Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.
SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen e Somalilandit nga Izraeli, gjë që ka zemëruar Somalinë dhe ka shkaktuar reagime të forta nga shumë vende në rajon. Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane lëshuan një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se vendimi i Izraelit do të kishte implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës dhe në rajonin më të gjerë të Detit të Kuq.
Deklarata e përbashkët, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi fuqimisht veprimin e Izraelit, duke thënë se ai përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Ajo gjithashtu dënoi përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga tokat e tyre, mes raporteve se njohja e Somalilandit është e lidhur me planet për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës.
Mediat e huaja shkruajnë se vendimi i Izraelit për të njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk ishte njohur nga asnjë vend në botë, si një shtet i pavarur erdhi vetëm disa ditë para se Somalia të merrte presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, në një kohë kur Somalia po zhytej në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga rebelët islamistë të Al-Shabaab.\
Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka njohur atë si shtet, duke rezultuar në izolim politik dhe ekonomik pavarësisht se ndodhet në një vendndodhje strategjike, në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, në një nga rrugët më të rëndësishme detare tregtare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit./Dosja.al
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi drejtpërdrejt homologun e tij rus Vladimir Putin se "nuk d&...
Foto ilustruse ANGLI- Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të p...
Foto ilustruse SUEDI- Stuhia Johannes, e cila goditi Suedinë dhe Finlandën të shtunën, vrau dy persona dhe la ...
foto ilustruese TAJLANDË- Kombet e Bashkuara shpresojnë që armëpushimi i rënë dakord sot midis Tajlandës dhe Kamboxhias...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një videotelefonatë me krerët e shteteve dhe qeverive evrop...
Një shtëpi në Kiev që u godit UKRAINË- Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nu...
Foto ilustruese GJERMANI- Kreu i organit qendror profesional mjekësor të Gjermanisë ka bërë thirrje për nj&eum...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Kryeministrin kanadez Mark Carney KANADA- Mes luftës së vazhdueshme Rusi...
Presidenti iranian Masoud Pesekian IRAN- Presidenti iranian, Masud Pesekian, tha sot në një intervistë të botuar , ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Ursula von der Leyen njoftoi se ka kontaktuar udhëheqësit evropianë përpara takimit të nes&eum...