe të medikamenteve.
SHBA - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se duhen të paktën 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës. Situata e urisë në Gaza vijon të jetë në nivele shumë të larta dhe ka një mungesë të madhe të medikamenteve.
"Nuk ka spitale plotësisht funksionale në Gaza dhe vetëm 14 nga 36 janë në funksion. Ka një mungesë të madhe të ilaçeve dhe personelit thelbësor shëndetësor. Kostoja totale e rindërtimit të sistemit shëndetësor të Gazës do të jetë të paktën 7 miliardë dollarë", tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Mediat e huaja shkruajnë se ndihmat humanitare që kanë hyrë në Rripin e Gazës janë të pamjaftueshme dhe se nuk ka përmirësime të situatës në enklavën palestineze, e cila është goditur nga uria.
"Uria është ende e pranishme pasi nuk ka hyrë ushqim i mjaftueshëm në Rripin e Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit dhe situata mbetet katastrofike", thanë autoritetet.
Për herë të parë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy javë më parë, OBSH ka evakuuar shumë fëmijë të sëmurë në gjendje të rëndë, si dhe fëmijë të tjerë të plagosur.
"Afërsisht 150,000 pacientë janë ende në pritje të miratimit për të marrë kujdes mjekësor jashtë Gazës. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje vendeve të tregojnë solidaritetin e tyre dhe apelojmë që të hapen të gjitha rrugët për të përshpejtuar transferimin e pacientëve." tha një zëdhënës i OBSH.
Transferimet e pacientëve kërkojnë leje nga autoritetet izraelite, të cilat kontrollojnë aksesin në Rripin e Gazës. Armëpushimi i fundit në Gaza hyri në fuqi më 10 tetor, megjithëse që atëherë ka pasur shkelje periodike nga të dyja palët./Dosja.al
Trump-Netanyahu SHBA- Donald Trump i tha revistës Time se e detyroi kryeministrin Benjamin Netanyahu të ndalonte lu...
Foto ilustruese PARIS- Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale orët e fundit, të cilën Le Parisien e riprodho...
Foto ilustruese SHBA- Kompanitë kryesore shtetërore të naftës në Kinë, PetroChina, Sinopec, CNOOC dhe Zhenhua Oil, ...
Foto ilustruese RUSI- Të paktën 12 persona kanë vdekur në qytetin rus të Kopeyskut, rreth 1,600 kilometra larg kufi...
Donald Trump SHBA- Izraeli do të humbasë “të gjithë mbështetjen” nga Shtetet e Bashkuara nëse përpiqet t&eum...
Foto ilustruse SHBA- OKB ka thënë se kequshqyerja tek gratë shtatzëna dhe foshnjet e tyre do të ketë shumë pas...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë të Italisë, ku një biznesmen &...
Foto ilustruse VATIKAN –Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla janë takuar sot për herë të parë me Papa Leon në Va...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër k...
Donald Trump dhe Vladimir Putin Negociatat e planifikuara midis Donald Trump dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund agresionit të ...