LIVE UPDATES
Bota

OKB: 2.3 miliardë njerëz përballen me pasiguri ushqimore

OKB-ja parashikon një përkeqësim të situatës për shkak të luftimeve të fundit midis grupeve rebele dhe ushtrisë në lindje të vendit, me pasuri minerale. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

10 Korrik 2022, 21:14 Nga I.A
OKB: 2.3 miliardë njerëz përballen me pasiguri ushqimore
Foto Ilustruese

KONGO- Një raport i ri i Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) thotë se bota po ecën prapa në përpjekjet për t'i dhënë fund urisë, pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes në të gjitha format e saj. Agjencia ka publikuar një raport global të urisë, të titulluar "Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë 2022". Në Republikën Demokratike të Kongos, të paktën 27 milionë njerëz po përballen me pasiguri ushqimore, sipas një raporti të OKB-së.

OKB-ja parashikon një përkeqësim të situatës për shkak të luftimeve të fundit midis grupeve rebele dhe ushtrisë në lindje të vendit, me pasuri minerale. Luftimet kanë shkaktuar zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve. Sipas një raporti të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC) kriza në Republikën Demokratike të Kongos konsiderohet si situata më e neglizhuar e zhvendosjes së njerëzve në botë.

Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), vendi gjithashtu po përjeton nivele të larta të pasigurisë ushqimore, ku rreth 500,000 njerëz ndodhen në një situatë të rëndë. Furnizimet me ushqim dhe ujë janë të kufizuara dhe ofrohen vetëm nga organizatat humanitare. Duke mbajtur një qese me fasule në kokë, Kasula Adisi, një nënë 27-vjeçare e dy fëmijëve që u largua nga dhuna në Rutshuru, thotë se nuk ka ushqim apo ujë dhe varet nga dashamirësia e të tjerëve.

“Unë kam ca fasule në këtë tenxhere, (që e mban në kokën e saj) që ia kërkova një fqinji për t'ua dhënë fëmijëve që nuk kanë ngrënë që nga dita e djeshme”, thotë ajo.

E veja 61-vjeçare Suzanne Neema thotë se ajo lutet çdo ditë për ushqim për fëmijët e saj, disa prej të cilëve janë të sëmurë për shkak të kequshqyerjes.

"Kam dhjetë fëmijë, katër prej tyre tashmë janë sëmurë për shkak të mungesës së ushqimit, ata vuajnë nga mungesa e proteinave për shkak të kequshqyerjes", thotë ajo.

Rritja më e madhe numrit të njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore ka ndodhur në Afrikë, thuhet në raportin e FAO-s.

Rreth 2.3 miliardë njerëz në botë kanë vuajtur nga pasiguria e rëndë ose e moderuar ushqimore në vitin 2021, ose gati 30 për qind e popullsisë globale, duke shënuar një rritje me mbi 350 milionë njerëz krahasuar me shifrat e vitit 2019, një vit përpara se të fillonte pandemia e koronavirusit.

Pandemia e koronavirusit rriti pabarazinë mes vendeve dhe brenda vendeve, ku ekonomia nuk ka arritur të rimëkëmbet.

Në raportin e FAO-s thuhet se një krizë tjetër, e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë ushqimore në botë.

"Kriza në Ukrainë, është e sigurt se do të ndikojë edhe në furnizimin me ushqime. Tashmë po shohim një rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit, që e rrit më tej koston e operacioneve humanitare", thotë Abdoulaye Sawadogo nga zyra e OKB-së për Koordinimin e Ndihmave Humanitare në Republikën Demokratike të Kongos.

Ndonëse statistikat e paraqitura në këtë raport përfaqësojnë gjendjen e sigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes deri në vitin 2021, efektet direkte dhe indirekte të konfliktit në Ukrainë në vitin 2022 do të kenë pasoja të shumëfishta për tregjet globale bujqësore, prodhimin dhe çmimet. Raporti i FAO-s thekson nevojën për t'u përqëndruar në sigurimin e dietave të shëndetshme dhe për t'i bërë ato më të përballueshme për të gjithë.

Marrë nga VOA

okb fao nrc kasula adisi suzanne neema

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë